9 Maj 2023, 11:23
Nga I.A
PE
FRANCË- Dy rezoluta për Kosovën dhe për Serbinë janë temat për të cilat do të diskutojë sot Parlamenti Evropian, në një seancë plenare që po zhvillon në Strasburg. Votimi për to, ndërkaq, do të bëhet të mërkurën. Ky diskutim dhe këto rezoluta do të jenë të fundit me këtë përbërje të PE-së, pasi, së shpejti, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane dhe do të zgjidhen deputetët e rinj.
Nga Parlamenti Evropian u paralajmërua se diskutimet do të përqendrohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa do të shprehet mbështetje edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga Serbia, në anën tjetër, pritet të kërkohet që t’i përshtatë qëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Tekstet e raporteve u miratuan para dy javësh në Komisionin e politikës së jashtme të BE-së, por, sipas procedurave të Parlamentit Evropian, ato tekste mund të ndryshohen në seancë plenare nëse ka propozime dhe amendamente nga deputetët.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, propozoi që në tekst të rezolutës për Kosovën të përfshihet edhe shprehja e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas saj, një veprim i tillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Ohrit, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në muajin mars. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, dy vendet nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Në tekstin e rezolutës për Kosovën, i cili në Komisionin për politikë të jashtme ka kaluar me 44 vota në favor, 8 vota kundër dhe 3 vota të përmbajtura, është mirëpritur aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas tekstit, ky veprim reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të Kosovës dhe përcaktimin e saj të qartë gjeopolitik.
Në tekst përshëndetet edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - proces i cili është përmbyllur më 25 prill, kur vendimi është botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së. Me këtë vendim, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në atë që njihet si Zona Schengen dhe përbëhet prej dhjetëra vendesh evropiane, nisur nga 1 janari i vitit 2024.
Parlamenti Evropian pritet që edhe përmes kësaj rezolute të përsërisë thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë. PE-ja do të kërkojë gjithashtu nga BE-ja që ta përshpejtojë procesin e zgjerimit, duke e cilësuar këtë si politikën më të suksesshme të bllokut evropian për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.
Në rastin e Kosovës, PE-ja rikujton se “dinamika e procesit të integrimit do të varet nga progresi në sundimin e ligjit, në të drejtat themelore dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë”. Sa i përket dialogut për normalizim raportesh, pritet që porosia e njëjtë të jetë edhe për Kosovën, edhe për Serbinë - se ato duhet t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet që kanë arritur dhe se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve do të arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.
Marrë nga REL
pe dialogu kosove-serbi
Bota
9 Maj 2023, 11:12
I.A
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ishte e vërtet&...
Bota
9 Maj 2023, 10:36
m.s
John Allan
BRITANI- Një nga udhëheqësit më të shquar të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, kryetari i Tes...
Bota
9 Maj 2023, 10:34
I.A
Samantha Power
KOSOVË- Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, do ta vizitojë...
Bota
9 Maj 2023, 10:29
I.A
Foto nga takimi
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman është pritur në takim nga ministrja e Punëve ...
Bota
9 Maj 2023, 10:16
I.A
Mbreti Charles III
BRITANI- Një punonjësi i i BBC dyshohet se është ndaluar, për të qenë pjesëmarrës gja...
Bota
9 Maj 2023, 10:21
I.A
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit mbrëmë pas mesna...
Bota
9 Maj 2023, 10:18
A.B
Rexhep Selimi
KOSOVË- Rexhep Selimi është befasuar nga një letër që i ka mbërritur në burg. Ishte mesazhi i nxë...
Bota
9 Maj 2023, 10:16
I.A
Foto Ilustruese
SERBI- Në tri shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë listat e nxënësve që do të...
Bota
9 Maj 2023, 10:09
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditë...
Bota
9 Maj 2023, 09:57
m.s
Recep Tayyip Erdoğan
TURQI- Me sondazhin e fundit që tregon zgjedhjen e liderit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu nga e diela, ...