LIVE UPDATES
Bota

OXFAM: Dy të tretat e pasurisë së botës në duart e ultra të pasurve

Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës. Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë.

17 Janar 2023, 17:58 Nga k.m.
OXFAM: Dy të tretat e pasurisë së botës në duart e
OXFAM

Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht për herë të parë në 25 vjet. Kjo organizatë bamirëse po bën thirrje për një sistem më të drejt taksimi mes pabarazisë globale në rritje. Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës. Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë.

“Forumi i Davosit, festivali i pasurisë po rikthehet. Ne po sjellim gjetje të reja alarmante që tregojnë se një për qind e popullsisë më të pasur të botës zotëron dy të tretat e gjithë pasurisë së krijuar në botë që nga viti 2020”, thotë Nabil Ahmed nga shoqata bamirëse Oxfam.

Oxfam thotë se burimi i kësaj pasurie ka rezultuar pjesërisht nga paratë e qeverive të investuara në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbyllnin shumë aktivitete në vitin 2020.

“Kjo ishte thelbësore. Por në të njëjtën kohë, ultra të pasurit ishin në gjendje të rrisnin vlerën e pasurive të tyre nga këto investime të mëdha qeveritare, që rezultuan në rritjen e tregut të aksioneve. Në mungesë të një sistemi taksimi më progresiv, ultra të pasurit ishin vërtet në gjendje të mbushnin xhepat e tyre”, thotë Ahmed.

Sipas shoqatës bamirëse Oxfam, të paktën 1.7 miliardë punëtorë jetojnë tani në vende ku inflacioni po rritet me një ritëm më të lartë se sa pagat e tyre, që do të thotë se ata po varfërohen. Megjithatë, pasuria e miliarderëve është rritur pasi inflacioni po shkakton rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Ne kemi të dhëna që tregojnë se si nëntëdhjetë e pesë korporata ushqimore dhe energjetike ishin në gjendje të dyfishonin të ardhurat e tyre në vitin 2022”, thotë Ahmed.

Oxfam po bën thirrje për një taksë të veçantë për kompanitë e energjisë dhe ato ushqimore, të cilat kanë patur fitime të mëdha së fundmi. Shoqata bamirëse gjithashtu po bën thirrje për vendosjen e një takse deri në pesë për qind për multimilionerët dhe miliarderët e botës.

“Pabarazia ekstreme nuk është e pashmangshme. Një parakusht strategjik për një botë më të barabartë është taksimi i ultra të pasurve. Kjo nuk do të ndikonte tek infermierët, mësuesit dhe klasën e mesme, por tek individët me të ardhura të larta, duke u siguruar që ata të paguajnë taksa që janë shumë më të drejta”, thotë Ahmed.

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror në Davos këmbëngulin se takimi u sjell dobi të gjithëve.

“Kemi shumë probleme të rëndësishme. Ne me të vërtetë duhet të gjejmë zgjidhje për luftërat dhe konfliktet. Duhet të shmangim një rënie të re ekonomike. Kemi dhjetë vjet rritje të ulët ekonomike, të ngjashme me atë të viteve 1970. Ne kemi nevojë që të gjitha palët të jenë pjesë e punës së krijimit të një ekonomie globale më të sigurt, më gjithëpërfshirëse dhe në rritje”, thotë Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror.

Banka Botërore paralajmëroi në tetor se përparimi në trajtimin e varfërisë ekstreme është ndalur për shkak të rritjes së inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike./VOA

oxfam

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet