LIVE UPDATES
Bota

Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin në Rusi

Huseynov dhe Israelian punonin në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo të Moskës. Kompania e shërbimeve të aviacionit, UTG, tha se Huseynov ishte punonjës aktual, ndërsa Israelian kishte punuar më herët. Familja e saj u tha mediave ruse se çifti kishte një fëmijë një a një vjeç e gjysmë.

30 Mars 2024, 09:12 Nga N.F

 

Një histori e rrallë dashurie që mori fund në sulmin në
Çifti

 

RUSI- Një fotografi e një çifti të ri të pashëm u shpërnda disa herë në mediat sociale në Kaukaz, pas sulmit vdekjeprurës terrorist, që ndodhi javën e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.

Lilit Israelian me flokë të gjatë dhe të zinj që i binin mbi fustanin me lule, ishte armene. Bashkëshorti i saj, Vugar Huseynov, me flokë të zinj të prerë shkurt, ishte azerbajxhanas. Të dy ata ishin ndër viktimat e sulmit të 22 marsit. Për shumë njerëz në Kaukaz, bashkë me ta u vra edhe një dashuri e rrallë.

“Të jesh armene dhe azerbajxhanas, të përballesh me të gjitha ato kundërshtime, të dashurohesh dhe të martohesh, është një gjë aq e rrallë”, shkroi një person në platformën X, që më herët njihej si Twitter.

“Dhe, pastaj, vijnë tre a katër terroristë dhe ua marrin jetën si të mos ishte asgjë. Zot, jepu atyre cepin më të bukur të parajsës”.

Huseynov dhe Israelian punonin në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo të Moskës. Kompania e shërbimeve të aviacionit, UTG, tha se Huseynov ishte punonjës aktual, ndërsa Israelian kishte punuar më herët. Familja e saj u tha mediave ruse se çifti kishte një fëmijë një a një vjeç e gjysmë.

Për historinë e çiftit u raportua pak, por mund të thuhet me siguri se ai duhet të jetë përballur me rezistencë të fortë nga komunitetet përkatëse. Në një anketë të vitit 2009, 92 për qind e armenëve thanë se do të kundërshtonin martesën e një gruaje armene me një burrë azerbajxhanas. Shifra përkatëse në mesin e azerbajxhanasve për armenët ishte 99 për qind.

Në kohët sovjetike, martesat mes armenëve dhe azerbajxhanasve ishin më të zakonshme në vendet me popullsi të mëdha të përziera, si kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, ku armenët etnikë përbënin midis 10 dhe 20 për qind të banorëve. Martesat e përziera ishin “ikonë e kozmopolitizmit të Bakusë”, shkroi Laurence Broers, bashkëpunëtor në Programin e Rusisë dhe Euroazisë në Institutin Chatham House, me seli në Londër.

Por, kur shpërtheu konflikti për territorin e Nagorno Karabakut dhe kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, kjo epokë e bashkëjetesës në Armeni dhe Azerbajxhan mori fund. Pothuajse të gjithë armenët etnikë u larguan nga Azerbajxhani - ose u dëbuan - dhe anasjelltas.

Ata pak që mbetën, ishin zakonisht njerëz me martesa të përziera ose fëmijë të tyre, që, në shumë raste, e mbanin të fshehtë këtë aspekt të jetës së tyre. Në vendet ku armenët dhe azerbajxhanasit vazhduan të jetonin si fqinj, sikurse Gjeorgjia apo Rusia, martesat e përziera ndodhin ende, por janë jashtëzakonisht të rralla.

Rusia nuk mban të dhëna për martesat në bazë të përkatësisë etnike - çfarë e bën të pamundur të dihet se cili është numri i çifteve armene-azerbajxhanase.

“Unë jam gjysmë armen dhe gjysmë azerbajxhanas dhe jam krenar për këtë. Ky është lajm aq drithërues”, shkroi një përdorues i rrjetit Reddit, pas vrasjes së çiftit.

“Kanë mbetur shumë pak çifte të tilla. Çfarë bote mizore! Pushofshin në paqe dhe fëmija i tyre u rrittë duke e ditur se dashuria e mamasë dhe e babait të tij, sfidoi kufijtë kulturorë për ta sjellë atë në jetë. Shpresoj që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm, i fortë dhe krenar për rrënjët e tij”, shkroi ai.

Përveç historisë së tij të rrallë familjare, Huseynov u veçua edhe për trimërinë e tij gjatë sulmit. Videot nga dëshmitarët okularë e kapën atë duke u përpjekur t’i përdorte tavolinat e përmbysura për të mbrojtur gruan e tij dhe viktimat e tjera, si dhe për t’i frenuar sulmuesit.

“Kolegët e përshkruajnë Vugarin si të shkathtë dhe të sjellshëm”, shkroi kanali rus në Telegram, Mash, i cili ishte i pari që raportoi për identitetin e Huseynovit dhe Israelianit.

Pas përhapjes së lajmit për fatin tragjik të çiftit dhe të së paku 137 njerëzve të tjerë që u vranë, mes reagimeve të pikëllimit kishte edhe komente të vrazhda që pasqyronin rivalitetin e rrënjosur, si pasojë e luftërave të përsëritura dhe dhunës etnike që nga vitet 1990.

“U martua me një armene dhe e zuri karma”, shkroi një komentues në një faqe të Azerbajxhanit në Telegram.

“Si ia dhanë vajzën turkut? A janë edhe ata azerbajxhanas?”, shkroi një tjetër komentues në një faqe armene, duke iu drejtuar kështu për shkak të lidhjeve të ngushta gjuhësore dhe historike mes azerbajxhanasve dhe turqve.

Por, komentet e tilla morën shpejt kundërpërgjigje.

“Le të bëjë kujtimi i tyre paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Jo më luftëra në shekullin 21”, shkroi një përdorues i platformës X.

“Pushofshin në paqe motra ime armene dhe bashkëshorti i saj azerbajxhanas”, shkroi një tjetër. “Mos lejoni që bota politike të na shkatërrojë”.

Marrë nga REL

sulm rusi viktima histroi dashurie

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet