LIVE UPDATES
Bota

Ngrohja me ‘alternativën’ më ndotëse e ajrit

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

29 Shtator 2022, 22:37 Nga k.m.
Ngrohja me ‘alternativën’ më ndotëse e ajrit
Foto ilustruese

Rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike, droja nga reduktimet e shpeshta të energjisë dhe çmimi i lartë i druve, e kanë shtyrë Afrimin (identiteti i vërtetë i njohur për redaksinë) nga Prishtina, që të blejë nga shitës jolegalë thëngjill për ngrohje gjatë dimrit.

Ai tha se në muajin gusht i ka blerë pesë metra kub dru për ngrohje, por ato janë të pamjaftueshme për t’i dalë në fund stinës së dimrit. Për një metër kub dru, siç tha ai, ka paguar 75 euro, që krahasuar me vitin e kaluar, është më shtrenjtë për rreth 25-30 euro. Kjo, sipas tij, ka qenë arsye për të siguruar edhe rreth gjashtë tonelata thëngjill.

“Ne i kemi marrë dy kamioneta me thëngjill. Do të thotë, kanë kushtuar rreth 300 euro”, tha Afrimi.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se thëngjillin e ka blerë nga shitësi ilegal dhe se djegia e thëngjillit është ndër ndotësit kryesorë të ajrit.

“Shteti kërkon prej nesh që ta kursejmë energjinë (elektrike). Në tjetrën anë, kërkohet kujdes ndaj pyjeve, që të mos i dëmtojmë. Po ashtu, kërkohet që thëngjill të mos merret në mënyrë jolegale. Por, edhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër gjatë stinës së dimrit. Me diçka duhet të ngrohemi. Në qoftë se shteti do të siguronte një zgjidhje tjetër për ne, atëherë as ne si qytetarë, nuk do të vepronim në këtë mënyrë”, tha Afrimi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi. Sipas Ligjit për miniera dhe minerale, licencën për eksploatimin e thëngjillit në Kosovë e ka vetëm Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Rrjedhimisht, askush tjetër nuk ka të drejtë ligjore të eksploatojë dhe shesë thëngjill pa licencë të shfrytëzimit.

Por, në mjaft vende në Prishtinë, thëngjilli për ngrohje shitet në formë jolegale. Ai ngarkohet në kamionë të vegjël me rimorkio të mbuluara. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar një nga shitësit e tillë, i cili kërkoi të mbetej anonim për publikun porse identiteti i tij është i njohur për redaksinë. Ai tha se kudo në Prishtinë, mund të sillte një kamionetë me rreth tri tonelata thëngjill, me çmimin prej 120 eurosh. Ai rrëfen se si e siguron thëngjillin për shitje.

“Nxirret (thëngjilli) në Zhilivodë (Komuna e Vushtrrisë). Unë e blej në Zhilivodë dhe pastaj e shpërndaj. Të gjithë ata njerëz që e nxjerrin thëngjillin 10 deri 20 metra nën tokë, janë të varfër dhe mbajnë familje”, tha ky shitësi i thëngjillit.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm se puna që bën është e paligjshme, por, sipas tij, është e vetmja mënyrë që të sigurojë mbijetesën për familjen e tij 7-anëtarëshe.

“I kam 5 fëmijë që i mbaj. Jam familjar. Le t’më japin pagë, le t’më punësojnë dhe unë e lë këtë menjëherë. Unë jam i papunë. Jetoj në Obiliq. Çka thua ti, a ta ndali këtë punë dhe të më vdesin fëmijët nga uria apo çfarë?”, tha ky shitës.

Ai shtoi se kërkesat për thëngjill janë shtuar, marrë parasysh që çmimi i druve për djegie është ngritur shumë në raport me vitin e kaluar. Se çmimi i druve tashmë është rreth 30 deri 40 për qind më i shtrenjtë se sa vitin e kaluar, e konfirmoi edhe një shitës i druve, që tha se quhej Xhafer.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se rrallëherë mund edhe të gjenden në treg edhe dru me çmimin e vitit të kaluar, pra deri 45 euro, por ato dru janë prerë në formë jolegale.

“Çmimi sillet prej 65, 70, 80 euro (për metër kub), varësisht nga kualiteti i druve. Ka deri në 100 euro. Llogaritet që ato me çmim 75 euro shiten më së shumti”, tha Xhaferi.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me pyetjen se cilat kanë qenë aktivitetet e sivjetme për parandalimin e shitblerjes së paligjshme të druve, si dhe për sasitë eventuale të konfiskuara këtë vit nga inspektoratet kompetente. Por, deri në publikimin e këtij teksti, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Ngritje të çmimit sivjet ka pësuar edhe peleti. Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro, ndërkaq në gusht të këtij viti kushtonte deri në 450 euro.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me pyetjen se sa ka arritur Inspektorati i kësaj ministrie të luftojë eksploatimin dhe shitjen e paligjshme të thëngjillit. Në përgjigjen me shkrim të kësaj ministrie thuhet se Inspektorati, bashkë me Policinë e Kosovës “kanë kryer disa aktivitete rreth parandalimit të eksploatimit dhe shitjes së thëngjillit”.

“Janë inspektuar pesë lokacione në Komunat Vushtrri dhe Obiliq dhe janë ndaluar këto aktivitete, janë bllokuar disa mjete të rënda, me të cilat është kryer aktiviteti, si: kamionë, ekskavatorë, si dhe një seperacion i thëngjillit”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie, e cila ka shtuar se aktivitetet në këtë drejtim janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim “deri në parandalimin e plotë të kësaj dukurie”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Policisë së Kosovës, me pyetjen se sa raste të eksploatimit dhe shitjes së paligjshme të thëngjillit dhe prerjes dhe shitjes së paligjshme të druve ka proceduar këtë vit. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje.

Agron Bektashi, ekspert për çështje të mjedisit, tha se pjesa më e madhe e qytetarëve në Kosovë, vazhdojnë të ngrohen me pelet, dru dhe thëngjill, marrë parasysh krizën energjetike, e cila po parashihet jo vetëm në Kosovë.

Ai mori shembull Prishtinën, ku sipas tij, vetëm 30 për qind e qytetarëve janë të kyçur në rrjetin e ngrohtores së qytetit, Termokos, ndërkaq 70 për qind e tyre ngrohen në forma tjera alternative, disa prej të cilave e ndotin ajrin. Marrë parasysh, siç tha ai, që çmimi i peletit dhe druve për ngrohje është ngritur, për qytetarët është bërë e papërballueshme blerja e tyre. Ata tash janë orientuar që të sigurojnë thëngjill, për shkak se çmimi është i përballueshëm për qytetarët. Për më shumë, sipas tij, për ngrohje, shumë objekte përdorin edhe naftë dhe vajra të djegura.

Të gjitha këto, sipas tij, rrezikojnë të ndotin ajrin.

Unë frikohem se nëse vjen një krizë, siç po parashihet, mund të kemi ndotje të shtuar të ajrit dhe rënie të cilësisë së tij, pikërisht për shkak të djegies së thëngjillit, si dhe materialeve të tjera të dyshimta, të cilat popullata dhe shtëpitë individuale do t’i përdorin për t’u ngrohur”, tha Bektashi.

Ai shtoi se ndotja e ajrit, krahasuar me dy-tre vjetët e fundit, mund të jetë e nivelit shumë më të lartë. Kjo, për shkak se gjatë pandemisë së koronavirusit, cilësia e ajrit ishte përmirësuar, sepse ishin ndaluar aktivitetet e mëdha industriale, qarkullimi i veturave gjatë orareve të caktuara e sidomos gjatë natës.

Deri në vitin 2018, e Korporatës Energjetike të Kosovës u ka dhënë thëngjill si dhuratë punëtorëve të kësaj korporate. Në atë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendimin për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.

Së fundmi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se e ka shfuqizuar këtë vendim, në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se miliona vdekje çdo vit lidhen me ekspozimin e njerëzve ndaj ndotjes së ajrit të jashtëm nga elemente të ndryshme.

Në matjet e organizatave të ndryshme, Kosova shpesh është renditur në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, konsiderohen termocentralet, të cilat djegin thëngjill për prodhimin e energjisë elektrike.

Vitin e kaluar, organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e parakohshme të shtatë milion personave në vit./REL

qeveria e kosovës kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale