19 Janar 2026, 14:36
Nga D.S

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald për të trajtuar konfliktin në Gaza.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili gjatë një konference të rregullt për shtyp tha se ftesa i është përcjellë Putinit përmes kanaleve diplomatike. Sipas tij, Kremlini është duke e shqyrtuar ftesën dhe pret më shumë detaje nga pala amerikane.
Themelimi i këtij bordi, i kryesuar nga vetë Donald Trump, konsiderohet një hap kyç në planin amerikan, të mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara, për rindërtimin e Gazës pas dy vitesh luftë shkatërruese mes Izraelit dhe Hamasit.
Trump e ka cilësuar komitetin si “Bordin më të madh dhe më prestigjioz të mbledhur ndonjëherë”. Në përbërjen e tij pritet të jenë figura të njohura ndërkombëtare, mes tyre ish-kryeministri britanik Tony Blair, kryeministri kanadez Mark Carney dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Ftesa për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” u janë dërguar gjithashtu presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, presidentit argjentinas Javier Milei dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, sipas deklaratave zyrtare të tyre.
Ende nuk dihet nëse Vladimir Putin do ta pranojë ftesën, ndërsa vendimi i Moskës pritet të shihet si një test i ri për rolin e Rusisë në proceset ndërkombëtare të paqes./Dosja.al
vladimir putin donald trump
Bota
19 Janar 2026, 14:36
D.S
Donald TRUMP
SHBA- Një projekt-kartë e Bordit të Paqes të Gazës, e dërguar në rreth 60 vende nga administ...
Bota
19 Janar 2026, 14:28
E.d
Foto ilustruse
VENEZUELA- Venezuela është në një pikë kritike pas largimit të Nicolás Maduro, me pasigurinë polit...
Bota
19 Janar 2026, 14:07
E.d
Foto ilustruse
ÇEKI- Një sulm me të shtëna me armë ka ndodhur në bashkinë Çeke. Si pasojë e kësa...
Bota
19 Janar 2026, 11:37
D.S
Donald Trump
SHBA- Qeveritë reaguan me kujdes të dielën ndaj ftesës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump p&e...
Bota
19 Janar 2026, 10:57
D.S
Donald Trump
KAZAKISTAN- Presidenti i Kazakistanit , Kassym-Jomart Tokayev, do t'i bashkohet një "Këshilli Paqeje" të pr...
Bota
19 Janar 2026, 09:57
D.S
Groenlandë
GROENLANDË- Ashtu si me shumë marrëdhënie të dështuara, kjo ka qenë një histori debatesh, tensiones...
Bota
19 Janar 2026, 08:45
D.S
Foto ilustruese
SHBA- Ari dhe argjendi u rritën në nivele të reja rekord, ndërsa përpjekja përshkallë...
Bota
19 Janar 2026, 08:05
D.S
foto ilustruese
IZRAEL- Anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit qeverisës të Izraelit hodhën posht...
Bota
19 Janar 2026, 07:16
D.S
Tô Lâm
VIETNAM: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Tô Lâm, ka pranuar një ftesë nga Presidenti i Sht...
Bota
18 Janar 2026, 22:43
D.S
Foto nga protesta
GROENLANDË- Mijëra njerëz në Groenlandë dhe Danimarkë kanë protestuar kund&...