Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
OBSH ka dokumentuar 703 sulme në infrastrukturën shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha drejtori rajonal i organizatës për Evropën, Dr Hans Henri P Kluge.
UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor i Ukrainës "po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani" dhe bëri thirrje për një "korridor shëndetësor humanitar" për të lejuar dërgimin e furnizimeve thelbësore në të gjitha zonat e Ukrainës.
Sipas Guardian, OBSH ka dokumentuar 703 sulme në infrastrukturën shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha drejtori rajonal i organizatës për Evropën, Dr Hans Henri P Kluge. Në një fjalim në Kiev, Kluge i përshkroi sulme të tilla si "shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të luftës".
"Sulmet ndaj infrastrukturës shëndetësore dhe energjetike kanë lënë qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor jo më plotësisht funksionalë, me mungesë karburanti, ujë dhe energji elektrike për të përmbushur nevojat bazë", tha ai.
Ai shtoi se ky dimër do të jetë kërcënues për jetën për miliona njerëz në Ukrainë dhe se kriza shkatërruese e energjisë, thellimi i emergjencës së shëndetit mendor, kufizimet në aksesin humanitar dhe rreziku i infeksioneve virale do ta bëjnë këtë dimër një provë të frikshme për sistemin shëndetësor ukrainas dhe popullin ukrainas, por edhe për botën dhe angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën.
Ai paralajmëroi se “moti i ftohtë mund të vrasë” pasi 10 milionë në Ukrainë janë pa energji elektrike për shkak të temperaturave që pritet të bien në -20C në disa pjesë të vendit. Sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani. Pasi ka pësuar më shumë se 700 sulme, tani është edhe viktimë e krizës energjetike. Ai bëri thirrje gjithashtu që të krijohet një "korridor shëndetësor humanitar" për të gjitha zonat e Ukrainës të rimarrëve rishtazi nga Kievi, si dhe ato të pushtuara nga forcat ruse.
OBSH dhe partnerët e saj do të jenë "gati të mobilizohen në një moment" për të krijuar rrugë për të lejuar dërgimin e furnizimeve thelbësore në zonat që janë të vështira për t'u arritur. Ai shprehu shqetësim të veçantë për 17,000 pacientë në Donetsk, të cilët ai tha se së shpejti mund të mbarojnë me ilaçet kritike antiretrovirale që i mbajnë ata gjallë.
Dron iranian IRAN- Rusia dhe Irani kanë rënë dakord për një partneritet për prodhimin e dronëve të projektuar nga I...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ukraina do të evakuojë civilët nga zonat e çliruara së fundmi të rajoneve Kherson dhe Mykola...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që të...
Peter Szijjarto RUSI- Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka udhëtuar të hënën në Rusi për të marrë ...
Aksident SHBA- Pesë persona janë plagosën pasi një automjet u përplas me një dyqan Apple në Masaçusets. Incidenti...
Foto ilustruese BRUKSEL- Rrjetet kriminale në Ballkanin Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë në tregun rajonal dhe...
Agron Bajrami BRUKSEL- Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka folur rreth propozimit që kryeminstri Albin Kurti ka shtrua...
Giandavide De Pau ITALI- Hetimi për vrasjen e 3 grave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Romë dhe për vrasjen e n...
Stoltenberg SHBA- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli sot mbi rëndësinë e ndihmave ushtarake për Ukrain&...
Pamje nga lufta në Ukrainë UKRAINË- Prokurorët ukrainas thonë se kanë zbuluar katër "vende torture" ruse në qy...