LIVE UPDATES
Bota

Pas nëntë muajsh tensione, nesër Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, çfarë pritet?

Takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, përfundoi pa ndonjë pajtim. Ata diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në shkurt të atij viti, por nuk u dakorduan për mënyrën.

25 Qershor 2024, 11:51 Nga M.B
Pas nëntë muajsh tensione, nesër Kurti dhe Vuçiç
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

KOSOVA- Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për të zhvilluar, sipas Bashkimit Evropian, një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, përfundoi pa ndonjë pajtim. Ata diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të arritur në shkurt të atij viti, por nuk u dakorduan për mënyrën.

Dhjetë ditë më vonë, më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë - fshat në pjesën veriore të Kosovës. Grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës atje, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova fajësoi udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin, por ajo e mohoi çdo përgjegjësi.

Kurti tha, atëkohë, se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të vazhdojë, sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë. Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, ai tha se “nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”.

Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për shtensionimin e situatës, si dhe normalizimin urgjent të marrëdhënieve u intensifikuan. Diplomatë perëndimorë zhvilluan vizita të njëpasnjëshme në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave. Në fund të tetorit, ata u paraqitën udhëheqësve të të dyja vendeve edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej të formohej në Kosovë, por ai nuk u çua përpara.

Po atë muaj, Kurti dhe Vuçiç ishin në Bruksel, ku, në margjina të një samiti të BE-së, takuan veç e veç presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. BE-ja i cilësoi ato takime si “mbështetje” për dialogun, por maratona e tyre përfundoi pa ndonjë përparim. Duke ofruar një sinjal normalizimi, në dhjetor të atij viti, Qeveria e Serbisë vendosi t’i lejonte makinat me targa të Republikës së Kosovës - RKS - të qarkullonin në territorin e saj.

Paraprakisht, në Kosovë, makinat me targa ilegale serbe u riregjistruan me targa të Kosovës. Kosova, po ashtu, lejoi qarkullimin e lirë të makinave me targa të Serbisë - gjë që u mirëprit nga Bashkimi Evropian. Por, në ditët e para të këtij viti, tensionet u rritën sërish, kur Banka Qendrore e Kosovës njoftoi, më 17 janar, se nga 1 shkurti valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë do të jetë euroja, duke ndaluar në këtë mënyrë dinarin serb. Atëkohë, autoritetet e Kosovës mbyllën, po ashtu, disa komuna paralele serbe në vend.

Kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan së paku shtatë takime për çështjen e dinarit - valutë në të cilën komuniteti serb, prej vitesh, pranoi të ardhura nga Serbia, por të gjitha të pasuksesshme. Për këtë çështje, edhe Kurti e Vuçiç u përballën në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Situata vazhdoi të mbetet e tensionuar edhe në muajt e pranverës, kur komuniteti serb në veri të Kosovës i bojkotoi votimet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Marrja e pushtetit prej tyre, në pranverë të vitit 2023, i çoi tensionet në kulm dhe Qeveria e Kosovës, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, nxori një udhëzim administrativ, në bazë të të cilit do të zëvendësoheshin ata kryetarë.

Por, pas thirrjes së partisë kryesore serbe në Kosovë, Lista Serbe, qytetarët serbë i bojkotuan votimet që do të çonin në zgjedhje të reja. Serbët në veri i rezistuan edhe regjistrimit të popullsisë, të organizuar nga institucionet e Kosovës, ndërkohë që Serbia u angazhua në fushatë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova nuk u fut në agjendën e kësaj organizate në maj, kur do të vendosej për anëtarësimin e saj, pasi refuzoi të merrte hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç i kërkuan diplomatët perëndimorë.

Ndërkohë që pritet takimi i radhës Kurti-Vuçiç, një tjetër çështje që e mban në teh situatën, është ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila ndan këtë qytet në jugun me shqiptarë dhe veriun me serbë. Duke qenë prej vitesh vend i tensioneve, hapja e saj për qarkullim u aktualizua javëve të fundit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, por rriti shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për sigurinë.

Qeveria e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se në fokus të takimit të 26 qershorit në Burksel “do të jetë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara”.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011, por shumë nga dhjetëra marrëveshjet e arritura mbeten pa u zbatuar. Kosova e konsideron Serbinë kërcënim për sigurinë e saj, Serbia e sheh si të tillë Qeverinë e Kosovës për serbët në Kosovë. BE-ja ua ka kushtëzuar të dyja vendeve përparimin drejt anëtarësimit në këtë bllok me normalizimin e marrëdhënieve. Ndaj Kosovës, BE-ja mban në fuqi edhe disa masa ndëshkuese, të cilat u ndërmorën pas përshkallëzimit të tensioneve në veri, në vitin 2023, por, javën e kaluar, paralajmëroi se ato do të hiqen “pjesërisht dhe gradualisht”.

Në gati tre vjetët e kaluar, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan gjithsej tetë takime, por të gjitha përfunduan pa ndonjë marrëveshje të nënshkruar. Sytë e opinionit në të dyja vendet do të jenë të mërkurën në Bruksel për të parë se si do të përfundojë i nënti. Ai vjen pas vizitave që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, zhvilloi javën e kaluar në Prishtinë e në Beograd. A ka diçka që ndodhi në prapaskenë në lidhje me sulmin në Banjskë, që i parapriu këtij takimi? Nuk dihet. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që e mori përgjegjësinë për sulmin, mbetet ende i lirë dhe sanksione kundër Serbisë nuk u ndërmorën./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet