LIVE UPDATES
Bota

"Propozimet për paqe në tyrezën në Moskë!" Witkoff dhe Putin diskutojnë njohjen e Krimesë

Propozimi, i cili fillimisht ka qarkulluar nga zyrtarë amerikanë pas bisedimeve në Paris javën e kaluar, është një nga disa temat që Steve Witkoff pritet të ngrejë në takimin me Putinin më 25 prill.

25 Prill 2025, 15:58 Nga M.B
"Propozimet për paqe në tyrezën në Moskë!"
Foto ilustruese

MOSKA- I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, me një propozim për paqe që do të përbënte një kthesë të madhe në politikën amerikane: njohjen e pretendimit të Moskës për Krimenë, territor i Ukrainës. Propozimi, i cili fillimisht ka qarkulluar nga zyrtarë amerikanë pas bisedimeve në Paris javën e kaluar, është një nga disa temat që Steve Witkoff pritet të ngrejë në takimin me Putinin më 25 prill.

Teksa lufta e Rusisë kundër Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e katërt, ky plan përfaqëson një përpjekje të madhe të Uashingtonit për të zhbllokuar ngërçin diplomatik dhe për të ndalur luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky është, gjithashtu, një ndryshim i thellë në politikën amerikane, sidomos sa i përket statusit të Krimesë, të cilën Moska e pushtoi dhe më pas e aneksoi në vitin 2014.

Përveç një numri shumë të vogël shtetesh, aneksimi nuk është njohur ndërkombëtarisht. Që nga ajo kohë, përfshirë edhe gjatë administratës së parë të Trump, politika amerikane ka refuzuar pretendimin rus. Një diplomat evropian, me njohuri për detajet e planit, e përshkroi atë për Radion Evropa e Lirë. Një ish-diplomat amerikan, gjithashtu, konfirmoi përmbajtjen e propozimit.

Në lidhje me Krimenë, plani amerikan kërkon njohjen "de jure", pra ligjore, të pretendimit rus mbi gadishullin. Përveç se përbën një kthesë të madhe për Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme për Putinin, popullariteti i të cilit u rrit ndjeshëm brenda Rusisë pas urdhrit të tij për pushtimin e fshehtë të Krimesë në vitin 2014 dhe më pas aneksimin e saj.

Njohja nga SHBA-ja do të ishte një goditje e rëndë për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe për shumicën e ukrainasve, për të cilët pretendimi rus është pjesë e një fushate më të gjerë për të minuar sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Pasi propozimi amerikan filloi të qarkullojë në Paris javën e kaluar, Zelensky e bëri të qartë, si në deklarata publike, ashtu edhe në takime private, se do ta refuzonte kategorikisht njohjen e Krimesë si territor rus. Si pasojë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq papritur nga bisedimet pasuese që priteshin të mbaheshin në Londër më 23 prill.

"Nuk ka për çfarë të flasim. Është toka jonë, toka e popullit ukrainas”, deklaroi Zelensky më 23 prill.

Po atë ditë, në një postim në rrjetet sociale, presidenti Trump, i cili ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me Zelenskyn dhe shumë më të ngrohtë me Putinin, sugjeroi se kishte hapësirë për fleksibilitet nga ana e qeverisë ukrainase nëse propozimi amerikan ec përpara. Ai tha, po ashtu, se ukrainasit duhej të kishin luftuar për Krimenë kur Rusia e pushtoi atë në vitin 2014.

"Askush nuk po i kërkon Zelenskyt të njohë Krimenë si territor rus, por nëse e do Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo iu dorëzua Rusisë pa u shkrepur asnjë plumb?", shkroi Trump.

Elementë të tjerë të planit amerikan përfshijnë bllokimin e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe një njohje "de facto" të territoreve ukrainase që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, përfshirë pjesë të rajoneve Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja.

Plani, gjithashtu, parashikon kthimin e pjesëve të pushtuara të rajonit Harkiv nën kontrollin e Ukrainës; garantimin e qasjes së pakufizuar të Ukrainës në lumin Dniepër; dhe rikthimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhjas nën administrim ukrainas, me kusht që më pas të operohet nga SHBA-ja, e cila do të siguronte energji si për Ukrainën, ashtu edhe për zonat e pushtuara nga Rusia.

Përjashtimi i anëtarësimit në NATO mbetet një pikë tjetër e ndjeshme për Ukrainën, ku ky objektiv është i sanksionuar në Kushtetutë. Sipas diplomatit evropian, një element i planit amerikan që nuk është bërë publik gjerësisht është tërheqja e SHBA-së nga kërkesa që Zelensky të mbajë zgjedhje presidenciale të reja sa më shpejt të jetë e mundur. Zelensky u zgjodh në vitin 2019 me një shumicë dërrmuese. Por, Kremlini ka deklaruar se mandati i tij është i paligjshëm, meqë gjendja e luftës, e shpallur pas pushtimit rus në shkurt 2022, ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në një përplasje publike më herët këtë vit, Trump dukej se i pranonte pretendimet ruse, duke e quajtur Zelenskyn “diktator” dhe duke kërkuar zgjedhje të reja. Që atëherë, Trump e ka zbutur retorikën e tij në lidhje me zgjedhjet. Megjithatë, qeveria ukrainase ka nisur përgatitjet në heshtje për mundësinë e mbajtjes së votimeve më vonë gjatë këtij viti.

“Putinit po i ofrohet pothuajse gjithçka që donte të merrte, ndërsa Ukrainës nuk po i ofrohet pothuajse asgjë; nuk ka asnjë kompromis”, tha për Current Time analisti ushtarak ukrainas, Oleksandr Khara.

“Fakti që Rusia nuk është në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën ose të ndryshojë qeverinë atje është krejtësisht i qartë, dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”, shtoi ai.

“Avancimi rus në lindje po ndodh me kosto të lartë, dhe kjo nuk nënkupton asnjë perspektivë reale për fitore ushtarake ndaj Ukrainës. Por, në mendjen e Trumpit ekziston një realitet krejt tjetër”./ REL

krimea

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës