LIVE UPDATES
Bota

Nik Gjeloshaj për VOA: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje për krizën në Mal të Zi

Nik Gjeloshaj thotë se do të ishte normale që ato të mbaheshin menjëherë pas plotësimit të vendeve vakant të Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht kjo e fundit është jofunksionale.

2 Shkurt 2023, 22:46 Nga k.m.
Nik Gjeloshaj për VOA: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje për
Nik Gjeloshaj

Mali i Zi është përfshirë prej disa muajsh nga një krizë politike, që nisi me rrëzimin më 20 gusht të qeverisë disa mujore të Dritan Abazoviçit, i cili aktualisht ka një mandat teknik dhe vazhdon me pamundësinë e formimit të një qeverie të re, për shkak të përplasjeve mes shumicës parlamentare dhe presidentit. Në dhjetor të vitit të kaluar, shumica parlamentare miratoi disa ndryshime në ligjin për presidentin, duke e zhveshur atë nga kompetencat për të mandatuar kryeministrin. Një zhvillim i tillë nxiti reagime të ashpra ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që kanë thënë se çdo qeveri e dalë nga një proces i tillë antikushtetues është premisë për kaos.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Nik Gjeloshaj, kryetar i partisë Alternativa Shqiptare dhe kryetar i komunës së Tuzit, thotë se zgjidhja për situatën e krijuar në vend, janë zgjedhjet e parakohshme.

Gjeloshaj thotë se do të ishte normale që ato të mbaheshin menjëherë pas plotësimit të vendeve vakant të Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht kjo e fundit është jofunksionale. Nga 7 anëtarë të gjykatës, janë zgjedhur vetëm 3. Gjasat janë që zgjedhja e katër anëtarëve të tjerë të ndodhë së shpejti. Gjeloshaj thotë se nga katër anëtarët që pritet të zgjidhen, njëri prej tyre duhet t’i takojë pakicave, dhe për këtë, sikurse tha ai, duhet rënë dakord mes partive që përfaqësojnë pakicat. Por kryetari i partisë Alternativa Shqiptare shkoi dhe më tej, duke thënë se sipas tij, ky anëtar duhet të jetë shqiptar dhe një shqiptar i caktuar nga partitë shqiptare, e jo subjekte të tjera politike.

Zëri i Amerikës: Gjeloshaj, partia juaj është pjesë e qeverisë teknike. Si e shihni ju rrugëdaljen nga kriza në të cilën ndodhet vendi juaj?

Nik Gjeloshaj: Sigurisht, Mali i Zi një herë priti 30 vite që të ndërrohet një sistem ose pushtet që e qeverisi vendin për një kohë të gjatë. Më vonë, vendi kaloi nëpër faza të shpeshta të ndryshimit të qeverisë, diçka që nuk ishte praktikë në Mal të Zi. Domethënë u shpeshtuan proceset domokratike në Mal të Zi, ashtu sikurse e quaj unë. Mendoj se dalja nga kriza është përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilat do të sqarohen të gjitha ato që mendojnë qytetarët mbi atë që ndodhi gjatë këtyre viteve. Kështu që pritshmëritë tona janë që qeveria teknike të vazhdojë edhe për disa muaj, derisa përmes zgjedhjeve paralamentare të qartësohet situata në Mal të Zi.

Zëri i Amerikës: Do t’i rikthehem edhe një herë pas pak, çështjes së zgjedhjeve të parakohshme…. Ju keni thënë se partitë e pakicave do të bien dakord për kandidatin e katërt për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kur pritet të finalizohet kjo marrëveshje dhe a mund ta ndani me ne emrin e kandidatit të katërt?

Nik Gjeloshaj: Gjatë ditëve që kam qendruar në Uashington kam patur komunikime me përfaqësuesit politikë të pakicave atje në Mal të Zi dhe së bashku me shumicën ata janë dakorduar për tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa, kandidati i katërt, unë mendoj dhe deklaroj nga kjo studio, se duhet të jetë i pakicave dhe për këtë duhet të ketë një dakordim të pakicave. Po shkoj edhe një hap më tej dhe mendoj se kandidati i katërt duhet të jetë shqiptar sepse mendoj se sistemi i gjyqësorit, prokurorisë, në të gjithë sistemin nuk kemi asnjë shqiptar. Këtë e kam thënë edhe më parë gjatë një takimi me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në Mal të Zi. Unë e mbështes këtë qëndrim dhe deri në fund do të punoj që të gjejmë modelin, kompromisin që gjyqtari i katërt i Gjykatës Kushtetuese të jetë shqiptar. Por jo një shqiptar i caktuar nga partitë politike në shumicë, sepse ka prirje të tilla, por një kandidat shqiptar i caktuar nga partitë politike shqiptare, duke kërkuar edhe përkrahjen e partisë boshnjake.

Zëri i Amerikës: Flitet për një marrëveshje të shpejtë, a do të ndodhë së shpejti? Për shembull, javën që vjen?

Nik Gjeloshaj: Besoj që pas kthimit në Mal të Zi, do të kemi një takim të shpejtë me përfaqësuesit e subjekteve të pakicave dhe do të vijmë tek një model apo marrëveshje sepse mendoj që tani është koha që të ketë një përfaqësues shqiptar në Gjykatën Kushtetuese. Dhe në këtë mënyrë të avancojmë sepse dua ta theksoj se ne shqiptarët e kemi përkrahur që përfaqësuesi i boshnjakëve, të jetë nënkryetar i parlamentit, nënkryetar i qeverisë dhe nuk është gjithmonë e thënë që pakicat duhet me qenë përfaqësues të boshnjakëve, sepse ata kanë një numër pak më të lart njerëzish. Kështu që këtë radhë mendoj se duhet të jetë shqiptar. Dua ta përsëris jo shqiptar i partive qytetare, siç ka një prirje, por një shqiptar i caktuar nga partitë politike shqiptare.

Zëri i Amerikës: Pas formimit të Gjykatës Kushtetuese a pritet që vendi të zhvillojë zgjedhje të reja paralamentare, kur mund të zhvilloheshin ato potencialisht?

Nik Gjeloshaj: Mendoj se po. Mendoj se kjo pritet edhe nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Mendoj se kjo është pritshmëria e qytetarëve. Është normale që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të shkurtohet edhe mandati bashkërisht. Pra ashtu siç po bien dakord për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, të dakordohet edhe për datën më të përshtatshme për mbatjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Duhet të shihet edhe mundësia e ndryshimit të ligjit zgjedhor sepse ka hapësirë të mjaftueshme pasi kemi edhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Por nëse nuk ka mundësi për këtë, mendoj se do të shkohet shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zëri i Amerikës: Në Mal të Zi zgjedhjet presidenciale janë parashikuar të mbahen më 19 mars. A prisni që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët dhe a do ta mbështesnit ju një kandidat të tillë?

Nik Gjeloshaj: Sinqerisht ne dhe unë si drejtues i partisë, e kemi përqendruar vëmendjen tek zgjedhjet lokale në Tuz. Për ne, procesi i zgjedhjeve presidenciale nuk është diçka aq e rëndësishme. Nuk mendoj se ekziston mundësia që shqiptarët të kandidojnë me përfaqësues të tyre, shqiptar dhe automatikisht për ne nuk është në krye të përparësive tona. Mendimi im është, pa u testuar ende në strukturat partiake, dhe partnerë të tjerë të partive politike, që të shikojmë a do të kemi sipas të gjitha gjasave një votim të dytë dhe pastaj të përfshihemi. Deri atëherë mendoj se shqiptarët kanë një detyrë më parësore dhe për ne më përparësi ka komuna e Tuzit.

Zëri i Amerikës: Si e shikoni ju bashkëpunimin e faktorit shqiptar për zgjedhjet lokale me më konkretisht në Tuz, çfarë parashikoni se do të ndodhë?

Nik Gjeloshaj: Partitë politike shqiptare kanë qeverisur së bashku Tuzin për katër vite. Jemi në koalicion edhe për zgjedhjet e ardhshme, domethënë katër parti politike shqiptare kemi rënë dakord prej disa muajsh që të dalim së bashku në zgjedhjet lokale në Tuz. Faktori politik shqiptar është i unifikuar. Besoj se kemi treguar se kemi qeverisur mirë. Qeverisja e mirë mendoj se do të reflektohet me përkrahjen e qytetarëve dhe të vazhdojmë zhvillimin e vendit. Komuna jonë është transformuar tërësisht në çdo aspekt. Po përmend një fakt, prej vitit 2019 kur është miratuar buxheti i parë dhe buxhetit të fundit që është miratuar për vitin 2023 e kemi rritur buxhetin me 512%. Pra kemi filluar me 1.7 ose 1.8 milionë dhe kemi kaluar në mbi 8 milionë dhe kjo është falë drejtimit të mirë. Në komunën tonë janë hapur dhe po përgatitet hapja e katër fabrikave, çka ka treguar një zhvillim shumë të madh në vendin tonë hapja e vendeve të reja të punës. Ndaj mendoj se qytetarët do ta përkrahin vazhdimin e zhvillimit dhe të mos kthehemi tek e kaluara, por u takon qytetarëve të vendosin dhe ne do ta respektojmë vendim e tyre.

Zëri i Amerikës: Ju keni kritikuar shumë shpesh mënyrën se si janë trajtuar pakicat në Mal të Zi. A ka ndryshuar diçka duke patur parasysh që ju keni qenë ndonëse vetëm disa muaj, pjesë e qeverisë, tashmë teknike?

Nik Gjeloshaj: Shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë të integruar nëpër institucione në këtë nivel që kemi sot. Jo vetëm të integruar në vende të thjeshta pune, por duke drejtuar institucione, që në të kaluarën (shqiptarët) i kanë parë vetëm në televizor. Sot këto institucione drejtohen nga shqiptarët. Ky është një përparim i madh. Ka qënë një avancim i madh me pjesëmarrjen tonë në qeveri. Do të jemi pjesë e institucioneve, jo vetëm se drejtojmë institucione me mbështetje të madhe në Mal të Zi, por kemi qasje edhe tek buxheti dhe investimet në vendet ku jetojnë shqiptarët. Po marr shembull në komunën e Tuzit, ku buxheti i vitit 2023 është 17.2 milionë euro, falë projekteve tona dhe lobimit në qeveri. Pra kemi patur integrim dhe përparim. Qeveria është pajtuar me këtë realitet. Mendoj se në të ardhmen kjo përbën një bazë për vazhdimin e rritjes së pranisë sonë në qeveri./VOA

nik gjeloshaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet