13 Korrik 2024, 15:56
Nga r.ll
joe biden
SHBA- Në përpjekje për të rigjallëruar fushatën e tij elektorale, presidenti Joe Biden foli përpara një tubimi në Detroid. Ai i tha një turme entuziaste se nuk do të largohej nga gara dhe paralajmëroi se ish-presidenti Donald Trump përfaqëson një rrezik serioz.
Presidenti Biden, në moshën 81-vjeçare, po përpiqet ta zhvendosë diskursin publik nga çështja e mprehtësisë së tij mendore, drejt ndikimit që do të kishte një presidencë e dytë Trump, ndërsa fushata e tij po has në vështirësi pas paraqitjes së tij të dobët në debatin presidencial të 27 qershorit.
“Unë po kandidoj dhe do të fitojmë”, tha ai përpara një turme që mbante parulla si, “Mos u Tërhiq!”.
“Unë jam kandidati”, tha ai. “Nuk do të shkoj gjëkundi”.
“Ka ardhur koha që të mos e trajtojmë më politikën sikur të jetë spektakël televiziv”, tha presidenti Biden. Ai paralajmëroi se “Projekti 2025”, një platformë politikash konservatore që do të përpiqej të zvogëlonte së tepërmi qeverinë federale, përbënte një “rrezik shumë real”.
Më herët të premten, presidenti Biden bëri një ndalesë të paparalajmëruar në një restorant në një periferi të Detroidit, ku u tha klientëve se kishte në plan ta "mbaronte punën" dhe u tha se "ju premtoj... jam mirë".
Ndërsa avioni presidencial Air Force One fluturonte drejt Detroidit, zëdhënësi i fushatës Michael Tyler u tha gazetarëve se kontributet financiare "shpërthyen" gjatë konferencës për shtyp të presidentit Biden të enjten në mbrëmje, në shtatë herë më shumë se niveli i zakonshëm.
Presidenti Biden gjithashtu mori mbështetje më herët gjatë ditës kur dy zyrtarë demokratë - ligjvënësi James Clyburn dhe guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom - thanë se ai duhet të qëndrojë në garë. Të premten pasdite, presidenti i sindikatës United Auto Workers, Shawn Fain, i cili më parë kishte thënë se ishte i shqetësuar për shanset e presidentit Biden, e lavdëroi presidentin për qëndrimin "me klasën punëtore", pa përdorur emrin e tij.
Por pati shenja se mbështetja e tij po dobësohej diku tjetër, pasi dy ligjvënës të tjerë i kërkuan atij të tërhiqej nga kandidimi.
"Është koha për të ecur përpara. Me një udhëheqës të ri", tha në një deklaratë ligjvënësi Mike Levin, nga Kalifornia. Zoti Levin, si shumë të tjerë që i kanë bërë thirrje presidentit Biden të tërhiqet, përballet me një betejë të fortë për t’u rizgjedhur këtë vit.
Që nga debati presidencial, të paktën 19 ligjvënës i kanë kërkuar presidentit Biden të largohet në mënyrë që Partia Demokrate të mund të zgjedhë një kandidat tjetër. Po kështu kanë kërkuar edhe disa donatorë, yje të Hollivudit, grupe aktiviste dhe media.
Megjithatë, presidenti Biden vazhdon të ketë mbështetje nga zyrtarët kryesorë në parti dhe është zotuar të kandidojë në zgjedhjet e 5 nëntorit./VOA
joe biden shba
Bota
13 Korrik 2024, 15:28
r.ll
milo gjukanovic
MAL I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informaci...
Bota
13 Korrik 2024, 15:19
r.lll
donald trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump do të mbajë të shtunën pasdite një tubim pranë qytetit të Pitsburgut n&eu...
Bota
13 Korrik 2024, 15:12
r.ll
sherr ne kuvendin e kosoves
KOSOVË- Deri në gjysmën e pagës, apo mbi 600 euro në muaj, mund të humbin deputetët e Kuvend...
Bota
13 Korrik 2024, 14:56
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Një sulm izraelit në jug të Gazës ka vrarë 71 persona të shtunën, më 13 korrik, tha Ministria...
Bota
13 Korrik 2024, 14:10
N.F
Ethel Brooks
SHBA- Kur ishte fëmijë Ethel Brooksit i thoshin "shko në fund të klasës!" Por megjithë përvojat me racizmin...
Bota
13 Korrik 2024, 13:38
N.F
KOSOVË- Që nga viti 2007 e deri më tani, nga burgjet e Kosovës janë arratisur - ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëz...
Bota
13 Korrik 2024, 12:42
N.F
Foto ilustruese
KINA- Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë ...
Bota
13 Korrik 2024, 12:05
N.F
Bujar Osmani dhe Timço Mucunski
MAQEDONI E VERIUT- Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) n&eum...
Bota
13 Korrik 2024, 11:50
N.F
Masoud Pezeshkian
IRAN- Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian në një deklaratë të lëshuar sot është shprehur se qe...
Bota
13 Korrik 2024, 11:32
S.B
Kate Middleton
ANGLI- Kensington Palace konfirmoi së fundmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të marrë pjesë n&e...