LIVE UPDATES
Bota

Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane në Afganistan

Sulmet në Kabul vijnë pas një përshkallëzimi të madh të armiqësive mes qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët dhe Islamabadit.

27 Shkurt 2026, 11:56 Nga I.A
Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër
Ushtria

PAKISTAN- Disa shpërthime kanë goditur Kabulin disa orë pasi Afganistani dhe Pakistani këmbyen sulme në rajonin kufitar. Dhuna shpërtheu pas disa ditësh tensione të larta dhe një zyrtar i lartë në Islamabad tha se kjo është "luftë e hapur".

“Kupa e durimit është mbushur. Tani është luftë e hapur mes nesh dhe jush [Afganistanit]”, tha ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif të premten.

Burimet lokale i thanë Radios Mashaal të Radios Evropa e Lirë se katër lokacione ishin nën sulm në kryeqytetin afgan, Kabul në orët e para të 27 shkurtit, si dhe një bazë ushtarake në rajonin e Kandaharit.

Aeroplanë ushtarakë janë dëgjuar duke fluturuar teksa janë dëgjuar shpërthime në Kabul.

Zabihullah Mujahid, zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, konfirmoi sulme në “disa zona të Kabulit, Kandaharit dhe Paktias”. Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima.

Ushtria pakistaneze konfirmoi se aeroplanët e saj ushtarakë kanë bombarduar Kabulin. Mosharraf Zaidi, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze tha përmes rrjeteve sociale se “kundërsulmet ndaj caqeve në Afganistan po vazhdojnë”.

Sulmet në Kabul vijnë pas një përshkallëzimi të madh të armiqësive mes qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët dhe Islamabadit.

Vetëm disa orë më herët, Mujahidi tha se Kabuli kishte nisur “një operacion sulmues në shkallë të gjerë kundër qendrave ushtarake dhe instalimeve ushtarake pakistaneze përgjatë Vijës Durand”, një kufi i paqëndrueshëm që përshkon territoret tradicionale fisnore të pashtunëve dhe baluçëve.

Ministria e Mbrojtjes e talibanëve pretendoi se 55 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit ishin vrarë, ndërsa dy baza dhe 19 poste ishin marrë nën kontroll përtej kufirit nga forcat e saj.

Trupat e Islamabadit u kundërpërgjigjën, thanë zyrtarët pakistanezë, ndërsa Zaidi deklaroi se gjithsej 133 pjesëtarë talibanë afganë janë “konfirmuar të vrarë” dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

“Vlerësohet se ka edhe shumë viktima të tjera nga sulmet ndaj objektivave ushtarake në Kabul, Paktia dhe Kandahar”, shtoi ai.

Këto pretendime të të dyja palëve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, megjithatë një banor lokal i Kabulit i tha Radios Mashaal të REL-it se një “shpërthim i madh” tronditi qytetin.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se forcat e shtetit të tij janë të gatshme të “mbrojnë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.

“Ushtria pakistaneze është e vendosur të mos lejojë që paqja dhe siguria e vendit të komprometohen në asnjë rrethanë”, shkroi ai në X.

Vala më e fundit e sulmeve erdhi pasi sulmet ajrore pakistaneze, katër ditë më parë, vranë të paktën 18 persona në provincat Nangarhar dhe Paktika të Afganistanit.

Pakistani tha se i kreu ato sulme ndaj shtatë caqeve militante brenda Afganistanit si një “përgjigje hakmarrëse” ndaj sulmeve të fundit vetëvrasëse, të cilat tha se ishin kryer nga ekstremistë me bazë në Afganistan. Pakistani pretendoi se nga këto sulme u vranë 80 militantë.

Strukturat e sigurisë afgane të drejtuara nga talibanët e mohuan këtë pretendim, duke e cilësuar si “të rremë”, teksa zyrtarë qeveritarë thanë gjithashtu se po përgatisnin “një përgjigje të përshtatshme dhe të kalkuluar”.

Afganistani i mohon akuzat e Pakistanit se po strehon talibanët pakistanezë, që janë një degë e talibanëve afganë që duket se operojnë në mënyrë të ndarë. Tensionet kanë qenë të larta mes dy shteteve që kur Pakistani kreu sulme ajrore ndaj Kabulit në tetor të vitit 2025, dhe më pas kreu sulme shtesë në territorin afgan.

Dhjetëra ushtarë nga të dyja palët u vranë në përleshje me artileri dhe shkëmbime të rënda zjarri vitin e kaluar, para se të arrihej një armëpushim, që u ndërmjetësua nga Katari. Megjithatë, disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, që kishin për synim uljen e tensioneve përgjatë kufirit, kanë dështuar të sjellin një përparim afatgjatë./REL

pakistan afganistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet