LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Ndihmat ushtarake përcaktuese për negociatat e Kievit me Moskën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ndihmat ushtarake për Ukrainën janë përcaktuese në rezultatin e negociatave të mundshme me Rusinë me synimin për t’i dhënë fund luftës.

21 Nëntor 2022, 18:17 Nga d.a.
Stoltenberg: Ndihmat ushtarake përcaktuese për negociatat e Kievit me
Stoltenberg

SHBA- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli sot mbi rëndësinë e ndihmave ushtarake për Ukrainën. Ai tha se mbështetja për Kievin është jetike për arritjen e një rezultati të pranueshëm dhe fundin e luftës me Rusinë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit me rastin e Ditës së Dinjitetit dhe Lirisë. Ai u shpreh i bindur se populli ukrainas do të arrijë të triumfojë në luftën kundër Rusisë dhe se një ditë ukrainasit do të festojnë fitoren në një tubim në sheshin e pavarësisë në Kiev.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ndihmat ushtarake për Ukrainën janë përcaktuese në rezultatin e negociatave të mundshme me Rusinë me synimin për t’i dhënë fund luftës.

“Është e rëndësishme mënyra se si zhvillohen negociatat. Ne duhet të kuptojmë se kjo luftë ka shumë mundësi që të përfundojë dikur në një tryezë bisedimesh. Por ne gjithashtu e dimë se rezultati i negociatave varet nga forca e vendit në fushën e betejës”, tha zoti Stoltenberg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Madrid.

Sipas zotit Stoltenberg mënyra për të siguruar rezultatin më të mirë për Ukrainën si "një komb sovran, i pavarur dhe demokratik në Evropë" është vazhdimi i mbështetjes ushtarake për vendin.

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Zonja e Parë, Olena Zelenska shënuan Ditën e Dinjitetit dhe Lirisë, duke nderuar sakrificën e popullit ukrainas që nga fillimi i sulmit rus.

Në një fjalim drejtuar kombit, zoti Zelenskyy vlerësoi të gjithë ata që kanë kontribuuar pavarësisht rrezikut nga sulmet e shpeshta me raketa për gati nëntë muaj.

“Mund të ngelemi pa para, pa gaz, pa ujë të ngrohtë, pa drita, por jo pa liri”, tha ai nga pallati presidencial në Kiev.

Dita e Dinjitetit dhe Lirisë është dita që përkujton protestat pro-Bashkimit Evropian të viteve 2013-2014, që njihet si revolucioni i Majdanit për dinjitet, dhe revolucionin portokalli të vitit 2004. Në të dyja rastet, protestat u shoqëruan me rrëzim të qeverisë së Ukrainës.

Videoja e fjalimit të zotit Zelenskyy përfshinte pjesë nga përvjetori i kaluar, kur situata në vend ishte shumë më ndryshe.

"Çfarë ka ndryshuar që para një viti? Shumëçka. Toka jonë është bombarduar. Në qytete e fshatra ka postblloqe dhe pengesa kundër tankeve. Rrugët tona janë më të errëta. Shtëpitë tona janë më të ftohta”, tha zoti Zleenskyy.

“Ka shumë ndryshime, por nuk arritën të ndryshojnë gjënë më të rëndësishme. Sepse ajo nuk ndodhet jashtë, por brenda nesh në zemrat tona. Ajo ngelet e pandryshuar. Prandaj ne do t’u bëjmë ballë”, shtoi ai.

Zoti Zelenskyy tha se një ditë në të ardhmen ukrainasit do të mblidhen në sheshin qëndror të Pavarësisë në Kiev për të festuar fitoren e Ukrainës dhe paqen në të gjithë vendin./VOA/

jens stoltenberg baza detare e nato-s

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës