LIVE UPDATES
Bota

Një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për të shuar zjarret në Mal të Zi

Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

12 Gusht 2025, 15:10 Nga N.F
Një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në
Foto

MAL I ZI- Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit. Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

“Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviq, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme. Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke pranuar edhe ndihmë prej jashtë në përpjekje për t’i shuar zjarret. Një ushtar kanadez prej Kroacisë ka arritur në Mal të Zi, në kuadër të ndihmës që ofrohet nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile.

Qeveria e ka aktivizuar mekanizmin për bashkëpunim ndërkombëtar me NATO-n dhe shtetet e rajonit, me qëllim të pranimit të ndihmës prej jashtë. Austria do t'i dërgojë 100 persona me të gjitha pajisjet për shuarje të zjarrit, kanë thënë autoritetet austriake.

Edhe Italia do ta dërgojë një aeroplan për t’i luftuar zjarret. Më 11 gusht, në Mal të Zi ka arritur edhe një helikopter prej Serbisë, me shtatë persona. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka thënë se policia ka sinjale se disa prej zjarreve janë ndezur qëllimshëm.

“Është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë se si zjarret janë ndezur në zona krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Spajiq, duke përmendur rëndësinë e ashpërsimit të dënimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Në dy muajt e fundit, autoritetet i kanë ndjekur penalisht gjashtë persona për ndezje zjarresh në disa qytete malazeze. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale dhe që të raportojnë nëse shohin ndonjë tentim për ndezje zjarri.

Me zjarre pyjore janë duke u përballur me shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën. Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë më 11 gusht se janë regjistruar 51 vatra zjarri dhe 19 prej tyre kanë qenë aktive deri në orët e vona të natës.

Situata më e rënduar është regjistruar në Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Edhe këtë javë, rajoni i Ballkanit do të përballet me temperatura të larta, që i afrohen 40 gradë Celsiusit./ REL

mal i zi zjarre

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet