LIVE UPDATES
Bota

Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që gjuha serbe të jetë zyrtare

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë treguan se serbishtja është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë, ndërsa gjuha malazeze për pak më shumë se 34 për qind.

19 Tetor 2024, 14:52 Nga I.A
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi
Foto Ilustruese

MALI I ZI- Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre që gjuha serbe të jetë zyrtare në këtë vend. Rezultatet e regjistrimit të popullsisë treguan se serbishtja është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë, ndërsa gjuha malazeze për pak më shumë se 34 për qind.

Ditën kur u shpallën rezultatet më 15 tetor, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim zyrtarizimin e gjuhës serbe. Në Kushtetutën e Malit të Zi, gjuha malazeze përkufizohet si “zyrtare” dhe gjuha serbe është “në përdorim zyrtar”, së bashku me gjuhën boshnjake, kroate dhe shqipe.

Ndryshimi i statusit të gjuhës serbe u kërkua prej disa partive në pushtet, duke përfshirë Frontin Demokratik prorus (DF), Partinë Popullore Socialiste proserbe (SNP) dhe parti të tjera më të vogla. Si argument kryesor, ato përmendën faktin se regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin serbisht.

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi u bë në dhjetor të vitit të kaluar. Për më shumë se një dekadë, partitë proserbe janë duke kërkuar barazimin e statusit kushtetues të gjuhës serbe dhe malazeze. Kryetari aktual i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, i cili është edhe udhëheqës i DF-së proruse, ka paralajmëruar vazhdimisht një nismë për ndryshimin e statusit të gjuhës serbe, nëse regjistrimi do të tregonte se shumica e popullsisë e flet atë gjuhë.

Më 15 tetor, kolegu i tij partiak, Dejan Gjuroviç, e përsëriti këtë në Kuvend, duke thënë se gjuha serbe duhet të standardizohet si gjuhë zyrtare në Kushtetutë.

“Duhet pranuar se gjuha serbe duhet të jetë zyrtare, sepse është gjuha e shumicës në Mal të Zi. Të njëjtën gjë e pres edhe nga opozita”, tha ai.

Të njëjtën kërkesë e bëri edhe Dragosllav Shqekiq, zyrtar i SNP-së proserbe dhe ministër i Sportit në Qeverinë e kryeministrit malazez, Millojko Spajiç. Ai tha se pret që autoritetet të veprojnë në përputhje me “strukturën reale të popullsisë”.

“Respektojeni faktin se serbët përbëjnë një segment të rëndësishëm të kësaj shoqërie. Më e pakta që presin njerëzit që flasin serbisht, është e drejta e tyre për të folur dhe për t'u arsimuar në gjuhën e tyre kudo”, tha Shqekiq.

Nga partitë e tjera në pushtet nuk u deklaruan për këtë çështje.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Mal të Zi, Momçillo Vuksanoviç, tha se serbët në këtë vend përballen me “një luftë të ashpër për të ruajtur identitetin e tyre përmes futjes së gjuhës serbe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe afirmimit të alfabetit cirilik”.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ishte e para që reagoi ndaj këtyre pohimeve. Deputeti i DPS-së, Andrija Nikolliç, ia kujtoi partisë në pushtet deklaratat e saj të mëparshme:

“Ju keni thënë se gjuha serbe duhet t’i kalojë 50 për qind për t’u ndryshuar Kushtetuta. Ju kishit pritshmëri tjera. Dhe, rezultatet janë të njëjta si në regjistrimin e vitit 2011”.

Gjuha malazeze u përcaktua me Kushtetutë si zyrtare gjatë kohës së qeverisjes së DPS-së. Numri i qytetarëve që flasin serbisht u rrit për 0.3 për qind në mes të dy regjistrimeve - më 2011 dhe më 2023 - ndërsa numri i atyre që flasin gjuhën malazeze, u zvogëlua për 2.4 për qind.

Në regjistrimin e bërë në vitin 2003, kur Mali i Zi ishte në bashkim shtetëror me Serbinë, 63.4 për qind e popullsisë e cilësuan gjuhë amtare serbishten, ndërsa 21.9 për qind gjuhën malazeze. Kushtetuta e Malit të Zi, në të cilën gjuha malazeze përshkruhet si gjuhë zyrtare, u miratua në vitin 2007, një vit pas referendumit për pavarësinë e këtij vendi.

Mali i Zi, ashtu si edhe vendet e tjera që dolën nga ish-Jugosllavia, ku gjuhë zyrtare ishte serbo-kroatishtja, e quajti gjuhën zyrtare sipas emrit të shtetit, pas shpalljes së pavarësisë së tij. Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2011 ishin arsyeja që opozita e atëhershme proserbe, e udhëhequr nga Andrija Mandiç, të kërkonte ndryshime në fushën e çështjeve të identitetit dhe simboleve shtetërore.

Atëkohë, u kërkua standardizimi i gjuhës serbe si zyrtare, përfshirja e të ashtuquajturit flamur kombëtar trengjyrësh dhe shkurtimi i himnit kombëtar. Qeveria e atëhershme, e udhëhequr nga DPS-ja e Millo Gjukanoviç, i hodhi poshtë këto kërkesa.

Partitë proserbe e akuzuan Qeverinë e Millo Gjukanoviç për “përjashtimin e gjuhës serbe dhe të alfabetit cirilik nga Mali i Zi”, edhe pse serbishtja është e përcaktuar në Kushtetutë si “gjuhë në përdorim zyrtar”, ndërsa latinishtja dhe ciriliku janë shkronja të barabarta.

Ndryshimi i Qeverisë u bë në zgjedhjet e vitit 2020, kur opozita e deriatëhershme proserbe u bë pjesë e shumicës parlamentare, ndërsa në vitin 2024 mori edhe disa ministri në Qeverinë e Spajiç. Pas ndërrimit të Qeverisë, përdorimi i alfabetit cirilik u vu re gjithnjë e më shumë në institucionet e Malit të Zi.

Së bashku me DF-në dhe SNP-në, shumica parlamentare përfshin Lëvizjen e Spajiqit, Evropa Tani, Demokratët, partitë kombëtare shqiptare dhe Partinë Boshnjake. Ata kanë gjithsej 54 nga 81 deputetë, që përbëjnë dy të tretat e shumicës në Parlamentin e Malit të Zi.

Me Kushtetutë, për ndryshimin e çdo neni të saj është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash në Parlament, ndërsa për ndryshimin e simboleve shtetërore dhe gjuhës zyrtare, duhet të organizohet referendum. Në referendum, tri të pestat e të regjistruarve në regjistrin e zgjedhësve, të cilin e përbëjnë rreth 325 mijë qytetarë, duhet t’i mbështesin këto ndryshime.

Në regjistrimin e fundit, pak më pak se 270.000 qytetarë deklaruan se flasin gjuhën serbe. Udhëheqësit e DF-së paralajmëruan më herët se do ta fusin gjuhën serbe si gjuhë zyrtare “me përfshirje minimale në Parlament”, por nuk shpjeguan se si.

Duke komentuar deklaratat e partive proserbe, Qendra Digjitale Forenzike nga Podgorica vlerësoi se kjo fushatë ka për qëllim “polarizimin dhe destabilizimin e shoqërisë malazeze”.

“Hapja e këtyre temave kërcënon drejtpërdrejt rrugën evropiane të Malit të Zi”, tha kjo qendër.

Regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe dhe proruse, të cilat u bënin thirrje qytetarëve që të deklaroheshin si serbë. Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli në disa raste për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi. Dy ditë pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit, Vuçiq tha se ato ishin një mesazh i mirë “për ata që mendonin se mund ta sfidonin të drejtën e popullit serb për identitet dhe gjuhë, përmes përpjekjeve brutale”.

Rezultatet treguan, gjithashtu, se 6.9 për qind e banorëve në Mal të Zi e konsiderojnë gjuhën boshnjake si gjuhë amtare; shqipen 5.2 për qind; rusishten 2.3 për qind; serbo-kroatishten 2 për qind dhe kroatishten 0.3 për qind./REL

df snp dejan gjuroviç andrija mandiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet