LIVE UPDATES
Bota

Oda Ekonomike dorëzon padi kundër ZRRE-së lidhur me tregun e lirë të energjisë

OEK tha në Facebook se i paditi kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, si dhe anëtarët e bordit të saj.

8 Dhjetor 2025, 22:32 Nga DOSJA
Oda Ekonomike dorëzon padi kundër ZRRE-së lidhur me tregun e
foto ilustruese

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi të hënën se e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një padi kundër rregullatorit të energjisë në vend, duke e akuzuar për disa shkelje, përfshirë “moszbatimin” e vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me tregun e lirë të energjisë.

OEK tha në Facebook se i paditi kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, si dhe anëtarët e bordit të saj.

Ajo i akuzon ata për shkelje si “mosekzekutimin e vendimit gjyqësor, keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, shkeljen e detyrimit zyrtar, mashtrimin në detyrë, cenimin e interesit ekonomik publik”.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme i shfuqizoi dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kishin krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend.

Ajo erdhi në përfundim se kufiri ndërmjet konsumatorëve që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal dhe atyre që janë të detyruar të kalojnë në tregun e lirë, nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të parashikueshme.

Ajo gjeti gjithashtu se disa dispozita të udhëzuesve të ZRRE-së nuk përputheshin me ligjin për energjinë elektrike në Kosovë, dhe direktivat e Bashkimit Evropian për energjinë.

Pas vendimit, OEK-i tha se i kërkoi rregullatorit të energjisë të fillojë ta zbatojë aktgjykimit e Supremes dhe t’i kthejë në furnizim me çmime të rregulluara bizneset e futura “me dhunë” në tregun e lirë.

“Dorëzimi i kallëzimit mbështetet në aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Supreme, dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRRE-së, si dhe materialet që dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar”, tha OEK.

Në një përgjigje të ZRRE-së dërguar Odës Ekonomike më 5 dhjetor, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se Supremja nuk e ka urdhëruar atë ta pezullojë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, nuk ka konstatuar të drejtë të re për furnizim universal dhe nuk ka urdhëruar rikthimin e konsumatorëve në shërbimin universal.

“Aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk ka konstatuar asnjë parregullsi, mospërputhje apo element pavlefshmërie në këto kontrata, dhe nuk ka dhënë asnjë urdhër që cenon vlefshmërinë ose ekzekutimin e tyre. Për pasojë, kontratat mbeten plotësisht të vlefshme dhe prodhojnë të gjitha efektet e tyre juridike”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Në qershor, rregullatori i energjisë i detyroi të gjitha bizneset e mëdha në vend - me mbi 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – të dalin në treg të lirë të energjisë.

Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më çmime të rregulluara pra në tregun universal, por blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive private, të licencuara për tregtim.

Sipas ZRRE-së, në këtë proces janë të përfshira rreth 1.300 biznese, që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme.

Komuniteti i biznesit e ka kundërshtuar vendimin, përfshirë përmes protestave, duke e vlerësuar të dëmshëm për shkak të çmimeve të larta që po ofrojnë furnizuesit e licencuar.

Në total 27 kompani janë të licencuara për tregtim me energji elektrike - dhe tri të tjera në proces licencimi.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë i ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre për zgjerim dhe punësim.

Kompania “Pestova” në Vushtrri - e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates dhe numëron 260 punëtorë të rregullt - i tha Radios Evropa e Lirë se e ka ndaluar një linjë të re prodhimi dhe e ka pezulluar punësimin e 20 punëtorëve të rinj, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

Edhe pse ka shpenzuar 4% më pak rrymë në shtator të këtij viti, fatura e saj është rritur nga 10.962 euro në 25.535 euro - një rritje mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar./REL

oda ekonomik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet