LIVE UPDATES
Bota

OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja/ The Economist: Çfarë mund të presim nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese në vitin 2025?

Më 5 dhjetor, kompania e Inteligjencës Artificiale OpenAI, që ka krijuar aplikacionin e famshëm ChatGPT, filloi një sërë dërgesash, që i quajti “12 days of Shipmas”. Firma ka përfshirë në dërgesa edhe një udhëzim të hollësishëm të Sora-s, mjetit të krijimit të videove, si dhe Canvas, një produkt shkrimi dhe kodimi.

28 Dhjetor 2024, 08:20 Nga M.B
OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja/ The
Foto ilustruese

SHBA- 12 ditët e Krishtlindjeve fillojnë më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale.Më 5 dhjetor, kompania e Inteligjencës Artificiale OpenAI, që ka krijuar aplikacionin e famshëm ChatGPT, filloi një sërë dërgesash, që i quajti “12 days of Shipmas”. Firma ka përfshirë në dërgesa edhe një udhëzim të hollësishëm të Sora-s, mjetit të krijimit të videove, si dhe Canvas, një produkt shkrimi dhe kodimi.

Google, që të mos mbesë mbrapa, ka përveshur mëngët. Më 11 dhjetor, ai shpalosi një model të ri të Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të quajtur Gemini 2.0. Gjithashtu, paraqiti prototipa të dy produkteve të Inteligjencës Artificiale të mundësuar nga ky model.

Produktet quhen Astra dhe Mariner. Këto mund të kryejnë veprime në emër të një përdoruesi. Në këto dy njoftime, vihet re një popullaritet më i madh i produkteve sesa i modeleve të Inteligjencës Artificiale.

Ndërkohë që studiuesit të cilët merren me modelet e mëdha gjuhësore po përpiqen të shtyjnë kufijtë e Inteligjencës Artificiale, nga ana tjetër, zhvilluesit janë nën trysni për të nxjerrë produkte të zgjuara që provojnë se gjithë kjo zgjuarsi mund të vihet në praktikë.

Asgjë nuk është e lehtë

Zhvillimi i produkteve të tilla nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese, është një gjë e vështirë. Zhvilluesit e tyre zakonisht punojnë duke pasur në mendje se çfarë i nevojitet konsumatorit.

Por Inteligjenca Artificiale gjeneruese po evoluon aq shpejt saqë teknologjia po përcakton produktin. “Normalisht nuk duhet të jesh si një çekiç në kërkim të gozhdës”, thotë Kevin Weil, shefi i produkteve në firmën OpenAI. Por “çdo dy muaj, kompjuterët mund të bëjnë diçka që ne nuk kemi mundur ta bëjmë më parë”.

Sidoqoftë, ka pasur shumë defekte gjatë hedhjes në treg të këtyre produkteve. OpenAI duhej të pezullonte qasjen në produktin Sora, menjëherë pasi kjo e fundit u mundësua për abonentët e aplikacionit ChatGPT, sepse ndikoi në uljen e kërkesës, tha drejtuesi i kompanisë, Sam Altman.

Ata që e provuan, edhe pse u la mbresë, vunë re se produkti kishte probleme.

Një nga më të dukshmet ishte se ai nuk mund të paraqiste dot lëvizjet e ndërlikuara në një mënyrë realiste. Marques Brownlee, një studiues i teknologjisë, vuri në dukje se Sora kishte shumë gjasa të “ngatërronte” çdo gjë që ecte me katër këmbë. Disa sende zhdukeshin rastësisht.

Edhe agjentët e Google hasën vështirësi me produktet e tyre. Astra, e cila tani për tani mundësohet vetëm për një grup të vogël prove “të besuar”, mund të shpjegojë në disa gjuhë se çfarë sheh nëpërmjet kamerës së një telefoni dhe ka qasje në faqet e Google si “Search” dhe “Maps”.

Gjatë një prove ku po përshkruante pikturat e famshme, Astra fliste me njohuri për to. Por ngeci kur u pyet nga The Economist se cili ishte qyteti ku ishin ekspozuar shumica e pikturave origjinale.

Mariner, prototipi tjetër i ri i Google, mund të kryejë detyra në Internet, si mbushja e një shporte blerjeje në një supermarket online. Por ai nuk mund ta kryejë vetë pagesën.

Silicon Valley ka pritshmëri të larta për Inteligjencën Artificiale me agjentë. Përdorimi i agjentëve për të shkuar nga “biseda në të bërit”, mund të jetë një nga përparimet e mëdha teknologjike të vitit 2025, thotë Alex Wang i Scale, një kompani e Inteligjencës Artificiale. Prej kësaj shprese, janë rritur çmimet e aksioneve të gjigantëve të softuerit si Salesforce.

Ai tha këtë muaj se kishte arritur marrëveshje me më shumë se 200 klientë për Agentforce, agjentin e saj të Inteligjencës Artificiale, brenda një jave që nga hedhja e tij në treg në muajin tetor. Microsoft, rivali i tij më i madh, ka paraqitur një sërë agjentësh të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, krijimi i agjentëve të Inteligjencës Artificiale, është më i vështirë se krijimi i chatbot-eve, për disa arsye. Një arsye janë të dhënat. Ndryshe nga chatbot-et, të cilët marrin të dhëna nga Interneti për t’iu përgjigjur pyetjeve, agjentët kërkojnë të dhëna për mënyrën se si kryhen detyrat, duke përfshirë renditjen e veprimeve dhe arsyetimin pas tyre.

Për detyrat rutinë, si përpunimi i porosisë së një klienti nuk ka problem sepse ato janë të drejtpërdrejta. Por në shumë raste, do të jetë e vështirë të gjenden të dhëna të mjaftueshme për të trajnuar mjetin.

Problemi i dytë është besimi. Në rastin e chatbot-it, është e lehtë të kontrollosh nëse ai ka dhënë një përgjigje të saktë apo të gabuar. Mund të jetë më e vështirë për të kontrolluar për shembull, nëse një agjent i Inteligjencës Artificiale ju ka rezervuar restorantin apo pushimet më të mira brenda buxhetit tuaj.

Google e parandalon qëllimisht Mariner që të shpenzojë para në rast se nuk ka siguri në marrjen e vendimit. Përdoruesit gjithashtu mund të mos pranojnë që t’u japin agjentëve të Inteligjencës Artificiale të dhëna të ndjeshme, për shembull, për historinë e tyre të blerjeve, edhe pse këto të dhëna mund të jenë të nevojshme për funksionimin e duhur të mjetit.

Problemi i fundit është kostoja. Për të arsyetuar, për të planifikuar dhe për të zgjidhur problemet në emër të përdoruesve, agjentët e Inteligjencës Artificiale kanë nevojë për qasje në modele që mund të kryejnë detyra të ndërlikuara.

Ata gjithashtu kanë nevojë për kohë për kryerjen e detyrës dhe duhet të bashkëveprojnë me mjete të tjera, për shembull, me një browser në Internet.

Gjithashtu kanë nevojë për shumë memorie për të mundësuar një shërbim të përshtatshëm për përdoruesit. E gjithë kjo është e ndërlikuar dhe e shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe kërkon shumë fuqi kompjuterike.

Tashmë trysnitë e kostos kanë filluar të shfaqen. Më 5 dhjetor, firma OpenAI hodhi në treg një version “pro” të ChatGPT, me qasje të pakufizuar në të gjitha funksionet e tij më të fundit.

Kjo mund të përfitohej duke paguar 200 dollarë në muaj, dhjetë herë më shumë se çmimi i abonimit bazë. Alphabet, kompania që zotëron Google, është më e pasur dhe ka mundësinë të jetë më bujare.

Sidoqoftë, nëse agjentët e Inteligjencës Artificiale i përmbushin pritshmëritë, konsumatorët mund të mendojnë se kostoja shtesë ia vlen barra qiranë./ Monitor

Problematika

Krijimi i agjentëve të Inteligjencës Artificiale, është më i vështirë se krijimi i chatbot-eve, për disa arsye. Një arsye janë të dhënat. Ndryshe nga chatbot-et, të cilët marrin të dhëna nga Interneti për t’iu përgjigjur pyetjeve, agjentët kërkojnë të dhëna për mënyrën se si kryhen detyrat, duke përfshirë renditjen e veprimeve dhe arsyetimin pas tyre. Për detyrat rutinë, si përpunimi i porosisë së një klienti nuk ka problem sepse ato janë të drejtpërdrejta. Por në shumë raste, do të jetë e vështirë të gjenden të dhëna të mjaftueshme për të trajnuar mjetin.

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës