24 Prill 2023, 13:04
Nga I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se haptazi dhe vazhdimisht angazhohet “për të penguar” mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas Osmanit, një angazhim i tillë është kundër frymës së Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që palët arritën në Bruksel në shkurt, por edhe Aneksit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që u arrit në Ohër në fund të marsit.
“Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, akt ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare”, tha Osmani.
Këto komente Osmani i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas KQZ-së, ishte vetëm 3.47 për qind.
Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotimin e tyre.
Osmani tha se dalja e ulët në zgjedhje ishte për shkak se banorët në atë zonë iu nënshtruan “kërcënimeve dhe shantazheve” që të bojkotonin zgjedhjet.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia atribuoi daljen e ulët në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri, atmosferës “së frikësimit dhe shantazhit”.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Marrë nga REL
vjosa osmani zgjedhjet ne veri te kosoves
Bota
24 Prill 2023, 12:07
I.A
Foto Ilustruese
Lista e sanksioneve kundër Rusisë është e gjatë: ajo fillon nga qymyri dhe nafta deri tek kavjari. 1242 masa ...
Bota
24 Prill 2023, 10:55
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet e djeshme në komunat veriore u zhvilluan të qet...
Bota
24 Prill 2023, 09:44
I.A
Aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në udhëkryqin e Komoranit në Kosovë. Në aksident jan&eu...
Bota
24 Prill 2023, 09:39
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku, i cili nuk e ka vizituar vendin e tij të origjinës, Argjentinën që kur u nis p&eu...
Bota
24 Prill 2023, 09:24
I.A
Boeing 737
SHBA- Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroport të dielën në mëngjes në Columbus, O...
Bota
24 Prill 2023, 09:20
I.A
PE
BRUKSEL- Plot 305 amendamente janë paraqitur nga deputetët e Parlamentit Evropian në draft-raportin vjetor për Kosovën, të...
Bota
24 Prill 2023, 08:38
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Të shtëna me armë në SHBA. Të paktën 9 adoleshentë u plagosën në një festë...
Bota
24 Prill 2023, 08:16
Sudan
SUDAN- Bundeswehr ka vazhduar fluturimt e evakuimit të dielën me sukses, bëhet e ditur nga vetë ushtria gjermane. 311 vetë k...
Bota
24 Prill 2023, 07:29
Ukrainë
UKRAINË- Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azer të Zërit të Amerikës, Idrak Jamalbeyli dhe ...
Bota
23 Prill 2023, 22:58
k.m.
Foto ilustruese
Organizata Demokracia në Veprim (DnV) tha se refuzimi i partive serbe dhe tërheqja e kandidatëve nga gara zgjedhore b&e...