LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi të limituara

Përdorues të rregullt, si Aulona dhe Viola, janë shumica e banorëve të Kosovës. Ndër vite, përqindja e atyre që kanë qasje në internet, është rritur në mënyrë konstante.

5 Nëntor 2023, 16:57 Nga I.A
Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi
Foto Ilustruese

KOSOVË- Plot ulëse përreth fakulteteve në kampusin e Universitetit të Prishtinës janë të zëna nga studentë që rrinë në telefonat e tyre, e herë pas here ngrenë kokën për të folur me njëri-tjetrin.

Para Fakultetit të Filozofisë e ulur qëndron edhe Viola Fazliu, e cila pret që pas pak të takohet me studenten e historisë, Aulona Fazliun - siç ishin marrë vesh përmes telefonit.

Ato tregojnë se janë përdoruese të rregulla të internetit.

“Më së shumti e përdorim për rrjete sociale - Instagram, Tiktok, etj. - për komunikimin me shoqëri, por edhe për informim”, thotë Aulona për Radion Evropa e Lirë.

Përdorues të rregullt, si Aulona dhe Viola, janë shumica e banorëve të Kosovës. Ndër vite, përqindja e atyre që kanë qasje në internet, është rritur në mënyrë konstante.

Tani, pothuajse 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të nxjerra në fund të tetorit.

Të dhënat e Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika (Eurostat) tregojnë se qasja në internet në Kosovë është më e lartë sesa në shumë vende të tjera të Evropës.

Madje, përqindja e familjeve në Kosovë që kanë qasje në internet, është më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian.

Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit në Kosovë janë online disa herë gjatë ditës dhe u përkasin grup-moshave prej 16 deri në 34 vjeç.

Edhe pse banorët e Kosovës janë përdorues të mëdhenj të internetit, shërbimet që ata i kryejnë online, janë të limituara.

Aldo Baxhaku, zyrtar për komunikim publik në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në nivelin e shkathtësive digjitale të një personi.

“Shumica e qytetarëve në Kosovë i shfrytëzojnë telefonat për qasje në internet dhe shërbimet që janë më të sofistikuara kryhen përmes laptopëve apo kompjuterëve. Ndërsa, informimi dhe argëtimi bëhet përmes telefonave mobilë”, thotë Baxhaku për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se gati 95 për qind e përdoruesve të internetit në Kosovë qasen në të përmes kompjuterëve.

Baxhaku shton se të rinjtë e shkolluar dhe që kanë mundësi të ndjekin kurse shtesë, kanë shkathtësi më të mëdha digjitale, pasi që, sipas tij, standardet për ta quajtur një person të shkathtë në aspektin digjital, tani janë ngritur.

“Ka ndryshuar koncepti i shkathtësive digjitale. Më herët, shkathtësi digjitale konsiderohej ta hapje kompjuterin, ta hapje një llogari. Tani, shkathtësi digjitale quhet kur di të kodosh, të përpunosh të dhëna, etj.”, thotë ai.

Të dhënat tregojnë se në shumicën e rasteve, kosovarët i përdorin rrjetet e tyre sociale - si Facebook, Instagram e X - për të komunikuar me të afërmit e tyre dhe për informim.

Edhe pse Kosova gjatë viteve të fundit ka digjitalizuar disa shërbime institucionale - si tërheqjen e dokumenteve të gjendjes civile - përmes platformës E-Kosova, shumica e banorëve të vendit thonë se nuk kanë përdorur shërbime të tilla gjatë vitit të fundit.

Mbi 80 për qind e përdoruesve të internetit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, as nuk e kanë përdorur internetin për të siguruar materiale mësimore apo për kurse online.

Por, Diellza Smani, dizajnere grafike, e gjen veten në mesin e asaj pakice që përdor internetin për gjëra që ia lehtësojnë jetën - si për punë, apo shërbime institucionale - e jo për argëtim.

“Për komunikim, preferoj të takohem me njerëzit drejtpërdrejt. Madje, shpeshherë e harroj telefonin në shtëpi”, thotë ajo duke qeshur.

Ndërkohë, numri i personave që kanë bërë blerje online është rritur me kalimin e viteve. Më 2018, vetëm rreth 17 për qind e banorëve të Kosovës kishin bërë blerje online brenda tre muajve të fundit para se të bëhej anketa. Në vitin 2022, kjo shifër u rrit në gati 43 për qind. Megjithatë, banorët në Kosovë bëjnë ende shumë më pak blerje online sesa në plot vende të tjera të Evropës.

Marrë nga REL

aulona fazliu viola fazliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet