Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Orbani është kritik i ndihmës së Perëndimit për Ukrainën në luftë kundër pushtuesit rus, dhe ka marrëdhënie më të mira me Putinin se çdo lider evropian. Ai tha se fakti se Hungaria mban kryesimin e BE-së tani, nuk i jep atij mandat të udhëheqë negociata në emër të bllokut.
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se nuk është në pozitë për të udhëhequr bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai i bëri këto komente para se të mbërrinte në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Orbani është kritik i ndihmës së Perëndimit për Ukrainën në luftë kundër pushtuesit rus, dhe ka marrëdhënie më të mira me Putinin se çdo lider evropian. Ai tha se fakti se Hungaria mban kryesimin e BE-së tani, nuk i jep atij mandat të udhëheqë negociata në emër të bllokut.
“Unë nuk kam nevojë për një mandat, sepse unë nuk përfaqësoj asgjë”, tha Orban gjatë një interviste të rregullt mëngjesore në radio të premten.
Orban mbërriti në Moskë më vonë dhe do të takohet me Putinin, konfirmoi zëdhënësi i tij Bertalan Havasi për mediumin shtetëror hungarez, MTI.
“Krejt çka bëj unë është, shkoj nëpër vende ku ka luftë, apo kërcënim për luftë që kërcënon Bashkimin Evropian dhe Hungarinë, apo që ka pasoja të këqija për to, dhe bëj pyetje”, shtoi ai.
Një ditë para vizitës së Orbanit në Moskë, Charles Michel, president i Këshillit Evropian, shkroi në X se "udhëheqja me rotacion e presidencës së BE-së nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së".
"Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën", tha Michel.
Në fillim të kësaj jave, Orbani u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev, ku i bëri thirrje atij ta shqyrtojë një marrëveshje për armëpushim për t’i dhënë fund më shpejt luftës me Rusinë.
Të premten, Orbani tha se i bëri Zelenskyt “tri prej katër pyetjeve të rëndësishëm” për të kuptuar se “sa larg është Kievi në gjendje të shkojë për paqen”.
Orbani e vizitoi Rusinë më 2022, por s’u takua me Putinin. Megjithatë, ata janë takuar në vende të tjera prej atëherë./ REL
rishi sunak BRITANI- Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak iu drejtua publikut britanik jashtë Downing Street për të shënuar fundi...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë n&e...
keir starmer BRITANI- Pas 14 vjetësh qeverisjeje konservatore në Downing Street Nr 10 duket se do të ketë ndryshim politik. Sipas p&eu...
BRITANI- E ndërsa në Europë fryn një erë e krahut të djathtë, Mbretëria e Bashkuar kthehet në të majt&e...
liz truss BRITANI- Ish-kryeministrja britanike Liz Truss ka pësuar një tjetër poshtërim të paprecedentë, duke humbur vendin e...
Aksident GJERMANI- Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milion...
downing street BRITANI- Fundi është afër për qëndrimin e Rishi Sunak në Downing Street 10 dhe mandatin e Jeremy Hunt në ...
keir starmer, rishi sunak BRITANI- Partia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të pr...
keir starmer BRITANI- Pak ditë para zgjedhjeve dhe sigurimit tashmë të fitores së laburistëve dhe postit si kryeministër i Mb...
Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur deklaratën Ambasadorit të Shteteve të Ba...