LIVE UPDATES
Bota

Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi

Tubimi përfundoi në Sheshin e Republikës, në qendër të Beogradit, me vendosjen e kurorave dhe trëndafilave të bardhë për 16 viktimat e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. U mbajt gjithashtu një heshtje 16-minutëshe në nderim të viktimave.

2 Shtator 2025, 08:40 Nga I.A
Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër
Protesta

Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, morën pjesë më 1 shtator në një marshim përkujtimor gjatë një proteste kundër qeverisë, të thirrur nga nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër të një bllokade në ditën e parë të vitit shkollor.

Tubimi përfundoi në Sheshin e Republikës, në qendër të Beogradit, me vendosjen e kurorave dhe trëndafilave të bardhë për 16 viktimat e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. U mbajt gjithashtu një heshtje 16-minutëshe në nderim të viktimave.

Arsyeja e kësaj proteste, e cila u mbajt në disa qytete të Serbisë, ishte fakti se kanë kaluar dhjetë muaj nga shembja e strehës, një incident që çoi në protesta masive në Serbi dhe bllokada të institucioneve të arsimit të lartë. U bë thirrje për zgjedhje të parakoshme, për hetime transparente ndaj përgjegjësve për incidentin, si dhe për institucione e media të lira.

Protestuesit e mbledhur në Beograd u ndalën shkurtimisht në disa vende gjatë këtij marshimi.

Para godinës së gazetës ditore Politika dhe të Radio Beogradit, u mbajt një fjalim i regjistruar ku thuhej se “media e lirë po vdes”.

“Ne kujtojmë, nuk heshtim”, thuhej aty.

Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, nga një altoparlant i improvizuar u dëgjua një fjalim i incizuar, ku thuhej se “gjyqësori është një pushtet i pavarur në Serbi vetëm në librat tanë shkollorë”.

Rojet parandaluan incidente në një pjesë të marshimit, kur kolona kaloi pranë një rruge dhe parku, ku ishin vendosur çadrat proqeveritare, raportoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL).

Një kamp i përkohshëm i mbështetësve të qeverisë ishte ngritur më 12 mars në Parkun Pionir, pranë Presidencës së Serbisë.

Edhe policia ishte e pranishme në atë zonë. Ekipi i REL-it në terren raportoi se disa demonstrues hodhën gurë drejt policisë dhe atyre të mbledhur para çadrave, por gjithçka kaloi pa incidente.

Protestuesit më parë u ndalën pranë godinës së Qendrës Kulturore Studentore (QKS), nga e cila studentët u dëbuan gjatë bllokadës në korrik, si dhe para Ministrisë së Arsimit.

Para ndërtesës së QKS-së u tha se, nën qeverinë aktuale, “kultura është bërë mjet për promovim politik”.

Tubimi filloi në Sheshin Sava në Beograd, ku përmes altoparlantit u lexuan emrat e 16 personave që humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Gjatë leximit të emrave, 16 nxënës të shkollave të mesme i dorëzuan simbolikisht trëndafila të bardhë nxënësve që udhëhiqnin kolonën.

Nxënësit e shkollave të mesme në bllokadë e kishin thirrur protestën përmes rrjeteve sociale me mesazhin: “Nxënësit e shkollave të mesme kujtojnë.”

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa nga pjesëmarrësit e protestës.

Milica nga Gjimnazi Filologjik tha se mori pjesë në protestë sepse prindërit e saj kanë luftuar për të njëjtin qëllim prej 30 vitesh, dhe se ajo po e merr këtë betejë përsipër.

“Dua ta vazhdoj shkollimin këtu dhe të ndihmoj ta rregulloj Serbinë", u shpreh ajo.

Sanja Tasiq i tha REL-it se ajo ishte në protestë “për të njëjtën arsye si edhe të tjerët".

“Le të kërkojmë ndryshime që ende nuk kanë ndodhur. Ne kërkojmë sundimin e ligjit, barazi për të gjithë, një shoqëri të drejtë”, tha ajo.

Dejani deklaroi se “herë pas here duhet të dalim, të mblidhemi, të tregojmë që asgjë nuk është zgjidhur”. “Ajo që është nisur duhet të përfundohet", u shpreh ai.

Protesta në Novi Sad përfundoi pranë godinës së stacionit hekurudhor, ku ndodhi aksidenti më 1 nëntor 2024.

Demonstruesit nderuan viktimat me një heshtje 16-minutëshe, raportoi ekipi i REL-it.

Më herët, disa mijëra njerëz kishin marshuar në heshtje nga Universiteti i Novi Sadit deri tek stacioni hekurudhor, në një protestë të organizuar gjithashtu me thirrjen e nxënësve të shkollave të mesme.

Kolona u kryesua nga nxënësit e shkollave të mesme që kishin thirrur tubimin, ndërsa sigurinë e saj e ruanin fermerë me traktorë dhe motoçiklistë.

Tubimi filloi në kampusin e Universitetit të Novi Sadit, ku u lexuan emrat e viktimave në stacionin hekurudhor me mesazhin: “Nuk do të harrojmë dhe nuk do të heqim dorë".

Po atë ditë, studentë dhe qytetarë në disa qytete të Serbisë nderuan 16 personat që humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rikonstruktuar të Novi Sadit.

Aksidenti në stacionin hekurudhor çoi në protesta masive në gjithë Serbinë, duke kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Qeveria mohoi përgjegjësinë për aksidentin, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq refuzoi të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat studentët protestues i kishin kërkuar në maj.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad ngriti aktakuzën për rastin e strehës më 30 dhjetor, por Gjykata e Lartë në Novi Sad e ktheu atë “për përpunim të mëtejshëm” në mes të prillit, duke shpjeguar se “nevojitej një sqarim më i mirë i çështjes për të shqyrtuar themelin e saj".

Kjo e ktheu procedurën sërish në fazën e hetimit.

Në një rast tjetër, Prokuroria për Krim të Organizuar njoftoi më 1 gusht se kishte arrestuar 11 persona të dyshuar për korrupsion në lidhje me projektin e modernizimit të hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufirin hungarez. Pjesë e këtij projekti ishte edhe rikonstruksioni i stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Përveç ish-ministrit të Ndërtimit, Tomisllav Momiroviq, i cili u arrestua më 1 gusht, në proces përfshihet edhe ish-ministri Goran Vesiq, i cili ndodhet në trajtim spitalor. Mediat raportuan më 15 gusht se të gjithë të dyshuarit ishin dërguar në arrest shtëpiak./REL

protesta ne beograd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet