LIVE UPDATES
Bota

Nismë e re arabe për paqen në Gaza. Çfarë parashikon plani me disa faza

Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit. Ky pasazh i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

26 Dhjetor 2023, 12:51 Nga a.l
Nismë e re arabe për paqen në Gaza. Çfarë parashikon
Gaza

EGJIPT- Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t’i dhënë fund luftës nëRripin e Gazës, njoftojnë disa media arabe. Sipas televizionit saudit, Ashark, në fazën e parë bëhet fjalë për të arritur një ndalim të luftimeve për të paktën dy javë. Në këtë fazë do duhet të lirohen edhe 40 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Kurse Izraelido duhet të lirojë 120 të burgosur palestinezë. Ky raportim i referohet “burimeve të informuara” që nuk përmenden më tej.

Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit. Ky pasazh i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

Faza e tretë parashikon një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje të zgjeruar për këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve. Në fund ky plan, sipas të dhënave të raportuara, parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës. Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për këto plane. Dihet, se kreu i Hamasit islamist, Ismail Hanija ka qenë më parë me një delegacion në Egjipt për bisedime. Egjipti e sheh veten në rolin e ndërmjetësuesit në këtë konflikt.

Ushtria izraelite ka gjetur ndërkohë kufoma e pesë pengjeve në një rrjet tunelesh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ushtria bëri të ditur, se kufomat e tre ushtarëve dhe dy civilëve që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor janë gjetur në një sistem tunelesh shumë të gjerë dhe të thellë në zonën e refugjatëve Xhabalia.

Ndërkohë ushtria izraelite vazhdon luftimet në Rripin e Gazës pa ndalur duke u përqëndruar në jug të rajpnit. Sipas të dhënave luftimet kryesore përqëndrohen në një “bastion tjetër të Hamasit, Khan Junis”, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonanathan Conricus pvr televizionin Fox News. Në një takim të kabinetit qeveritar izraelit, kryeministri Netanjahu është shprehur se “lufta do të jetë e gjatë”. Ai pranoi, se lufta kërkon “një çmim shumë të lartë”. Por Izraeli do të vazhdojë “me të gjithë fuqinë, deri në fund, deri në fitore, deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”, ka thënë Netanjahu. Ushtria izraelite më parë kishte bërë të ditur, se vetëm nga e premtja ishin vrarë 14 ushtarë të tjerë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Netanjahu hodhi poshtë raportimet, sipas të të cilave, Izraeli nën presionin e SHBA ka hequr dorë nga zgjerimi i luftës në Liban. “Kam parë publikime të pavërteta, që pretendojnë se SHBA na kanë penguar dhe na pengojnë në misione në rajon”, tha Netanjahu. “Kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një shtet sovran.” “Wall Street Journal” kishte raportuar, se Biden kishte bindur Netanjahun, të mos sulmojë milicët e Hizbollahut në Liban.

Kurse në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Biden në telefonatën me Netanjahu kishte biseduar për “qëllimet dhe fazat” e aksionit ushtarak izraelit. Biden kishte theksuar “nevojën kritike” që të mbrohet popullata civile dhe mbështetësit e ndihmave humanitare dhe se ka rëndësi që të lejohen civilët të largohen nga zonat e luftës. /Dw/

egjipt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet