LIVE UPDATES
Bota

Nga tensionet në veri, tek greva e pedagogëve dhe kërkesa për liberalizimin e vizave! Ngjarjet kryesore që shënjuan vitin 2022 në Kosovë

Qytetarët këtë vit janë përballur me inflacionin, krizën ekonomike, kërkesën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

31 Dhjetor 2022, 21:53 Nga a,b
Nga tensionet në veri, tek greva e pedagogëve dhe kërkesa
Kamionet ne veri

KOSOVE- Kur edhe disa orë kanë mbetur deri në ndërrimin e motmotit, sot në ditën e fundit të 2022-së në një retrospektivë të vitit, vëren që pjesën më të madhe të ngjarjeve i është dhënë hapësirë çështjeve politike, si dialogut me Serbinë, së fundi barrikadimit të veriut, pastaj grevës në arsim, çështjes së liberalizimit të vizave, etj.

Qytetarët këtë vit janë përballur edhe me inflacionin, krizën ekonomike, kërkesën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Për 20 ditë me radhë veriu i vendit u bllokua nga vendosja e barrikadave nga grupe kriminale, kjo pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Por, pas tri javësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, barrikadat u larguan më 29 dhjetor nga ata të cilët vetë i kishin vendosur ato.

Më shumë se 10 barrikada të vendosura nga këto grupe penguan qarkullimin e lirë të njerëzve, ndërsa ditëve të fundit ishte bllokuar edhe pika kufitare në Merdar, në pjesën e Serbisë.

Për vendosjen e barrikadave në veri të vendit nga grupet kriminele serbe, reagimi ndërkombëtar në këtë drejtim ishte i dobët, ndërsa institucionet e Kosovës prisnin KFOR-in të ndërmerrnin veprime për largimin e tyre dhe sigurimin e lëvizjes së lirë.

E, ndërrimi i masës për Pantiqin nga paraburgimi, në arrest shtëpiak bëri lëvizje në këtë drejtim.

Pasi Pantiqit iu zëvendësua masa e paraburgimit, erdhi një reagim i Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në këtë deklaratë të përbashkët thuhej se janë të shqetësuar për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa u kanë bërë thirrje palëve që të përmbahen nga provokimet dhe kërcënimet, e të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta zbutur situatën.

Tutje në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, thuhej se po punohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike për uljen e tensioneve.

SHBA-ja dhe BE-ja thanë se mirëpresin garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave.

Të dyja kanë thënë se presin nga Kosova dhe Serbia të kthehen në bisedime për të nxitur një “mjedis të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve”.

Pas lirimit në arrest shtëpiak të Pantiqit, pati edhe reagime tjera, ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ishte mirë që barrikadat u hoqën pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Ai tha se nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë për largimin e barrikadave dhe zëvendësimin e masës ndaj Pantiqit.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, tha Kurti.

Një ditë para largimit të barrikadave, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Largimin e barrikadave e kishte paralajmëruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Por, barrikada nuk pati vetëm në dhjetor. Bllokimi i rrugëve u bë edhe gjatë verës, kur Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gusht 2022 do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo, një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.

Në disa vende policia kishte njoftuar edhe për të shtëna edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Pesë javë grevë, ndërsa nxënësit me një muaj me vonesë iu kthyen bankave shkollore

Viti shkollor në Kosovë 2022/23 filloi me një muaj vonesë për shkak të grevës pesë javore të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të Ligjit të pagave dhe disa kërkesa tjera.

Kërkesat e tilla të SBAShK-ut ishin hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës, e cila kishte ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

Pas takimeve të shumta, akuzave e kundër-akuzave greva në arsim ishte ndërprerë pas pesë javësh dhe SBASHK-u kishte marrë vendim për pezullimin e grevës deri në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, Projektligji për paga, nga data 15 shtator deri më 6 tetor ishte në konsultim publik dhe i njëjti tashmë është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Këshilli i Prindërve të Kosovës kishte kërkuar që greva në arsimin fillor obligativ të ndalohet me ligj.

Përmes një deklarate të bërë publike, Këshilli kishte bërë thirrje për kthim në normalitet.

“Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë! Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!”, thuhej në komunikatën për media.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën – Deri ku ka mbërri procesi?

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk e gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Megjithatë procesi aktualisht është në rrugë të mbarë dhe tashmë ambasadorët e BE-së kanë miratuar tekstin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Lajmi ishte bërë i ditur nga Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, përmes një postimi në Tëitter.

Ndërkaq lidhur me procesin e liberalizimit të vizave kanë folur ditë më parë njohës të kësaj fushe.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, teksa e ka komentuar këtë hap ka thënë se ambasadorët e BE-së sapo kanë vulosur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai tutje ka theksuar se ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, kishte shkruar Shasha në Facebook.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

Ndryshe, projekt- rregullorja do t’u mundësonte mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

ETIAS është një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.

Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.

Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të rrisqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.

Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 3 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).

ETIAS është i përshtatshëm vetëm për udhëtarët që udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së.  Procesi i aplikimit nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.

Llojet e informacionit të kërkuar përfshijnë: Të dhënat personale, adresa, emaili, arsimimi. Po ashtu kërkohet informacioni i dokumentit të udhëtimit, si pasaporta ose dokument tjetër, duke përfshirë të dhëna të tilla si numri i dokumentit, data e lëshimit, data e skadencës dhe shteti. Po ashtu kërkohet profesioni ose puna aktuale, vendi i parë anëtar i BE-së i mbërritjes, etj.

Një aplikim ETIAS përpunohet automatikisht bazuar në tre faktorët e mëposhtëm:

Identiteti – A përputhet identiteti i aplikantit me pasaportën e tij?

Dokument udhëtimi – A përputhen detajet e dokumentit të udhëtimit me informacionin e dhënë nga aplikanti në seksionet e tjera? A është një dokument i vlefshëm udhëtimi i lëshuar nga një vend i përshtatshëm për ETIAS?

A përputhen përgjigjet me të dhënat e mbajtura në bazat e të dhënave të kontrolluara nga Njësia Qendrore ETIAS?

Shumica e aplikantëve të ETIAS do të njoftohen ose menjëherë ose brenda pak orësh pas miratimit. Një autorizim i vlefshëm udhëtimi ETIAS është i lidhur me pasaportën e aplikantit dhe ka numrin e tij unik të aplikimit.

Kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Gjatë këtij viti Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundi në Bashkimin Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës më 12 maj kishte miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ndërkaq aplikimin për tu bërë pjesë e këtij institucioni ndërkombëtar e kishte dorëzuar po atë ditë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëdhënësi i KiE-së, Daniel Holgten përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin kishte thënë se aplikimi është pranuar dhe i njëjti i dërgohet Komitetit të Ministrave.

Qeveria e Kosovës megjithëse nuk ishte deklaruar shumë rreth asaj se ku ndodhet procesi dhe kur pritet të hyjë në diskutimet e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, shumë vende mike të Kosovës kanë shprehur mbështetjen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Austria, Finlanda, Zvicra, Letonia, etj kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa nga vendet e rajonit edhe Shqipëria, Mali i Zi janë deklaruar pro.

Vonesat për shqyrtim të aplikimit të Kosovës po konsiderohen burokratike, por megjithatë, vlerësohet se ka qenë momentumi i duhur për të aplikuar, pavarësisht kritikave se Kosova është dashur të presë deri sa të sigurohen shumica e votave në Këshill.

Ndërkohë, ani pse shtetet kyçe të BE-së kanë mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në KiE, avancimi tutje ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

Analisti politik, Gazmir Raci, kishte thënë për KP se Kosova nuk mund të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur momentumin e duhur. Prandaj, sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka qenë i duhur, pavarësisht vonesave të mundshme për shqyrtim të njëjtit.

Mirëpo, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se avancimi i Kosovës në skemën ndërkombëtare është i ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, ditë më parë, në një postim në Tëiter, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria e Kosovës është dashur të presë për të siguruar se ka shumicën e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ndonëse shumë njerëz mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, të gjithë ata këshilluan Qeverinë që të presë për ta dorëzuar aplikacionin për t’u siguruar se ekziston shumica (e votave) në Këshill përpara aplikimit. Pak a shumë këtë thanë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të këtij viti, derisa nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm.

Aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian – shtetet e para që shprehën mbështetje për Kosovën

Krerët e shtetit në dhjetor nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovë.

Kërkesën në Pragë e ka dorëzuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E mbështetja e parë për Kosovën për këtë hap erdhi nga vet shteti i Çekisë që deri në fund të dhjetorit kryeson me Presidencën e Këshillit të BE-së.

Nënshkrimi i kërkesës për anëtarësim në BE

Ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek tha se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ai ka theksuar se Presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.

“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është kënaqësi e jashtëzakonshme…”, ka thënë Bek, duke shtuar shteti i tij e mbështetë Kosovën drejt rrugës evropiane.

E, në ditën kur Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, mbështetje kishte ardhur nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Finlanda e Estonia, Austria etj./ Telegrafi

kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës