E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
OKB-ja për të monitoruar pasurimin e uraniumit në uzinën bërthamore të Natanzit
Irani planifikon që të instalojë edhe dy pajisje në centrifugat e saj të avancuara, që do t’i lejonin Teheranit të pasurojë me shpejtësi më shumë uranium, tha vëzhguesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara.
Vendimi për të vendosur këto pajisje të reja në centrifugat IR-6 në uzinën nëntokësore Natanz vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore më 8 qershor vendosi që të censurojë Iranin. Kjo agjenci tha se Irani ka dështuar që të ofrojë “informacione të besueshme” mbi materialet bërthamore që janë gjetur në tri uzina të padeklaruara bërthamore në Republikën Islamike.
Edhe para se anëtarët e agjencisë së OKB-së të votonin, Irani ndali dy pajisje që përdoren nga OKB-ja për të monitoruar pasurimin e uraniumit në uzinën bërthamore të Natanzit. Zyrtarët iranianë po ashtu kanë kërcënuar se do të ndërmarrin më shumë hapa teksa kriza kërcënon që të zgjerohet edhe më tej.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, deklaroi të enjten se gjatë mbledhjes të mbajtur në Vjenë u tha anëtarëve se Irani po planifikon që të vendosë pajisje të reja në Natanz, përkatësisht do të vendosen pajisje që do të mundësojnë rrotullimin më të shpejt të centrifugave që përdoren për pasurimin e uraniumit.
Centrifugat IR-6 mund të prodhojnë uranium dhjetë herë më shpejtë sesa gjenerata e parë e centrifugave, që ishte kufizuar në marrëveshjen e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore.
Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani duhet të kufizojë pasurimin e uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet.
Që atëherë, në Vjenë po mbahen bisedime për ringjalljen e marrëveshjes që synon frenimin e programit bërthamor të Teheranit.
Ekspertët kanë paralajmëruar se Irani ka pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti, ndërkaq 90 për qind pastërti është niveli për prodhimin e armëve bërthamore.
Irani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore edhe pse ekspertët e OKB-së dhe inteligjenca perëndimore kanë paralajmëruar se Teherani po synon të krijojë armë bërthamore.
Marrë nga REL
Foto ilustruese UKRAINË- Lufta në Ukrainë është në muajn e tretë të kaosit që nga nisja. Sot, debati ësht...
Turistja amerikane ITALI- Një turiste amerikane ka dëmtuar shkallët historike Spanjolle të Romës pasi hodhi një skuter elektr...
Zogjtë Fotografi Charles Davis ka fotografuar natyrën për më shumë se një dekadë. Së fundmi Charles ka publikuar di...
Foto ilustruese Në një fjalim televiziv këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka përsëritu...
Brett Kavanaugh SHBA- Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vriste anëtarin e Gjykatës së Lartë Brett Ka...
Universiteti i Oxfordit BRITANI E MADHE-Universiteti i Oxfordit ka rënë me dy vende në renditjen e re të universiteteve globale. ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se qyteti lindor i Severodonetsk mbetet epiqendra e konfliktit n&eu...
Foto ilustruese MBRETËRIA E BASHKUAR- Çmimi i benzinës shënoi rritjen e tij më të madhe në 17 vitet e fundit. Të ...
Tajlandë TAJLANDË- Tajlanda ka legalizuar përdorimin e kanabisit. Tashmë njerëzit në Tajlandë mund të rrisin bim&eu...
Antonio Guterres SHBA-Shefi i Organizatës së Shteteve të Bashkuara Antonio Guterres, ka deklaruar se pasojat për botën nga pushti...