LIVE UPDATES
Bota

Nga magjepsja tek frika e një axhende të fshehtë: Shfaqja e ChatGPT do përcaktojë betejën për të ardhmen e njerëzimit

Të gjithë ne jemi ndjerë të habitur dhe të sfiduar. Befas Inteligjenca Artificiale që na mahnit, ka nisur të na flasë. Sedol e kuptoi se përmes lojës së tij, AI po i fliste me fjalë të reja, por në një gjuhë njerëzore. Dhe ky është çelësi i gjithçkaje që ka ndodhur:vetëm kur e kemi parë veten të pasqyruar në një makinë që flet, mund ta marrim seriozisht atë.

22 Nëntor 2023, 13:06 Nga a.g
Nga magjepsja tek frika e një axhende të fshehtë: Shfaqja e
ChatGpt

Nga Javier Salas “El Pais

Edhe një grimasë e vetme mund të tronditë gjithë botën. Në vitin 2017, Lee Sedol - kampioni botëror i lojës së njohur Go - u mposht më në fund... por jo nga një njeri. Ai u mund nga një makinë:AlphaGo, krijuar nga DeepMind, një degë e Google.

Sedol, mjeshtri i pamposhtur i një loje të vjetër, me më shumë lëvizje të mundshme sesa ka atome në Univers - ishte i bindur se do të fitonte 5-0. Në fund humbi 4-1. Gjatë 5 ndeshjeve, i gjithë njerëzimi u pasqyrua në fytyrën e Sedolit, kur ai vuri re një lëvizje fituese të kryer nga makineria, e cila ishte sa e papritur aq edhe magjepsëse.

Kampioni mbeti pa fjalë. Dhe pas disa sekondash tronditjeje, ai buzëqeshi i hutuar në një moment. Pastaj u vrenjt, dhe u përqendrua sërish tek loja. Gjesti i tij, përmbledh atë që ka ndodhur brenda 1 viti në mbarë planetin pas shfaqjes së ChatGPT dhe pjesës tjetër të chatbot-eve të Inteligjencës Artificiale krijuese (AI).

Të gjithë ne jemi ndjerë të habitur dhe të sfiduar. Befas Inteligjenca Artificiale që na mahnit, ka nisur të na flasë. Sedol e kuptoi se përmes lojës së tij, AI po i fliste me fjalë të reja, por në një gjuhë njerëzore. Dhe ky është çelësi i gjithçkaje që ka ndodhur:vetëm kur e kemi parë veten të pasqyruar në një makinë që flet, mund ta marrim seriozisht atë.

Megjithatë, nën zhurmën e titujve mediatikë, joshja e makinerive ka nxitur frikën për ekzistencën e një axhende të fshehtë. “Filozofi i famshëm spanjoll José Ortega y Gasset tha dikur:Të habitesh me diçka, do të thotë të fillosh ta kuptosh atë”- thotë Sara Hooker, një nga studiueset më të spikatura në këtë sektor.

Pasi punoi për Google Brain, ajo themeloi Cohere For AI, një laborator kërkimor jofitimprurës.“2023-shi ka qenë viti i befasisë dhe i habisë, kur përparimet novatore në Inteligjencën Artificiale në fushën e gjuhës, kanë mbërritur tek publiku i gjerë përtej botës shkencore. Por ai shënon gjithashtu fillimin e aftësisë sonë për të kuptuar se si ta përdorim këtë teknologji në një mënyrë kuptimplote dhe të përgjegjshme”-thotë ajo.

Studiuesja thotë që ky është një cikël, të cilin e kemi parë më herët, qoftë me shfaqjen e internetit apo të telefonave celularë. Dhe tani vjen AI gjeneruese, që është e aftë të krijojë tekste dhe imazhe. “Duhet kohë për të zbuluar përdorimet më të mira dhe si t’i zhvillojmë ato. Asgjë nuk ndodh brenda natës”- paralajmëron Hooker.

Ajo shkroi një dokument udhëzues për Samitin e Sigurisë së AI, që u mbajt më 1 nëntor në Bletchley Park në Britani. Nga ai samit, i organizuar nga kryeministri britanik Rishi Sunak, u lëshua një deklaratë, në të cilën tridhjetë vende (si SHBA, Britania e Madhe dhe Kina) kërkuan më shumë siguri dhe transparencë nga sektori i Inteligjencës Artificiale.

Daniel Innerarity - një filozof që drejton departamentin e AI dhe Demokracisë në Shkollën e Firences për Qeverisje Transnacionale - beson se këto përparime kanë krijuar një mjedis, të cilin ai guxon ta përshkruajë si “histeri dixhitale”, bazuar tek lajmet “që ngjallin frikë dhe pritshmëri të ekzagjeruara”.

Histeria dixhitale e 12 muajve të fundit, u nxit nga zjarri i 2 “pishtarëve”:surpriza për të cilën flet Hooker, së bashku me lakminë e teknologjisë së madhe. Alphabet (Google), Meta, Microsoft dhe kompani të tjera transnacionale, duan që AI të garantojë rritjen e tyre të pafundme dhe secila prej tyre ka vendosur që të pushtojë fushën e lojës.

“Çelësi i suksesit ka qenë biseda. Momenti në të cilin një makinë filloi të gjeneronte ide - për ta artikuluar gjuhën me një rrjedhshmëri dhe hollësi të habitshme. Ai ishte ndryshimi i madh. Falë kësaj, ka një vetëdije të madhe mbi pasojat që sjell Inteligjenca Artificiale, e cila do të kishte kaluar pa u vënë re, në rast se do të kishte mbetur në një sferë shumë më ekskluzive”- thotë neuroshkencëtari Mariano Sigman.

AI kishte revolucionarizuar tashmë prej vitesh sektorë të ndryshëm, dhe kishte arritur suksese të mëdha, si mposhtja e Sedol në lojën Go, zbulimin e tumoreve, drejtimin e makinave në mënyrë të pavarur apo studimin e proteinave për t’i hapur rrugën krijimit të shumë ilaçeve të reja.

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga një grup universitetesh amerikane, programi OpenAI tregon më shumë ndjeshmëri sesa mjekët kur bëhet fjalë për përcjelljen e një diagnoze tek pacienti. Kjo aftësi për të folur me ndjenja, bëri që vëmendja globale të kthehej drejt AI.

Dhe është ajo që i ka bindur udhëheqësit botërorë se problemi - apo revolucioni - kërkon veprime urgjente. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka publikuar tashmë paketën e tij legjislative për Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian dëshiron të ketë gati deri në fund të këtij viti rregulloret e veta.

Ndërkohë, ekspertë të ndryshëm të AI, po shkruajnë artikuj mbi ndërgjegjen njerëzore

si të ishin filozofë, “etër” të këtij debati teknologjik, apo profetë të apokalipsit. Ata po zhvillojnë diskutime bizantine në mediat sociale, si priftërinjtë që gërmojnë në kërkim të një misteri që është i paarritshëm për të tjerët.

Por e ardhmja e njerëzimit, mund të varet vërtet nga rezultati i këtyre debateve… ose të paktën këto biseda do të përcaktojnë se si do të ecim përpara me adresimin e rezultateve të AI kur flitet për tregun e punës, privatësinë, dezinformimin, kulturën dhe ligjin për të drejtat e autorit.

Një nga këta ekspertë është Jürgen Schmidhuber, drejtor i Institutit të Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Zvicrës. “Në vitin 1991, kompjuteri ishte miliona herë më i shtrenjtë se sa sot. Në atë kohë, ne mund të bënim vetëm eksperimente të vogla. Dekadën e fundit, kompani si Google, OpenAI, Microsoft ose Samsung, kanë qenë në gjendje të zbatojnë teknikat tona miliarda herë në ditë nëpërmjet miliarda smartfonëve dhe kompjuterëve në mbarë botën”- shprehet ai.

Në këtë moment, është e vështirë të thuhet se me saktësi se cila do të jetë e ardhmja e AI dhe e krijimtarisë artificiale. Mund të jetë ose një flluskë që do të shpërbëhet shumë shpejt ose një revolucion i vërtetë. Sipas disa vlerësimeve, deri në vitin 2030 vlera e kësaj industrie mund të rritet në 200 miliardë dollarë. Gjithsesi, vitin e fundit në AI gjeneruese janë investuar vetëm 2.5 miliardë dollarë, krahasuar me rreth 65 miliardë dollarë për AI tradicionale, e cila drejton avionët ose lexon CV-të e aplikantëve për punë.

“Pas 30 vjetësh, njerëzit do të buzëqeshin me aplikimet e sotme, të cilat do të duken primitive në krahasim me ato që do të kenë ata. Qytetërimi siç e njohim sot, do të transformohet plotësisht dhe njerëzimi do të përfitojë shumë”- parashikon Schmidhuber.

Ishin dy javë që ndryshuan gjithçka përgjithmonë. Më 15 nëntor 2022, Meta lançoi në treg  “Galactica”, një version testues i një Inteligjence Artificiale të aftë të krijojë gjuhë, dhe që synonte më shumë hartimin e teksteve akademike.

Por buja mediatike zgjati vetëm 3 ditë, sepse Meta e tërhoqi nga tregu pasi u kritikua ashpër për promovimin e informacionit të njëanshëm dhe të rremë. Ndërkohë më 30 nëntor 2022, OpenAI prezantoi ChatGPT, një program po aq befasues. Megjithatë kishte 2 dallime të rëndësishme.

Kompania e Mark Zuckerberg kishte një të kaluar të diskutueshme, dhe kjo rëndoi mbi imazhin e “Galactica”, ndërsa Sam Altman ishte mjaftueshëm i zgjuar sa ta trajtonte paraprakisht ChatGPT me njerëz. Pas zhvillimit teknologjik, makina mësoi duke folur me tutorët prej mishi dhe gjaku, të cilët ia përforcuan përgjigjet duke ia bërë më njerëzore.

Kështu “Galactica” mbeti në sirtar, ndërsa ChatGPT u bë një nga programet më të suksesshëm në histori, duke arritur brenda 6 muajsh ndikimin social, që Facebook e ndërtoi në një dekadë të tërë.

Ajo që ndodhi gjatë 2 javëve të fundit të nëntorit 2022, e ndryshoi rrënjësisht edhe mentalitetin mes gjigantëve të mëdhenj të teknologjisë, të cilët kishin investuar miliarda dollarë në AI për më shumë se 5 vjet dhe kishin boshatisur departamentet e shkencave kompjuterike të universiteteve të ndryshme duke punësuar çdo shkencëtar të fushës.

Por këtë herë politikanët kanë vendosur të veprojnë sa më shpejt, nga frika se do t’u ndodhë ajo që ka ndodhur me dezinformatat e Facebook vite më parë, me manipulime të imazheve dhe audiove. Edhe Hooker e pranon ekzistencën e “rreziqeve serioze” nga AI, por ajo është më e shqetësuar nga fakti që ato nuk janë duke u prioritizuar siç duhet.

“Skenarët më teorikë që sipas mendimit tim janë gati të pamundur - siç janë terminatorët që marrin përsipër kontrollin e botës - kanë marrë një vëmendje disproporcionale nga shoqëria. Mendoj se ky është një gabim i madh, dhe që ne duhet të adresojmë rreziqet shumë më reale me të cilat përballemi aktualisht, si falsifikimet e thella (deep fake), dezinformatat, paragjykimet dhe mashtrimet kibernetike”- thekson ajo.

chatgpt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet