LIVE UPDATES
Bota

Një nga veprimtaritë më të rrezikshme për mjedisin, si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

Tregtia e paligjshme e mbetjeve nga Europa në Azinë Juglindore është shndërruar në një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse, me risk të ulët, me një ndikim të madh në mjedis, ekonomi dhe shëndetin e njeriut. Pavarësisht rregulloreve ekzistuese, trafikantët fuqizohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe joshen nga mundësitë për të fituar të ardhura lehtësisht. Komisioni Europian vlerëson se 15-30% të dërgesave të mbeturinave nga BE janë të jashtëligjshme, duke gjeneruar miliarda euro të ardhura të paligjshme çdo vit.

26 Prill 2024, 08:43 Nga r.ll

Një nga veprimtaritë më të rrezikshme për mjedisin, si

AZI- Shtetet e Azisë Juglindore, si Malajzia, Vietnami, Tajlanda dhe Indonezia, po përballen me një fluks të shtuar të anijeve të mallrave që vijnë të tejmbushura me plehra të paligjshme nga shtetet e industrializuara, ku një sasi e konsiderueshme trafikohet nga Europa.

Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara që gjurmon trendet e trafikimit të mbetjeve nga Europa dhe Azia Juglindore, trafikantët shfrytëzojnë hapësirat dhe strukturat ligjore të bizneseve, duke e shndërruar trafikimin e mbetjeve një prej veprimtarive kriminale më të rrezikshme që ndikojnë në mjedis.

Pavarësisht rregulloreve ekzistuese, trafikantët fuqizohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe joshen nga mundësitë për të fituar të ardhura lehtësisht. Komisioni Europian vlerëson se 15-30% të dërgesave të mbeturinave nga BE janë të jashtëligjshme, duke gjeneruar miliarda euro të ardhura të paligjshme çdo vit.

"Në çastin kur plehrat flaken në mënyrë të pakontrolluar, atëherë ato kthehen në problem për gjithësecilin prej nesh. Kur themi se duhet luftuar urgjentisht kundër trafikimit të plehrave, nuk ekzagjerojmë” – thotë për DW Masood Karimipour, përfaqësues i Azisë Juglindore pranë Kombeve të Bashkuara, nga Zyra Kundër Drogës dhe Krimit.

Sipas të njëjtit raport, vendet e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), në periudhën 2017-2021 importuan së bashku më shumë se 100 milionë tonë mbetje të metaleve, letrës dhe plastikës, në një vlerë prej rreth 47 miliardë eurosh.

Indonezia – epiqendra e trafikimit të mbetjeve

Tregtia e botërore e mbetjeve ka pësuar një ndryshim drastik gjatë viteve të fundit si pasojë e një sërë masash të ndërmarra nga Kina në vitin 2018, për të luftuar fluksin e importit të mbeturinave të padëshiruara brenda territorit të saj. Rezultatet që dhanë masat e vazhdueshme dhe të ashpra të Kinës, bënë që linjat e dërgesave të plehrave të merrnin tjetër rrjedhë, dukshëm drejt Azisë Juglindore. Shtetet si Indonezia janë kthyer në destinacionet parësore të ngarkesave të anijeve që mbartin plehra të ligjshme dhe të paligjshme. "Në Indonezi nuk ka asnjë ekosistem që mbështet konsumin, prodhimin dhe riciklimin e qëndrueshëm” - i tha DW Yuyun Ismawati, këshilltar i lartë i fondacionit mjedisor "Nexus3”.

Referuar të dhënave nga Zyra e Statistikave të Indonezisë, pas vitit 2018, vendi u përball me një rritje të papritur të importeve të mbetjeve, ku kryesisht mbetjet e letrës dhe plastikës mbizotëruan ngarkesat e shteteve perëndimore europiane. "Nexus3” zbuloi se mbetjet plastike shpesh kontaminojnë copëzat e letrës, duke përbërë kërcënim alarmant për mjedisin dhe shëndetin, kryesisht në rajone si Java ose Sumatra.

Plastika problematike asgjësohet ose u dhurohet komuniteteve vendase nga kompanitë që importojnë letër, të cilët më pas përfshihen në ndarjen dhe djegien e paligjshme të plastikës.

Zjarret çlirojnë nivele alarmante dioksinash dhe kimikatesh të rrezikshme, të cilat më pas përfundojnë në zinxhirët e ushqimit njerëzor. Për shkak të tymit dhe ushqimit të helmuar, shumë banorë të këtyre fshatrave sëmuren rëndë nga mushkëritë, stomaku madje dhe kanceri dhe detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre.

Mbetjet, një biznes shumë fitimprurës

Pavarësisht pasojave të dëmshme në shëndet dhe mjedis, trafikimi i mbetjeve shihet ende si një aktivitet kriminal shumë fitimprurës në Azinë Juglindore.

Sipas Serena Favarin, kriminologe italiane e "Universita Cattolica del Sacro Cuore”, trafikantët përdorin metoda të sofistikuara dhe zinxhirë të furnizimit ushqimor për të shmangur kontrollet dhe mbeturinat e anijeve, në vendet ku rregulloret janë më pak të rrepta dhe çmimet për asgjësim të paligjshëm të mbeturinave janë shumë më të ulëta. "Krimi nuk funksionon njësoj në të gjitha vendet, dhe kjo krijon një çorganizim në mënyrën se si trajtohen mbetjet” – i tha ajo DW.

Në shumë shtete ku përfundojnë mbetjet, trafikimi i mbetjeve nuk ndiqet penalisht, por përbën shkelje administrative dhe civile. Edhe nëse trafikantët i shkelin ato rregulla haptas dhe vazhdimisht, dënimet shpesh janë minimale, duke bërë të mundur "lulëzimin” e aktiviteteve të paligjshme.

Si luftohen mbetjet e jashtëligjshme?

Edhe pse trafikimi i jashtëligjshëm i mbeturinave shkakton shumë probleme për komunitetet, ekspertët pajtohen me mendimin se një menaxhim i mirë-rregulluar i plehrave të ligjshme, është i nevojshëm. Ky menaxhim zbut dëmet në mjedis dhe funksionon më së miri përmes riciklimit.

Për këtë arsye, shumë vende dhe aksione ndërkombëtare ligjzbatuese midis Azisë dhe Europës, po ndërmarrin operacione të përbashkëta për të mbyllur boshllëqet dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm ekonomik në të cilat veprojnë kriminelët. "Është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi ndërmjet vendeve, në mënyrë që të krijohen rregullore të njësuara mes shteteve. Duke pasur rregullore të ngjashme, është më e lehtë të veprohet” – thotë Favarin.

Harmonizimi i kornizave ligjore mund të ndihmojë në miratimin e ligjeve më të forta dhe të imponojë gjobitje më të ashpra për krimet që lidhen me trafikimin e mbeturinave. Aktualisht Bashkimi Europian po përditëson rregulloret e dërgesave të mbeturinave, me qëllim zvogëlimin e eksporteve problematike dhe forcimin e zbatimit të ligjeve. Ndryshimet pritet të miratohen në fund të këtij muaji.

Për më tepër, teknologjia e re mund të vihet në dispozicion për mbrojtjen e mjedisit. "Dronët ose imazhet satelitore mund të ndihmojnë në zbulimin e sasive të mëdha të mbeturinave ose grumbujve të mbeturinave në zona të veçanta, si vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve ose zjarret e paligjshme në zonat e mbrojtura" – përmbyll Favarin./DW

trafiku i mbeturinave nga europa ne azi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës