LIVE UPDATES
Bota

Pas një sërë arrestimesh në Podgoricë, Mali i Zi vendos vizat për turqit

Heqjen e regjimit pa viza e kishte paralajmëruar të dielën në mbrëmje kryeministri Spajiq, pasi në Podgoricë ishin ndaluar rreth 50 shtetas turq dhe azerbajxhanas në lidhje me ligjshmërinë e qëndrimit të tyre. Në të njëjtën aksion u arrestuan një shtetas turk dhe një azerbajxhanas, të cilët dyshohen se gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës kishin plagosur me thikë një 25-vjeçar nga Podgorica.

27 Tetor 2025, 20:38 Nga E. D
Pas një sërë arrestimesh në Podgoricë, Mali i Zi vendos
foto ilustruese

MAL I ZI- Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e Turqisë. Qeveria tha se e mori këtë masë të përkohshme për t’i rishikuar dhe përmirësuar mekanizmat e kontrollit të lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve turq në vend. Vendimi do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

“Shtetasve turq që kanë planifikuar të vijnë, të qëndrojnë ose të kalojnë transit nëpër Mal të Zi, do t’u mundësohet një procedurë e përshpejtuar për marrjen e vizave, në mënyrë që efektet negative të periudhës kalimtare të minimizohen”, thuhet në njoftim.

Heqjen e regjimit pa viza e kishte paralajmëruar të dielën në mbrëmje kryeministri Spajiq, pasi në Podgoricë ishin ndaluar rreth 50 shtetas turq dhe azerbajxhanas në lidhje me ligjshmërinë e qëndrimit të tyre. Në të njëjtën aksion u arrestuan një shtetas turk dhe një azerbajxhanas, të cilët dyshohen se gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës kishin plagosur me thikë një 25-vjeçar nga Podgorica.

Qeveria malazeze theksoi të hënën se po kujdeset për interesat e rreth 14.000 shtetasve turq që ndodhen aktualisht në Mal të Zi dhe se do të ndërmarrë hapa për të siguruar qëndrimin e tyre të ligjshëm dhe të qetë. Ajo nguli këmbë se ky vendim nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë.

“Qëllimi është që sfidat ekzistuese të kapërcehen në mënyrë të përbashkët dhe të sigurohet një kuadër bashkëpunimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm në fushën e lëvizjes së lirë të njerëzve", tha ajo.

Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë një aksioni në lagjen Zabello të Podgoricës arrestoi rreth 50 shtetas të Turqisë, përfshirë dy persona për të cilët dyshohet se morën pjesë në një përleshje ku një banor i Podgoricës, M.J., u plagos me thikë, njoftoi Policia malazeze pas orës 22:00 të dielën.

Përleshja ndodhi natën mes së shtunës dhe së dielës në një kafene në Zabello. Gjatë arrestimeve, u mblodh një grup i madh qytetarësh që brohoritnin mesazhe me gjuhë të urrejtjes, përkatësisht duke nxitur dhunë ndaj turqve. Policia ndaloi disa nga të pranishmit që të afroheshin pranë objekteve ku ndodheshin shtetasit turq.

Qytetarëve iu drejtua edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, i cili tha se është manipulim të thuhet se në Mal të Zi qëndrojnë 100.000 shtetas turq dhe shpjegoi se numri i tyre është 13.000, prej të cilëve 80 kanë qëndrim të përhershëm. Mbrëmjen e së dielës, një numër i madh i automjeteve policore u vendosën para ndërtesës së Ambasadës turke në Podgoricë.

Deputeti Boris Bogdanoviq nga Partia Demokratike në pushtet, subjekti i ministrit Sharanoviq, publikoi një fotografi të arrestimeve me mbishkrimin: “Mbrojmë vendin tonë. Mbrojmë çdo shtëpi”.

Policia lidhi arrestimet me, siç tha, incidente me elemente dhune gjatë 24 orëve të fundit, në të cilat morën pjesë shtetas turq që qëndrojnë përkohësisht në Podgoricë. Nga policia thanë se do të verifikojnë ligjshmërinë e qëndrimit të tyre dhe nëse gjatë qëndrimit ka pasur dhunë, mund të ketë veprime për anulimin e qëndrimit ose dëbim nga vendi.

Nga rreth 100.000 të huaj në Mal të Zi, 13.400 janë shtetas turq, sipas të dhënave zyrtare të policisë. Më shumë janë shtetas serbë dhe rusë, gjithsej rreth 50.000. Ndryshe, Turqia është një ndër vendet për të cilat Mali i Zi ka hequr vizat, gjë për të cilën Komisioni Evropian ka kërkuar nga Podgorica që të harmonizojë politikën e vizave me Bashkimin Evropian. Shtetasve turq u kërkohet vizë për të hyrë në vendet e BE-së.

“Dënoj ashpër sulmin. Njëkohësisht, bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje për të gjithë qytetarët. Nuk duhet të ketë vend për faj kolektiv apo stigmatizim të një populli të tërë” shkroi në rrjetin X presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke u bërë thirrje autoriteteve të zgjidhin rastin në mënyrë efikase.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kenë kujdes që mesazhet e tyre të mos rrisin tensionet.

“Policia dhe prokuroria janë të detyruara të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë kërcënimi. Malit të Zi i nevojitet një politikë imigracioni më e përgjegjshme: e fortë ndaj abuzimeve dhe krimit, dhe e drejtë ndaj të gjithë atyre që respektojnë ligjet tona”, theksoi Millatoviq.

Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, dënoi ashpër sulmin. Ai bëri thirrje “të gjithë në Mal të Zi për përmbajtje”, duke theksuar se përgjegjësia është individuale.

Sipas tij, në një Mal të Zi evropian nuk ka vend për dhunë, për veprime arbitrare dhe thirrje si “Vrite turkun” – thirrje që u dëgjuan në Podgoricë, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Edhe Partia e Boshnjakëve, në pushtet, kërkoi zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e autorëve “pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare”.

“Së bashku, me shqetësim të madh dënojmë gjuhës së urrejtjes dhe brohoritjet si ‘Vrite Turkun’… Mali i Zi duhet të mbetet një vend ku ndaj dhunës nuk përgjigjemi me urrejtje, por me drejtësi, dhe ku institucionet, jo rrugët, vendosin për fajësinë”.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, komentoi ngjarjen në kontekstin e ftohjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Ankarasë, pas faktit që në fillim të tetorit Turqia dërgoi armë në Kosovë, gjë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti “tronditëse” dhe vlerësoi se Ankaraja, që është anëtare e NATO-s, nuk dëshiron stabilitet në Ballkan.

“Pas më pak se 20 ditësh. A po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejziq në X, duke publikuar një foto të një teksti me titullin “Vuçiq sulmoi Turqinë: Ne dimë çfarë po planifikoni…”.

Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Mal të Zi, vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të pranishme grupet kriminale të huaja, veçanërisht turke, gjeorgjiane dhe ruse, siç thuhet në Vlerësimin e Rrezikut të Krimit të Organizuar dhe të Rrezikshëm (SOCTA) të Qeverisë, vitin e kaluar.

Në dokument nuk ka detaje mbi veprimtarinë specifike të kriminelëve rusë dhe gjeorgjianë, ndërsa turqit përmenden në lidhje me “operacione” me heroinë, trafikim të njerëzve dhe pastrim parash.

Gjatë tre muajve të fundit, janë përshkallëzuar përleshjet midis dy klaneve kriminale malazeze që merren me kontrabandën ndërkombëtare të drogës.

Në Mal të Zi janë të regjistruara 11 grupe të krimit të organizuar me rrezik të lartë, shumica me më shumë se 30 anëtarë, sipas raportit të fundit SOCTA-s./REL

mali i zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet