LIVE UPDATES
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH tha se, megjithëse normat globale të vetëvrasjeve kanë rënë disi vitet e fundit, përparimi në luftën kundër këtij problemi ka qenë shumë i ngadalshëm, raporton AFP. Në vitin 2021 – viti i fundit për të cilin ishin të disponueshme të dhëna – u regjistruan rreth 727.000 vetëvrasje në mbarë botën, tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara.

2 Shtator 2025, 13:20 Nga E. D
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga
foto ilustruese

SHBA- Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për veprime urgjente për të frenuar një krizë në rritje të shëndetit mendor, veçanërisht mes të rinjve.

OBSH tha se, megjithëse normat globale të vetëvrasjeve kanë rënë disi vitet e fundit, përparimi në luftën kundër këtij problemi ka qenë shumë i ngadalshëm, raporton AFP. Në vitin 2021 – viti i fundit për të cilin ishin të disponueshme të dhëna – u regjistruan rreth 727.000 vetëvrasje në mbarë botën, tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara.

“Globalisht, vetëvrasja përbën më shumë se një në çdo 100 vdekje, dhe për çdo vdekje ka 20 tentativa vetëvrasjeje”, tha Devora Kestel, shefe e përkohshme e departamentit për sëmundjet jo të transmetueshme dhe shëndetin mendor në OBSH.

Këto vetëvrasje prekën shumë jetë dhe burime jetese të tjera, pasi miqtë, kujdestarët dhe të dashurit u detyruan të përballen me vështirësi të paimagjinueshme, u tha ajo gazetarëve. Raporti Shëndeti Mendor Botëror Sot i OBSH-së theksoi se vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve tek të rinjtë nëpër gjeografi dhe kontekste socio-ekonomike.

Në vitin 2021, ajo ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për vajzat dhe gratë e moshës 15 deri 29 vjeç, dhe shkaku i tretë për meshkujt në të njëjtën grupmoshë, thuhet në raport. Megjithëse norma globale e vetëvrasjes sipas moshës ka rënë për 35 përqind ndërmjet viteve 2000 dhe 2021, bota është ende larg objektivit të saj: në vend të uljes për një të tretën të normave të vetëvrasjes ndërmjet 2015 dhe 2030, progresi aktual sugjeron se do të arrihet vetëm një ulje prej 12 për qind, sipas OBSH-së.

Rënie u panë në çdo rajon përveç në kontinentin e Amerikës, ku norma e vetëvrasjes u rrit për 17 përqind në të njëjtën periudhë. Gati tre të katërtat e të gjitha vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura më të ulëta, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë globale.

Edhe pse vendet më të pasura kanë një normë më të lartë vetëvrasjesh, në raport me popullsinë, është e vështirë të krahasohet, pasi ato gjithashtu kanë të dhëna më të sakta se vendet me të ardhura të ulëta, theksoi OBSH. Agjencia paralajmëroi se, ndërsa normat e vetëvrasjeve kanë qenë në rënie të ngadaltë, përhapja e çrregullimeve mendore, si ankthi dhe depresioni, është në rritje.

“Ndërmjet viteve 2011 dhe 2021, numri i njerëzve që jetojnë me çrregullime mendore u rrit më shpejt sesa popullsia globale”, thuhet në raport.

Sipas gjetjeve më të fundit, më shumë se një miliard njerëz po jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor. OBSH shprehu shqetësim të veçantë për rritjen e shqetësimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë. Edhe pse ka një sërë faktorësh pas këtij rritjeje, Mark van Ommeren, drejtues i njësisë së shëndetit mendor në OBSH, tha se “dy hipotezat kryesore janë rrjetet sociale dhe ndikimi i pandemisë së Covid”.

Në këtë kontekst, OBSH shprehu alarm për një stagnim të investimeve në shëndetin mendor në mbarë botën, me shpenzimet qeveritare mesatare për shëndetin mendor që mbeten vetëm dy përqind e buxheteve totale shëndetësore të pandryshuara që nga viti 2017. Globalisht, vetëm nëntë për qind e personave me depresion marrin trajtim, u tha në raport.

“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë./REL

obsh

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!