LIVE UPDATES
Bota

Një javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris paraqet sot argumentet përmbyllëse të fushatës

Zonja Harris do të zotohet para amerikanëve sot se do të punojë për të përmirësuar jetën e tyre, duke i mëshuar argumentit se rivali i saj, Trump punon vetëm për veten e tij.

29 Tetor 2024, 15:40 Nga r.ll
Një javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris
kamala harris

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris pritet të paraqesë sot argumentet përmbyllëse të fushatës në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku ish-Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin përpara se mbështetësit e tij të sulmonin dhunshëm Kapitolin, më 6 janar të vitit 2021.

Zonja Harris do të zotohet para amerikanëve sot se do të punojë për të përmirësuar jetën e tyre, duke i mëshuar argumentit se rivali i saj, Trump punon vetëm për veten e tij.

Ndërsa mbetet një javë nga dita e zgjedhjeve, fjalimi i zonjës Harris në vendin e njohur si Elipsi, referuar ndonjëherë si Parku Jugor i presidentit, pranë Shtëpisë së Bardhë, është projektuar për të inkurajuar amerikanët të bëjnë dallimin mes një të ardhmeje me të (Harris) në Zyrën Ovale, apo me Donald Trumpin.

Ajo shpreson të vërë theksin në kontrastin mes tyre, duke e mbajtur fjalimin nga i njëjti vend ku gati 4 vjet më parë, zoti Trump pohoi pa fakte se zgjedhjet e vitit 2020 u manipuluan, dhe ku frymëzoi turmën e mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit në një përpjekje që dështoi, për të penguar çertifikimin e rezultatin që shpallte fitues demokratit Joe Biden.

Ndihmësit e fushatës së zonjës Harris thanë se ajo synon të përforcojë argumentet se pse votuesit duhet të refuzojnë zotin Trump dhe të marrin në konsideratë politikat që ajo ofron.

"Ka një ndryshim të madh mes meje dhe atij" u tha zonja Harris gazetarëve të hënën që e pyetën lidhur me përmbatjen e fjalimit.

Nëse (Trump) zgjidhet, ditën e parë që ai do të ulet në Zyrën Ovale do të punojë në hartimin e listës së armiqve të tij. Ndërsa unë, në ditën e parë, nëse do të zgjidhem, siç dhe pres që të ndodhë, do të punoj në emër të popullit amerikan dhe do të hartuar listën e detyrave që kam”, tha ajo.

Pas fjalimit të saj në kryeqytet, zonja Harris do t’i rikthehet shteteve të fushëbetëjës në kërkim të mbështetjes.

Tubimi vjen disa ditë pasi zonja Harris udhëtoi në Teksas, një shtet i njohur për besnikërinë ndaj republikanëve ku ajo u shfaq krah këngetares së famshme amerikane Beyoncé. Nënpresidetja vuri theksin tek pasojat që ka sjellë për gratë rrëzimi nga Gjykata e Lartë amerikane e vendimit historik ‘Row kundër Wade’, që ofronte mbrotje kushtetuese për abortin.

Fjalimi në këtë shtetet kishte mesazhe që synonin të rezononin me votuesit në shtetet e fushëbetejës.

Për fjalimin në Uashington të nënpresidentes është punuar prej javësh, por ndihmësit e saj shpresojnë se mesazhi që zonja Harris do të përcjellë, do të ketë më shumë ndikim për shkak dhe tubimit të zotit Trump të dielën në arenën “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Tubimi u përshkrua nga mesazhe fyese e raciste të mbështetësve të zotit Trump që morën fjalën, hedhur në drejtim të grupime të ndryshme në vend.

Zonja Harris tha se ajo që ndodhi në Nju Jork vuri theksin tek ajo “se Trump është i fiksuar në ankesat e tij, tek vetja dhe tek ndarja e vendit”, siç tha ajo.

Zonja Harris pritet ta përdorë fjalimin e saj në Uashington për të parashtruar një plan pragmatist dhe largpamës për vendin, duke u kujtuar votuesve planin e saj mbi ekonominë, si dhe premtimin për të punuar me vendosmëri për qasje tek kujdesi riprodhues, përfshirë abortin.

Gjithashtu qendrore në mesazhin e saj do të jetë dhe pozicionimi i saj si një "gjeneratë e re" udhëheqësish, pas zotit Trump dhe madje edhe shefit aktual të saj, zotit Biden.

Ndihmësit e zonjës Harris, shumë prej të cilëve ishin këshilltarë të fushatës së zotit Biden për t’u rizgjedhur përpara se të largohej nga gara, besojnë se përqendrimi tek ajo se kush është Trump dhe se çfarë mund të bëjë ndryshe zonja Harris, është mesazhi i tyre më i fortë për votuesit.

Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, tha se ishte e rëndësishme që votuesve në shtetet fushëbetejë t’u bëhej e qartë se cilat do të ishin pasojat e zgjedhjes që ata do të bënin më 5 nëntor.

Ai tha se zonja Harris kishte propozime të forta lidhur me ekonominë, lirinë riprodhuese, duke shtuar se ajo "ka një vizion që do të sjellë më shumë rregull, më shumë shpresë e më shumë gëzim".

Ndërkohë sot zoti Trump në një takim me gazetarët në klubin e tij në Mar-a-Lago të Floridës do të përpiqet të kundërshtojë paraprakisht tezat e fjalimit të zonjës Harris, sipas një personi në dijeni të kësaj çështjeje./VOA

kamala harris

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet