LIVE UPDATES
Bota

OSBE, raport për mënyrën e trajtimit të rasteve të terrorizmit nga institucionet në Kosovë

Ky është një nga përfundimet e një raporti të kësaj organizate me titull “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës”, që vlerëson punën e këtyre institucioneve gjatë vëzhgimit të 220 seancave gjyqësore në 54 raste të lidhura me terrorizmin, në periudhën mes viteve 2018 dhe 2020.

19 Shtator 2022, 20:10 Nga e.k
OSBE, raport për mënyrën e trajtimit të rasteve të
Departamenti i Krimeve të rënda në Kosovë

KOSOVË- Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë tha të hënën se institucionet e Kosovës po dëshmojnë përkushtim në ndjekjen e veprave penale të terrorizmit, por sfidë mbetet mungesa e transparencës në mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.

Ky është një nga përfundimet e një raporti të kësaj organizate me titull “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës”, që vlerëson punën e këtyre institucioneve gjatë vëzhgimit të 220 seancave gjyqësore në 54 raste të lidhura me terrorizmin, në periudhën mes viteve 2018 dhe 2020.

Një nga autoret e këtij raporti, Kirsty Brimelow, tha se me gjithë përkushtimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në luftën kundër terrorizmit, brenda tyre mungon transparenca në lidhje me vendimet e tyre.

“Vazhdon të ketë mungesë të transparencës për qartësinë e provave që mbështesin ngritjen e aktakuzave, dhe me qartësi të pamjaftueshme se cilat elemente të veprës penale janë duke u zbatuar. Paraburgimi caktohet në mënyrë rutinore përpara se të dorëzohet ndonjë provë në bazë të aktakuzës, dhe aktgjykimeve të shqiptuara nga gjykatat për shpalljen fajtor dhe dënimin u mungon transparenca dhe arsyetimi i hollësishëm mbi elementet e veprës penale dhe barra e provës që është zbatuar, analiza e provave dhe veçoritë e të pandehurit”, tha ajo.

Sipas raportit, institucionet e rendit dhe drejtësisë përballen me mangësi në gjetjen e provave mbi të cilat mbështeten aktakuzat dhe mangësi në arsyetimin për përdorimin e paraburgimit në pritje të gjykimit. Raporti bën thirrje që t’u kushtohet më tepër vëmendje lidhjeve ndërmjet rasteve individuale dhe grupeve terroriste, dhe që policia dhe prokurorët të përdorin mundësitë për të mbledhur informata nga të dyshuarit ose personat e dënuar.

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Ambasadori Michael Davenport, tha se në cdo ndjekje në rastet e terrorizmit duhet të respektohet të drejtat e njeriut.

“Rreziku nga terrorizimi ndryshon vazhdimisht dhe se bashkë me të duhet të ndryshoj edhe përgjigja, ndjekja e hetimit, ndjekja penale dhe gjykimi që janë vendimtare. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe t'u përgjigjemi sfidave, por gjithmonë të kujtojmë se reagimi ynë duhet të respektojë të drejtat themelore të njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha ai.

Afrim Shefkiu nga Zyra e Prokurorisë së Posaçme tha se të gjitha rastet që lidhen me terrorizëm trajtohen sipas ligjeve të Kosovës dhe Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

“Veprat penale kundër terrorizmit janë specifike veçmas veprat penale të përgatitjes së akteve terroriste, aty nuk ka kompromis sepse këta veprojnë me bashkëlidhje, bashkëndërlidhje dhe bashkëveprim dhe se mjafton një shkëndijë apo një dhënie të informacionit të dështoj rasti plotësisht”, tha zoti Shefkiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se bashkëpunimi ndër institucional është çelësi i suksesit në përballjen me këtë dukuri dhe se sipas saj institucionet mbetën të përkushtuara në luftimin dhe parandalimin e rasteve apo veprave të terrorizmit.

Raporti thekson se legjislacioni i Kosovës kundër terrorizmit është përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, por ligji për parandalimin e pastrimit të parasë dhe luftimin e financimit të terrorizmit duhet të ndryshohet dhe të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova është përballur me raste të shumta të radikalizmit dhe disa qindra qytetarë të saj qrnë bashkuar me organizata ekstremiste në luftën e Sirisë.

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet