Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidentja Maia Sandu emëroi të premten 48-vjeçarin Recean për të zëvendësuar zonjën Natalia Gavrilita, qeveria e së cilës dha dorëheqjen pas 18 muajve të vështirë në pushtet, që u shoqëruan me trazira ekonomike dhe siç thuhet, ndërhyrje nga Rusia.
Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të udhëhequr nga Kryeministri Dorin Recean, i cili u zotua të ringjallë ekonominë e vendit dhe të ndjekë një kurs drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Presidentja Maia Sandu emëroi të premten 48-vjeçarin Recean për të zëvendësuar zonjën Natalia Gavrilita, qeveria e së cilës dha dorëheqjen pas 18 muajve të vështirë në pushtet, që u shoqëruan me trazira ekonomike dhe siç thuhet, ndërhyrje nga Rusia.
Dorin Recean, ish-ministër i brendshëm dhe ndihmës, siguroi mbështetjen e 62 ligjvënësve në parlamentin me 101 anëtarë. Ai i theksoi planet politike përmes një programi të titulluar “Moldavia e begatë, e sigurt dhe evropiane”.
“Ne duam që të jetojmë në një botë të sigurt ku respektohen traktatet ndërkombëtare, ku problemet mes vendeve zgjidhen përmes dialogut, ku ka respekt për shtetet e vogla”, thuhet në program. “Ne duam të jemi anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Recean tha para votimit parlamentar se qeveria e tij do të ketë vetëm katër ministra që nuk ishin në qeverinë e kaluar - ministrat e financave, infrastrukturës, drejtësisë dhe energjisë. Ai është një politikan me përvojë që ka shërbyer si sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë, një organ këshillues mbi çështje të sigurisë ushtarake dhe kombëtare. Po kështu ka shërbyer si Ministër i Brendshëm që nga viti 2012 deri në 2015.
Dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, Moldavia ka 2.5 milionë banorë dhe kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, anëtare të BE-së. Tashmë Moldavia është kandidate për anëtarësim në BE, por procesi zakonisht zgjat disa vite.
Ekonomia e Moldavisë varet së tepërmi nga gazi rus dhe vendi po ndikohet nga efektet e luftës në Ukrainë ndërsa është shndërruar dhe në një strehë, për një numër të madh ukrainasish, të zhvendosur për shkak të agresionit rus. Në vitin 2022, çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe rritja e inflacionit, shkaktuan protesta të mëdha kundër qeverisë./VOA
Ushtarët UKRAINË- Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim të burgosurish më 16 shkurt, ku secila palë raporto...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, du...
Brigitte Macron FRANCË- Gjykata në Francë dënoi dy gra, të cilat përhapën thashethemet e rreme se zonja e...
Andrew dhe Tristan Tate SHBA- Ish-i fejuari i Iman-it iu referua për herë të parë influencuesit të mediave sociale Andrew Tat...
Ketrat që nuhasin drogën KINË- Kina po praktikon një tjetër metodë që do të çojë në zbulimin e sas...
Balone SHBA- Një varg "objektesh të paidentifikuara" hynë në qiellin e Amerikës së Veriut në ditët e fund...
BRUKSEL- Komisioni Evropian po e çon Poloninë në gjykatë për vendimet e gjyqtarëve polakë të konsider...
Pamje nga Turqia TURQI- Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprur&...
Bullgari-Greqi GREQI- Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë s&e...
emigrimi i ukrainasve GJERMANI- Rreth 1.1 milionë njerëz mbërritën në Gjermani nga Ukraina në vitin 2022, duke tejkaluar fluk...