LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e punëtorëve të vdekur në Katar

Është vlerësuar se në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka korrupsion “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”.

24 Nëntor 2022, 21:10 Nga k.m.
Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e
Parlamenti Europian

Parlamenti Evropian miratoi të enjten, më 24 nëntor, një rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar, në të cilën vlerësohet se zgjedhja e këtij vendi për organizimin e Botërorit në futboll është përcjellë me akuza bindëse për korrupsion. Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen e tij për “vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë në Katar”, kryesisht punëtorë ndërtimi, të cilët ndërtuan objektet për Kampionatin Botëror të Futbollit, si dhe për të gjithë ata që u lënduan.

Gjithashtu, me synimin për të mbrojtur sportistët dhe tifozët, vlerësohet se organizimi i ngjarjeve sportive ndërkombëtare nuk duhet t’u jepet vendeve ku shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe ku mbizotëron dhuna gjinore.

Është vlerësuar se në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka korrupsion “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian shprehën keqardhjen e tyre që ndarja e organizimit të Kupës së Botës në Katar, në vitin 2010, nuk ishte transparente dhe me vlerësim të pasojave të dëmshme. Është theksuar se FIFA ka dëmtuar rëndë reputacionin dhe integritetin e futbollit botëror, njoftoi Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian vlerësoi gjithashtu se autoritetet e Katarit duhet të kryejnë një hetim të plotë për vdekjen e punëtorëve migrantë dhe të kompensojnë familjet e tyre, në rast se kanë pësuar për shkak të kushteve të punës. Siç u tha, FIFA gjithashtu duhet të kontribuojë edhe në një program gjithëpërfshirës për përmirësimin e pozitës së familjeve të punëtorëve, si kompensim për kushtet, të cilave iu nënshtruan ata.

Rezoluta shpreh gjithashtu keqardhje për pozitën e komunitetit LGBT në Katar, anëtarët e të cilit, sipas ligjit vendor, në çdo kohë mund të paraburgosen deri në gjashtë muaj, pa asnjë aktakuzë apo gjykim.

Një numër përfaqësuesish në Parlamentin Evropian, të enjten mbajtën shirita me mbishkrimin “Një dashuri” (“One Love”), pasi disa futbollistë në Katar hoqën dorë nga një gjë e tillë, nën presionin e FIFA-s.

Qeveria e Katarit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar këtë, raporton Reuters. FIFA ka paralajmëruar më herët skuadrat se lojtarët e tyre do të marrin kartonë të verdhë përpara ndeshjeve, nëse kapitenët mbajnë shirita me fjalët “Një dashuri”, të cilat ajo nuk i miratoi. Shtatë ekipet kombëtare evropiane që synonin që në ndeshjet në Katar të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit, thanë se ishin të përgatitur të paguanin gjoba për këtë, por nuk mund të merrnin mbi vete rrezikun e kartonëve të verdhë për lojtarët e tyre.

Ankesat për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar filluan 12 vjet më parë kur FIFA , përmes votimit të fshehtë, vendosi t’ia jepte organizimin një shteti të vogël me naftë, thekson The Wall Street Journal.

Në shkurt të vitit 2021, gazeta The Guardian raportoi se 6.500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Shri Lanka kishin vdekur në Katar që kur u vendos që ky vend të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kjo e dhënë bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.

Megjithatë, Qeveria e Katarit tha se numri i përgjithshëm ishte i pasaktë, sepse të gjitha rastet e evidentuara të vdekjes, nuk kanë të bëjnë me njerëzit që punonin në projekte të lidhura me Kampionatin Botëror. Kritikët, në mesin e të cilëve janë tifozët, lojtarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, theksuan se për shkak të trajtimit të punëtorëve migrantë dhe ndalimit të homoseksualitetit në Katar, vendi konservator nuk është i përshtatshëm për ardhjen e më shumë se një milion tifozëve nga e gjithë bota./REL

parlamenti europian

Sondazh

Poll
Bota 24 Nëntor 2022, 20:30

Si ndjehesh kur vret dikë?

Joey the Hitman A mund të vendosni një çmim për jetën e një personi? Po për vrasjen e tyre? Një vrasës i v&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet