LIVE UPDATES
Bota

'Nuk e di si mbijetova'/ Të deformuar nga lufta, kirurgët nga SHBA-ja dhe Kanadaja në ndihmë të ushtarëve ukrainas (HISTORIA)

Fytyra e Roman Belinsky-t është shpërfytyruar nga një dëmtim i rëndë në fushën e betejës. 42-vjeçari është liruar nga detyra së fundmi, por ende mban uniformën e ushtrisë.

31 Mars 2023, 18:00 Nga a.l
'Nuk e di si mbijetova'/ Të deformuar nga lufta, kirurgët
Ushtar i Ukrainës

UKRAINË- Në vijën e parë të frontit luftës me uniformën e ushtrisë, të gatshëm për të mbrojtur me jetë vendin e tyre, duke braktisur familjet me shpresën se një ditë çdo gjë do të përfundojë dhe ata do të kthehen, kjo është historia e ushtarëve ukrainas, sakrificat e të cilëve janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Me dhjetëra mijëra ushtarë janë vrarë në krye të betejës, ndërsa disa të tjerë kanë arritur të mbijetojnë por duke marrë me vete shenjat mizore dhe të pamëshirshme të agresionit rus. CNN sjell historinë e dy prej ushtarëve të cilët i mbijetuan luftës por pësuan dëmtime të rënda fizike, që do t'i shndërronte ata përjetësisht. Megjithatë duket se fati ka rezervuar një tjetër fije shprese për ta që të jetojnë si gjithë njerëzit e tjerë. Siç raporton CNN, një ekip kirurgësh nga SHBA dhe Kanadaja do të rregullojnë fytyrat e lënduara të ushtarëve të Ukrainës. Fytyra e Roman Belinsky-t është shpërfytyruar nga një dëmtim i rëndë në fushën e betejës. 42-vjeçari është liruar nga detyra së fundmi, por ende mban uniformën e ushtrisë.

Jam krenare sepse nuk vrapove dhe nuk u fshehe. Jam krenare për djalin tim dhe të gjithë djemtë. Po të mos jetë për ta, rusët do të na shkatërronin,” shprehet nëna e tij.

Belinsky doli vullnetar për të luftuar në vitin 2020. Pas pushtimit nga Rusia në shkurt 2022, ishte një nga grupet e para që shkoi për të luftuar. Në maj, Belinsky dhe brigada e tij mbrojtën Huliaipole, në Ukrainën qendrore. Rusët i kundërshtuan me çdo gjë që kishin. Atë natë, tanket ruse sulmuan nga të dyja krahët.

Nuk e di se si mbijetova. Nuk e di se si i mbijetova bombardimeve. E gjithë fytyra më ishte mbuluar me gjak. Kirurgët në terren më shpëtuan jetën,", tha ai. 

Por ajo që pasoi ishin muaj të tërë operacionesh të dhimbshme dhe gjithnjë e më teknike në përpjekje për të rregulluar fytyrën e tij. Edhe në një vend si Ukraina, me një sistem të sofistikuar mjekësor dhe kirurgë shumë të trajnuar, është dashur një ekip i specializuar amerikan dhe kanadez që të merret me disa prej rasteve më të vështira. E hapur në vitin 1996 nga mjeku kanadez Peter Adamson, “Face the Future” punon në të gjithë globin dhe fokusin e ka në kirurgjinë e operacioneve plastike.

Puna e fondacionit përfshinte Rusinë deri vonë, por pas nisjes së luftës ata i kthyen sytë nga Ukraina dhe po ndihmojnë ushtarët që kanë marrë dëmtime të rënda në fytyrë gjatë luftës, raporton abcneës.al.

Ne kemi nevojë për njerëz me shpirt humanitar dhe qëndrim të duhur. Nuk ka vend për njerëzit që janë prima donna, apo njerëzit që i kanë gjërat perfekte dhe ashtu siç duhet gjatë gjithë kohës,” tha Adamson, një nga kirurgët.

Në ditën e parë të konsultimeve në spitalin rajonal të Ivano-Frankivsk të hënën, kirurgët vlerësuan me radhë rreth 35 pacientë. Për Belinsky dhe të tjerët si ai, operacionet kanë të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht trauma fizike të lëndimeve të tyre.

Pamja e jashtme e një personi pasqyron shpirtin e tij të brendshëm. Nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo nuk është diçka e kotë. Është pjesë e gjendjes tonë. Këta individë kanë pësuar lëndime shkatërruese dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata dhe të bëjmë aq sa mundemi”, tha Adamson, themeluesi i Face the Future.

Të nesërmen në mëngjes, Belinsky hyri në sallën e operacionit me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Duke folur para fillimit të operacionit, Belinsky tregoi se nuk mund të flinte, pasi në mendje kishte të gjitha betejat që ai kishte kaluar. Ai dëshiron të kthehet në vijën e parë, por e di se do të jetë vetëm një barrë. Belinsky shtoi se shumë nga brigada e tij janë vrarë ose plagosur.

lufta ukraine-rusi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës