Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.
RUSIA- Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit. Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.
Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev. Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.
Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri. Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit. Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik.
Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin. Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë./ REL
TURQI- Sizmologët turq janë të ndarë në lidhje me sjelljen e vazhdueshme sizmike të rajoneve të Stambollit dhe Detit Marmar...
Foto ilustruese RUSI- Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, u mbajt në nj&...
Foto ilustruese FRANCË- Një pelegrin mysliman u godit me thikë për vdekje nga një burrë tjetër mysliman në xhamin&e...
Papa Françesku ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të ...
Donald Trump SHBA- Pak para nisjes për në Romë, ku do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, preside...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump tha se SHBA është në bisedime me Kinën për të normalizuar luftën tregtare. Megjithat&...
Foto ilustruese MOSKA- I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, me...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrj...
Enda Paviç-Paçenkoviç SARAJEVA- Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Pun&...
Foto ilustruese TURQI- Tre tërmete radhazi ndodhën mëngjesin e së premtes në provincën Kutahya të Turqisë ...