Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Protesta 50-të/ Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e klasës politike dhe dor&eum...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova.
KOSOVË- Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për nisjen e aplikimeve për subvencionim të pajisjeve efiçiente të ngrohjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova.
Pajisjet që do të subvencionohen janë: pompat termike, kondicionerët efiçientë, kaldajat me biomasë dhe stufat individuale me biomasë. Për secilën prej pajisjeve ka çmim dhe përqindje të posaçme.
Ministria e Ekonomisë tha se për këtë proces vlen rregulli: Kush aplikon i pari, shërbehet i pari. Ndërkaq, procesi i shqyrtimit të aplikimeve do të përmbyllet më 10 janar. Në shtator, skemë e ngjashme e subvencionimit u aplikua për pajisjet efiçiente të përdorura nga qytetarët.
Qeveria e Kosovës ka thënë se me këtë synon uljen e konsumit të energjisë përmes rritjes së efiçiencës.
Subvencionimi për pajisje efiçiente për qytetarët dhe bizneset është aplikuar edhe vitin e kaluar. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që funksionojnë me thëngjill. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), vitin e kaluar Kosova ka importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike.
Nga Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, paralajmëruan se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”. Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Kosovë shkoi në 6.14 euro për kilovat - nga 5.60 euro sa ishte në vitin 2021.
Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ishte 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022. Në prill të këtij viti, çmimi u rrit sërish - për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Marrë nga REL
nexhat krasniqi KOSOVË- Ish-drejtori i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Nexhat Krasniqi, ...
polina menshikh RUSI- Një aktore ruse është vrarë në një sulm ukrainas teksa ajo po jepte një shfaqje. Salla në Ukr...
foto ilustruese KOSOVË-Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsis&eum...
foto ilustruese IZRAEL- Procesi i rikuperimit të pengjeve nga Gaza pritet të nisë nesër, ka thënë ministri i jashtëm i I...
papa francesku VATIKAN- Konflikti Izrael-Hamas ka shkuar përtej luftës duke u shndërruar në terrorizëm, tha Papa Françesku....
pamje nga aksidenti ZVICËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Horgen të Zvicrës ku një 83...
ChatGpt Nga Javier Salas “El Pais” Edhe një grimasë e vetme mund të tronditë gjithë botën. Në vitin 2017, L...
jens stoltenberg SHKUP- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp, pas t...
Sam Altman SHBA- Sipërmarrësi Sam Altman ka reaguar në rrjetin X pas marrëveshjes së arritur për rikthimin e tij në...
pamjet e aksidentit GREQI- Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të&nbs...