LIVE UPDATES
Bota

Numri rritet nga dita në ditë, Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

17 Maj 2022, 19:27 Nga DOSJA
Numri rritet nga dita në ditë, Rusia bombardon shkollat në
Shkollat e shkaterruara

UKRAINË- Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Shumë nga shkollat përdoreshin si qendra të shpërndarjes së ushqimeve dhe strehimore. Mes tyre ishte edhe një shkollë në rajonin Luhansk që u shkatërrua nga një sulm rus më 7 maj. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër shkollat.

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

“Kur arrita të ngrihesha, pashë valën e shkatërrimit”, thotë zonja Levchenko nga një stol parku në kryeqytetin Kiev, ku u kurua për plagët. “Ishte si një skenë filmi. Pastaj u rrëzova dhe gjithçka filloi të shembej”.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile. Por zonja Levchenko shtron pyet se si mund të kishte ndodhur sulmi ajror.

“Shkruam me gërma të mëdha fjalën fëmijë nëpër dritaret e shkollës”, thotë ajo me fytyrën e plagosur nga sulmi ajror.

Zonja Levchenko dhe nxënësit e strehuar në bodrum i mbijetuan sulmit. Ajo ka thyer këmbën dhe ka lëndime të tjera.

"Kur hodhën bombën, e panë qartë se ishte një shkollë. Kur përdorën raketëhedhës, ishte e mundur që goditën gabimisht. Por bombardimi i shkollës kishte për synim frikësimin, për t’i tmerruar njerëzit”.

Më shumë se 1000 shkolla dhe kolegje janë goditur nga sulmet ruse, thotë qeveria e Ukrainës.

“Është e tmerrshme. Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinoni të ndodhë në një konflikt”, thotë David Bosco, ekspert për krimet e luftës në Universitetin e Indianës në Bloomington.

Organizatat e shtypit “Associated Press” dhe “FRONTLINE" kanë verifikuar në mënyrë të pavarur të paktën 57 shkolla që janë goditur në një mënyrë që tregon për krime të mundshme lufte.

Në fshatin Gorlovka të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia, dy mësues u vranë në ditët e fillimit të luftës. Palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Goditja e qëllimshme e një shkolle, apo spitali, që nuk përdoret për qëllime ushtarake, do të ishte krim lufte, thotë eksperti i krimeve të luftës David Bosco. Ai thotë se numri i madh i ndërtesave civile të goditura mund të tregojë një shpërfillje kriminale për jetët e civilëve.

“Kjo sugjeron një model veprimi. Është një element shumë i rëndësishëm i një hetimi për krime lufte, veçanërisht gjatë hetimeve ose ndjekjes penale të zyrtarë të lartë ushtarake ose politike”, thotë zoti Bosco lidhur me situatën në Ukrainë.

“Sa më i fuqishëm të jetë ky model, aq më të forta janë provat se egziston një plan, apo politikë për të goditur këto objekte.”

Ndërsa 70 fëmijët, që zonja Levchenko strehoi në bodrumin e shkollës nr. 21 mbijetuan, nëntë persona vdiqën, përfshirë një nxënës 13-vjeçar. Zyrtarët thonë se 28 nga 35 shkollat e Chernihiv-it janë dëmtuar, disa prej të cilave janë kthyer në gërmadha.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin