LIVE UPDATES
Bota

Opinion/ Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE

Në Evropë po përhapet paniku për krizën energjetike. Por paketa e shpëtimit prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane nuk mund të jetë një model për të gjithë BE-në, thotë Bernd Riegert.

5 Tetor 2022, 08:12 Nga I.A
Opinion/ Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE
Foto Ilustruese

GJERMANI- Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të paprecedentë? Kështu vendosi BE-ja gjatë krizës së Koronës 2020. Gjermania, e drejtuar asokohe nga kancelarja Angela Merkel, bëri një kthesë të fortë në politikën fiskale në atë kohë. Gjermania e kishte refuzuar gjithmonë në mënyrë kategorike borxhin e përbashkët evropian. Por epërsia e krizës, e cila e zhyti të gjithë Evropën drejt tatëpjetës ekonomike, e detyroi ta rishikonte qëndrimin e saj. Fondi i Ndihmës për virusin Korona është parashikuar të shpërndajë gjithsej 750 miliardë euro grante dhe kredi të volitshme. Nëse do të arrihet efekti i dëshiruar dhe nëse borxhet do të shlyhen ndonjëherë, siç premtuan Merkel dhe kolegët e saj, kjo nuk dihet. Borxhi i përbashkët, për të cilin janë bërë garant veçanërisht vendet anëtare me performancë të lartë, do të ishte një përjashtim absolut.

Berlini hap rrugën për borxh të ri

Deri më sot. Në takimin e ministrave të Financave në Luksemburg, gjithnjë e më shumë vende anëtare dhe dy komisionerë të BE-së apeluan sërish në "solidaritetin europian”, pra kërkuan më shumë borxhe në nivel të BE-së. Frika po përhapet, madje po përhapet paniku, se kriza e madhe energjetike e shkaktuar nga Rusia mund të çojë në rënie të madhe të prodhimit industrial në Evropë. Dhe qeveritë me borxhe të mëdha po kuptojnë se ato thjesht nuk kanë kapacitet fiskal për të ulur presionin mbi bizneset dhe elektoratin në vendet e tyre, presion ky i krijuar nga çmimet e rritura. Në vend të kursimit, hapjes së burimeve të reja të energjisë dhe përgatitjes së popullatës për kohë të vështira, tani po vjen ajo që pritej: thirrja më komode për ndihmë nga Evropa, nga  shtetet më të fuqishme - mbi të gjitha nga Gjermania.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili nuk ka aq përvojë në këtë post, ua hapi oreksin, kur të enjten e kaluar së bashku me kancelarin Scholz dhe ministrin e Ekonomisë Habeck, ai ofroi një paketë shpëtimi prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane - paketë kjo e lindur nga nevoja që ka Gjermania në planin e brendshëm. Në koalicionin qeverisës të Berlinit, Lindner përkundër të gjitha betimeve, ra dakord ta rriste borxhin për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga mungesa e energjisë. Ky "bumi i dyfishtë", siç e quan paketën kancelari në gjuhën e tij të çuditshme, natyrisht ngjall lakmi tek fqinjët evropianë: Fondin për paketën e shpëtimit për prodhimet "made in Germany”, i cili nuk dihet ende se si do të funksionojë, Gjermania mund ta përdorte edhe për BE-në, dëgjohet të thuhet në disa vende anëtare.

Si për ironi, Orban dhe Meloni

Mund ta përdorte? Duhet ta përdorte? Jo! Kriza energjetike nuk mund të krahasohet me krizën e virusit Korona. Ajo shkon shumë më thellë, është shumë më e shtrenjtë dhe do të mbetet. Korona shkaktoi vetëm një rënie të madhe të kërkesës dhe do të mbarojë dikur. Mungesat jashtëzakonisht të shtrenjta në furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe shumë vite pasi – siç shpresojmë - Vladimir Putini ta ketë humbur luftën e tij. Dhe ndryshe nga kriza e Koronës, as shteti dhe as Evropa nuk do të jenë në gjendje t'i mbrojnë njerëzit nga pasojat drastike të recesionit të shkaktuar nga Putini. Kjo do të kushtojë prosperitet dhe standard jetese.

Ministrat e Financave të BE-së kishin premtuar se do t'i koordinonin masat e shpëtimit dhe nuk do t'i subvenciononin industritë e tyre në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Por kjo nuk po shihet. Megakriza i ka bërë të gjithë të shohin punët e veta. Është e paskrupullt që kryeministrja e ardhshme e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, dhe autokrati hungarez anti-BE, Viktor Orban, tani po kërkojnë para nga Evropa, d.m.th nga Gjermania. Italia ka nisur prej kohësh paketat e saj të shpëtimit dhe tashmë po mbledh 200 miliardë euro nga fondi i ndihmës për koronavirusin. Hungaria vazhdon të blejë gaz dhe naftë të lirë nga Rusia dhe kritikon ashpër sanksionet. Miku i Putinit Viktor Orban nuk ka fituar asnjë cent evropian në këtë krizë! Kriza ekonomike do të intensifikohet në muajt e ardhshëm nëse vazhdon lufta e pakuptimtë e Rusisë kundër Ukrainës. Presioni ndaj ministrit gjerman të Financave për të bërë një tjetër kthesë dhe gjithashtu për të rënë dakord për një borxh të ri evropian me pasoja të panjohura do të rritet.

BE-ja duhet t'u përgjigjet pyetjeve

Para së gjithash, qeveritë evropiane duhet të përqendrohen në blerjen e energjisë së bashku dhe jo të garojnë me  njëra-tjetrën në tregjet tashmë të egërsuara. Përveç kësaj, ato duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hequr së bashku fitimet e tepërta nga korporatat evropiane dhe për të rishpërndarë të ardhurat. Kjo do të ishte një qasje e mirë ndaj solidaritetit evropian. Evropianët më në fund duhet të mendojnë edhe se si do ta përballojnë mungesën e gazit ose të energjisë elektrike të krijuar në tregjet evropiane pa kufij. Çfarë ndodh nëse vendi tranzit i gazit, Gjermania, merr shumë pak gaz për të furnizuar fqinjët e saj? Këto po që janë pyetje konkrete të solidaritetit evropian, të cilave duhet t'u përgjigjen tani politikanët. Thirrjet komode për ndihma financiare nga Gjermania nuk ndihmojnë aspak.

Marrë nga DW

paketa gjermane e ndihmes angela merkel be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës