6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në deklaratë u tha se policia ka bastisur banesën e tij dhe vendin e punës, por edhe pronat e një personi tjetër.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të jashtëm të inteligjencës, nën dyshimet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë, thanë prokurorët federalë më 22 dhjetor. Arrestimi i të dyshuarit, i identifikuar si Carsten L, shtetas gjerman, ndodhi në Berlin më 21 dhjetor. Ai është dërguar në paraburgim.
“I akuzuari dyshohet për tradhti shtetërore,”- thanë prokurorët federalë përmes një deklarate, të publikuar nga Reuters dhe Deutsche Welle.
Ai ka ndarë informacion, që konsiderohet sekret shtetëror, me agjencinë ruse të inteligjencës, thanë prokurorët. Në deklaratë u tha se policia ka bastisur banesën e tij dhe vendin e punës, por edhe pronat e një personi tjetër. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se mund të rritet aktiviteti i spiunazhit rus në kohën kur po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës. Ende nuk është e qartë se çfarë informacioni i ka dhënë rusëve Carsten L., por shërbimi i inteligjencës së jashtme (BND), tha se incidenti ka ndodhur gjatë këtij viti.
BND kishte nisur hetimin e brendshëm për këtë çështje sapo kishte marrë informacionin për mundësinë e tradhtisë brenda këtij institucioni, tha shefi i kësaj agjencie, Bruno Kahl, përmes një deklarate. BND nuk do të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin deri kur prokurorët federalë të përfundojnë hetimin e tyre, tha Kahl.
“Çdo detaj i këtij procesi që bëhet publik nënkupton avantazh për këtë kundërshtar [Rusinë] dhe për qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.
Arrestimi në Gjermani vjen vetëm disa ditë pasi Austria tha se ka identifikuar një shtetas grek, 39 vjeç, që dyshohet se ka spiunuar për Rusinë. Mediat në Austri raportuan më 19 dhjetor se i dyshuari është djali i një diplomati rus.
Ministria e Brendshme e Austrisë tha se i dyshuari kishte mbledhur informacione në Austri lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Ky institucion shtoi se i dyshuari ishte arrestuar në fund të marsit, por ishte liruar deri në nisjen e gjykimit./REL
Foto ilustruese TETOVË- Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetëvrasaje, pas hetimeve, 16-vjeçari i gjetur i pajet&...
Foto Ilustruese KOSOVË- Një 14-vjeçar është sulmuar sot në veri, në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri t...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sekto...
Zelenskyy SHBA- Kritikët e krahut të djathtë në SHBA kanë qortuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për veshjen ...
Eva Kaili BELGJIKË- Eurodeputetja greke Eva Kaili do të qëndrojë edhe një muaj në burg, ashtu siç vendosën dhe n...
Svecla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të...
Haradinaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i tha Zërit të Amerikës se Asociacioni i k...
Zelenskyy dhe Biden SHBA- SHBA do të bëjnë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e tyre, siguro...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Tronditëse janë gjetjet e një hetimi tetë-mujor nga gazetarët e "New York Times" (N...
Mevlut Cavusoglu Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankaras&...