LIVE UPDATES
Bota

"Një hap prapa pas protestave", DW: Fermerët, temë e fushatës zgjedhore në BE

Protestat e fermerëve u zhvilluan jo vetëm në Gjermani. Në disa shtete anëtare, fermerët janë mobilizuar kundër rënies së çmimeve, importeve bujqësore nga Ukraina ose heqjes së subvencioneve.

27 Maj 2024, 08:26 Nga M.B
"Një hap prapa pas protestave", DW: Fermerët, temë e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Në fillim të vitit, zhurma e traktorëve dhe vajtimi i sirenave shoqëruan rregullisht takimet e liderëve politikë evropianë në Bruksel: makinat bujqësore bllokonin rrugët, gomat dhe mullarët e barit u përfshinë nga flakët. Protestat e fermerëve u zhvilluan jo vetëm në Gjermani. Në disa shtete anëtare, fermerët janë mobilizuar kundër rënies së çmimeve, importeve bujqësore nga Ukraina ose heqjes së subvencioneve. Kjo pati efektin e vet: BE lehtësoi rregullat e politikës së përbashkët bujqësore që supozohej të mbronte klimën dhe habitatet.

Thjeshtim apo problem strukturor?

Sipas mendimit të kristiandemokratëve evropianë, Brukseli po i vendos kështu kufizime burokracisë së tejmbushur. Ata flasin për një thjeshtësim, i cili megjithatë nuk përbën dobësim të rregullave mjedisore. Kështu, BE po lehtëson kërkesat minimale që fermat duhet të plotësojnë për të marrë subvencione. Në këtë kuadër, fermerët mbeten të përjashtuar nga detyrimi për të lënë disa fusha djerrë për mbrojtjen e specieve.

Shtetet anëtare kanë më shumë hapësirë për të zbatuar rregullat për mbulimin e tokës dhe rotacionin e të korrave. Këto në fakt synonin të garantonin që shfrytëzimi bujqësor të mos e varfëronte shumë tokën. Fermat e vogla tani nuk duhet të presin më kontrolle dhe sanksione.

Sipas të Gjelbërve, problemi nuk janë kërkesat e larta mjedisore, por të ardhurat e ulëta që fermerët marrin për produktet e tyre. Industria ushqimore dhe shitja me pakicë qenë në gjendje t'ua diktojnë çmimet fermerëve. Të Gjelbrit e bëjnë politikën e përbashkët bujqësore të BE bashkëpërgjegjëse për këtë situatë dhe vënë në dyshim strukturat e saj.

Shumë para në sistem

BE shpenzon një të tretën e buxhetit që ka në bujqësi, kryesisht për të mbështetur fermerët. Me 55 miliardë euro në vit, është një nga zërat individualë më të rëndësishëm në buxhet. Në Gjermani, subvencionet përfaqësojnë rreth gjysmën e të ardhurave të fermerëve.

Linjat kryesore të politikës së përbashkët bujqësore përcaktohen nga BE për një periudhë shtatëvjeçare. Për periudhën aktuale, e cila zgjat deri në vitin 2027, ndihma ndahet gjithashtu kryesisht në bazë të sipërfaqes: fermat e mëdha marrin më shumë.

Një pjesë e pagesave direkte është e rezervuar për bujqësinë organike. Fermat marrin fondet përkatëse nëse zhvillojnë zona me shumëllojshmëri bimore e të mbrojtura ose kur heqin dorë nga substancat për mbrojtjen e bimëve.

Nuk ka më probleme

Me afrimin e zgjedhjeve evropiane, Brukseli dhe kryeqytetet nuk duan të kenë më shumë me një grup profesionistësh, të vogël në numër por të potershëm. Copa-Cogeca, Shoqata Evropiane e Fermerëve, konsiderohet një grup lobues me ndikim me marrëdhënie të mira me Komisionin Evropian.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, u premtoi fermerëve në fund të verës së kaluar më shumë dialog dhe më pak polarizim. Në shkurt, ajo tërhoqi propozimin e saj për të përgjysmuar përdorimin e helmeve bujqësore deri në vitin 2030, në mënyrë që të ndalojë zhdukjen e specieve.

Në pranverë, BE tërhoqi pjesërisht lehtësirat e dhëna për eksportet bujqësore të Ukrainës. Për disa produkte të caktuara mbi një sasi të caktuar importi aplikohen sërish detyrime doganore, sepse fermerët e BE u ankuan për rënie të çmimeve.

Braktisje e "Marrëveshjes së Gjelbër"

Për të ecur përpara, janë të nevojshme diskutime dhe një qasje tjetër, thotë von der Leyen. Kështu ajo afrohet më shumë me grupin kristjandemokrat të PPE-së, kandidate kryesore e listës së të cilit është. Në të vërtetë, Partia Popullore Evropiane është distancuar prej muajsh nga ligjet e diskutueshme mjedisore, megjithëse ato janë pjesë e "Marrëveshjes së Gjelbër" - planit të von der Leyen-it për të transformuar Evropën në një mënyrë të qëndrueshme.

Pas këtij qëndrimi fshihet frika se populistët e djathtë do të përfitojnë nga zemërimi i fermerëve gjatë zgjedhjeve evropiane. Kreu i grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber e konsideron PPE parti të fermerëve dhe përfaqësuese të zonave rurale në Evropë.

Situata e përgjithshme politike ka ndryshuar në Evropë: dhe kështu Presidentja e Komisionit dhe kandidatja kryesore e PPE po largohet nga "Marrëveshja e Gjelbër" dhe po merr më shumë parasysh ekonominë, shpjegon Nicolai von Ondarza, ekspert evropian nga Fondacioni i Shkencës dhe Politikës.

Kjo mund të kritikohet përsa i përket politikës klimatike. Por kjo tregon se BE-ja po bëhet më e ndjeshme nga ana demokratike, pasi reagon ndaj protestave të një grupi të caktuar popullsie. Sido që të jetë, votuesit kanë alternativa të qarta në lidhje me politikën bujqësore në zgjedhjet evropiane./ DW

protesta e fermereve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet