25 Korrik 2023, 13:05
Nga a.l
Kyriakos Mitsotakis
SHBA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se beteja aktuale me zjarret që kanë pushtuar prej ditësh disa rajone të vendit është e vështirë. Në prezantimin e tij në mbledhjen e kabinetit sot, kreu i qeverisë greke tha se operacionet e zjarrfikësve dhe emergjencave civile për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët në vende të sigurta, vijon. Ndërsa shtoi se deri më tani nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas tij situata paraqitet e vështirë, teksa temperaturat janë në rritje dhe kjo favorizon vatrat e zjarrit të krijuara në ishullin Rodos dhe jo vetëm, shkruan Protothema.gr.
“Ne kemi ende një verë të vështirë përpara. Siç thashë në Parlament, tani mund të kemi më shumë mjete, më shumë fuqi punëtore dhe përgatitje më të mirë, por e dimë se beteja është e vështirë. Gjërat do të përkeqësohen me temperatura më të larta, erëra të forta, thatësirë. Në këtë përballje është e rëndësishme që nuk kemi pasur humbje njerëzore. Operacionet e largimit rezultuan të suksesshme sidomos në Rodos ku largimi i qytetarëve u organizua me siguri të madhe . Edhe një herë, dua të them një falënderim të madh për të gjitha forcat e tyre të vijës së parë, por veçanërisht për vullnetarët që gjithashtu treguan vetëflijim mbresëlënës në Rodos. Nesër dhe e enjte do të jenë ditë të vështira, shpresoj që pas kësaj kushtet të ndihmojnë më shumë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë qëndrojmë në gatishmëri absolute”, shtoi Mitsotakis.
Ai gjithashtu vuri në dukje se për Mesdheun, i cili është një pikë e nxehtë e ndryshimeve klimatike, nuk ka mbrojtje magjike kundër zjarreve, ndërsa shtoi se nëse do të kishte, do ta kishin zbatuar.
kyriakos mitsotakis zjarr ne greqi
Bota
25 Korrik 2023, 12:54
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para t&eu...
Bota
25 Korrik 2023, 12:46
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veto...
Bota
25 Korrik 2023, 12:40
a.l
Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Një zëdhënës i Bashkimit Evropian në një përgjigje për ...
Bota
25 Korrik 2023, 12:26
a.l
Zjarrfikësi i jep ujë qenit
GREQI- Pamje apokaliptike vijnë nga zjarret që kanë përfshirë prej ditësh disa rajone n...
Bota
25 Korrik 2023, 12:18
a.l
Tërmet në Adana
TURQI- Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.5 ballë janë raportuar mëngjesin e sotëm...
Bota
25 Korrik 2023, 12:14
a.l
Grupi Wagner
Mijëra mercenarë të grupit të lidhur me Rusinë, Wagner, kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebel...
Bota
25 Korrik 2023, 12:07
a.l
Parlamenti Izraelit
IZAREL- Parlamenti i Izraelit ka miratuar një pjesë të madhe të një reforme të diskutueshme që c&eum...
Bota
25 Korrik 2023, 12:03
a.l
Ekuador
EKUADOR- Një përplasje me armë zjarri mes dy gurpeve rivale në një urg në jugperëndim të Ekuadorit kanë...
Bota
25 Korrik 2023, 11:54
a.l
Aksident në Kolumbi
KOLUMBI- Një aksident tragjik është raportuar në Kolumbi. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur mid...
Bota
25 Korrik 2023, 11:47
a.l
Foto ilustruese
Një raport i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se rreth 20 mijë njerëz mbyten...