LIVE UPDATES
Bota

Popullsi në tkurrje dhe gjithnjë edhe më shumë drejt emigracionit, pak mundësi për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

Një nga emigrantët është edhe Sinisha. Ai punon në Gjermani, ku fiton 2.300 euro në muaj duke punuar në një kantier ndërtimi. E shoqja Ana dhe bija Sofia jetojnë në Shkup. Ana punon si ekonomiste dhe fiton 380 euro. Sinisha ëndërron të kthehet një ditë në shtëpi dhe të jetojë me familjen. Por ai nuk është i sigurt, nëse do të jetë në gjendje t'i ofrojë një të ardhme të bijës në Maqedoninë e Veriut.

26 Prill 2024, 08:39 Nga N.F
Popullsi në tkurrje dhe gjithnjë edhe më shumë drejt
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një nga vendet me nivelin më të lartë të emigracionit në botë. Rreth një e treta e popullsisë, jetojnë jashtë vendit. Rreth 700,000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gati një e treta e popullsisë, kanë shkuar për të kërkuar fatin diku tjetër, p.sh. në vendet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një nga vendet me shkallën më të lartë të emigracionit në mbarë botën.

Një nga emigrantët është edhe Sinisha. Ai punon në Gjermani, ku fiton 2.300 euro në muaj duke punuar në një kantier ndërtimi. E shoqja Ana dhe bija Sofia jetojnë në Shkup. Ana punon si ekonomiste dhe fiton 380 euro. Sinisha ëndërron të kthehet një ditë në shtëpi dhe të jetojë me familjen. Por ai nuk është i sigurt, nëse do të jetë në gjendje t'i ofrojë një të ardhme të bijës në Maqedoninë e Veriut.

Popullsi në tkurrje

Sipas prognozave shoqëria është duke u tkurrur gjithnjë e më shumë, besimi tek politika ka rënë dhe anëtarësimi në BE vazhdon të jetë larg. Kjo shkakton frustrim në gjithë vendin. Kjo të bie mjaft mirë në sy në stacionin e autobusëve të Shkupit, ku sheh mjaft vetë që largohen nga vendi. Burrat shkojnë, familjet qëndrojnë.

Shpesh nga vendi nuk largohet vetëm një pjesëtar i familjes, kryesisht babai, por në shumë raste e gjithë familja. Emigrimi i popullsisë vihet re edhe në shkolla, sidomos në fshatra, që janë duke u zbrazur ngadalë.

Mungesë perspektive

"Numri i nxënësve është duke rënë çdo vit, sepse njerëzit shkojnë në Itali ose Gjermani. Në fillim ikin baballarët, pastaj ata kthehen pas disa muajsh dhe marrin me vete gratë dhe fëmijët. Ata i çregjistrojnë fëmijët nga shkolla dhe e gjithë familja largohet." - tregon kujdestari i shkollës së një fshati rreth 100 kilometra larg Shkupit, ku tani kanë mbetur vetëm pesë nxënës. "Ju bëj be, se po të isha i ri edhe unë do të kisha ikur. Këtu nuk ke çfarë bën më!" - shton ai.

Kur pyet njerëzit që nisen për emigrim dhe ata që i përcjellin në stacionin e autobusëve të Shkupit për arsyet, ata të thonë: nuk ka punë, ka shumë korrupsion, nuk ka perspektivë.

Marrë nga DW

maqedonia e veriut be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës