LIVE UPDATES
Bota

"Përfitimet tatimore dhe të shtetësisë"/ Cilat janë vendet më të mira për emigrantët e pasur?

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë sistemin preferencial tatimor, i cili u lejon njerëzve që jetojnë atje, por kanë vendbanim të përhershëm jashtë vendit, të shmangin taksat mbi asetet e tyre të huaja për 15 vjet.

12 Mars 2024, 18:52 Nga M.B
"Përfitimet tatimore dhe të shtetësisë"/ Cilat
Foto ilustruese

BRITANI- Përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë fund sistemit të preferencial tatimor për të huajt e pasur, e kalon vëmendjen te vendet e tjera që ofrojnë përfitime dhe lehtësira për elitën globale. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë sistemin preferencial tatimor, i cili u lejon njerëzve që jetojnë atje, por kanë vendbanim të përhershëm jashtë vendit, të shmangin taksat mbi asetet e tyre të huaja për 15 vjet. Ky ndryshim, vjen pasi hendeku në rritje i pasurisë në shumë vende perëndimore, po i shtyn disa prej tyre, të kufizojnë përfitimet tatimore dhe të shtetësisë, që synojnë emigrantët. Portugalia, tetorin e kaluar, njoftoi planet për të hequr programin e rezidentëve “jo të zakonshëm”, një politikë që lejon të huajt të paguajnë taksa më të ulëta mbi të ardhurat dhe pensionet, sesa vendasit, për 10 vjet. Pra, ku mund të shkojnë emigrantët nga MB dhe vende të tjera, për të mbrojtur pasuritë e tyre? Në vazhdim renditen pesë vende në mbarë botën, që ofrojnë përfitime për të huajt.

Antigua dhe Barbuda

Që nga zbatimi i një ligji të ri tatimor në vitin 2016, rezidentët dhe jorezidentët nuk tatohen mbi të ardhurat e fituara në vend, ose mbi asetet e tyre të huaja. Ky ligj ka qenë një shtytës kryesor për ekonominë e vendit, duke tërhequr investitorë të pasur dhe duke nxitur tregun e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, nuk ka taksa mbi pasurinë apo trashëgiminë në këta ishuj tropikal. Të huajt gjithashtu mund të sigurojnë shtetësinë, që premton udhëtim pa viza në Europë, për vetëm 100,000 dollarë. Qytetarët e Antigua dhe Barbuda, mund të udhëtojnë në 154 vende pa aplikuar paraprakisht për vizë. Por, BE-ja po përpiqet të godasë këtë politikë pa viza dhe të ushtrojë presion ndaj saj dhe vendeve të tjera të Karaibeve, që të mbyllin programet e shtetësisë për investim ose t’i shtrëngojnë ato.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai dhe Emiratet kanë tërhequr një mori të menaxherëve të fondeve të investimit dhe bankierëve nga e gjithë bota në vitet e fundit, falë ligjeve të tatimore dhe lehtësive për të pasurit. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk tatojnë të ardhurat personale, fitimet kapitale, trashëgiminë, dhuratat ose pronat. Dhe vendi ka një nga normat më të ulëta të taksave të korporatave në botë, me 9% për kompanitë që gjenerojnë më shumë se 375,000 dirhemë (102,000 dollarë) fitime vjetore. Vendi gjithashtu ka rritur së fundmi sferën e njerëzve, që mund të aplikojnë për viza qëndrimi afatgjatë, duke përfshirë sipërmarrësit dhe inxhinierët. Megjithatë, Dubai po bëhet i papërballueshëm, pasi për shkak të popullaritetit, çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje. Listat e pritjes për shkollat ndërkombëtare dhe klubet private, janë mjaft të gjata.

Italia

Sistemi bujar i taksave i Italisë për të huajt i krijuar në vitin 2017, ka qenë shumë efektiv në tërheqjen e emigrantëve. Numri i të huaje në Milano qe përfitojnë nga këto lehtësime tatimore, u dyfishua në vitin 2021, një total prej më shumë se 1,300 personash. Banorët e rinj paguajnë një tarifë vjetore prej 100,000 € (109,000 dollarë) dhe janë të përjashtuar nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat e huaja. Ata gjithashtu mund të mos paguajnë taksë për 50% të të ardhurave të tyre italiane, nëse nuk kanë qenë rezident për dy vitet fiskale të mëparshme. Kohët e fundit në Milano, janë rritur çmimet e pasurive të paluajtshme dhe kanë shkaktuar kosto më të lartë të jetesës në qytet, duke ndezur tensione mes banorëve vendas. Megjithatë, ndërsa Britania e Madhe dhe Portugalia heqin stimujt për të huajt, konsulentët e pasurisë thonë se Italia vazhdon të jetë një nga përfituesit kryesorë të emigrantëve globalë – veçanërisht nga Amerika dhe Lindja e Mesme – që kërkojnë të depozitojnë paratë në një vend europian me taksa të ulëta.

Singapor

Ndërsa qyteti-shtet aziatik ka përfituar nga shtrëngimi i Kinës në Hong Kong, masa e vitit të kaluar për të rritur taksën e pronës në 60% për blerësit e huaj, e ka bërë atë më pak të favorshëm. Shkalla e tatimit mbi të ardhurat personale për banorët është e ulët, e kufizuar në 22%. Taksa standarde e korporatave është 17%. Megjithatë, për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milionë dollarë, një blerës i huaj do të duhet të paguajë 65% taksa në Singapor, duke përfshirë taksat e tjera, krahasuar me rreth 4% në Nju Jork, 15% në Londër dhe 30% në Hong Kong.

Monako

Multi-milionerët kanë vazhduar të dynden në Monako për të shijuar kazinotë e qytetit, stilin e jetës së shkëlqyer dhe taksat e ulëta. Një “park lojërash” për elitën europiane, vendi i vogël nuk ka taksa mbi pronën, të ardhurat personale apo fitimet kapitale. Pronat me qira tatohen me 1% të qirasë vjetore. Monako eliminoi taksat mbi dividentët e paguar nga kompanitë lokale dhe nuk zbaton taksë të përgjithshme mbi të ardhurat e korporatave. Vendi europian ka pronat e paluajtshme më të shtrenjta në botë, ku me 1 milion dollarë mund të blihet një pronë me vetëm 172 metra katrorë. Leja e qëndrimit në vend, mund të merret duke investuar mbi 1 milion € (1.1 milion dollarë).

Cilat vende kanë taksat më të larta

Nëse jeni kureshtarë për vendet që taksojnë më shumë, por gjithashtu ofrojnë cilësi të mirë jetese dhe shërbime publike, Franca, Belgjika, Danimarka dhe Japonia kanë disa nga grupet më të larta të taksave në botë. Tatimi mbi të ardhurat e Francës shkon deri në 45%, ngjashëm me Japoninë. Franca zbaton një taksë 3% për të ardhurat që tejkalojnë 250,000 € (273,000 dollarë), ndërsa tatimi mbi fitimet kapitale është 19%. Taksat mbi të ardhurat e Danimarkës, shkojnë deri në 52%. Në Belgjikë, çdo e ardhur mbi 46,440 €, tatohet me 50%. / Monitor

britania emigrant pasuri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet