LIVE UPDATES
Bota

'Paqja' në Gaza! Netanyahu "kërcënon" Hamasin: Nëse nuk pranoni të çarmatoseni, do të shpërthejë ferri

Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

15 Tetor 2025, 08:36 Nga M.L
'Paqja' në Gaza! Netanyahu "kërcënon"
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Një ditë pas vizitës së Presidentit Donald Trump në Tel Aviv dhe shpalljes së fazës së parë të planit të tij të paqes për Gazën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Hamasin nëse nuk pranon çarmatosjen. Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

“Ne ramë dakord t’i japim paqes një shans”, tha Netanyahu të martën, një ditë pasi Trump bëri një vizitë të shkurtër në Tel Aviv për të shënuar fazën e parë të planit të tij të paqes prej 20 pikash për Gazën, duke deklaruar se “lufta ka mbaruar”.

Tani që pengjet e gjalla janë kthyer, Netanyahu tha se demilitarizimi dhe çarmatimi duhet të vijnë më pas.

“Së pari, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët”, tha Netanyahu në një intervistë ekskluzive në Tel Aviv për CBS NEWS.

“Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim”, tha Netanyahu.

Hamasi ka refuzuar dorëzimin e armëve. Ndërsa Trump paralajmëroi të martën se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “SHBA do ta çarmatosë atë”.

Më 13 tetor, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, Hamasi liroi 20 pengje izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli reagoi me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve nga burgjet e tij. Po atë ditë, autoritetet izraelite morën edhe katër trupat e pajetë të pengjeve të vrarë.

Ky shkëmbim është pjesë e fazës së parë të planit 20-pikësh për paqe të shpallur nga Presidenti Trump për Gazën. Më 14 tetor, ai bëri të ditur se ka nisur zbatimi i fazës së dytë, e cila përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, një kërkesë që deri më tani është hedhur poshtë nga grupi.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë masive ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani mbi 67.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa enklava mbetet e shkatërruar në masë të madhe. Popullsia prej 2 milionë banorësh përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ilaçesh./ Dosja.al

benjamin netanyahu donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet