Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vuçiç tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.
Vuçiç tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”. Temë bisede, sipas Vuçiçit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.
“Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti, kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit tonë dhe Republikës Sërpska”.
Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.
Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës. Vuçiç ka thënë se, gjatë një “bisede të gjatë dhe miqësore” me Lavrovin, u ra dakord që të vazhdohet me zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe të thellohet komunikimi në forume, organizata dhe institucione ndërkombëtare.
Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë. Nga Kremlini, Beogradi zyrtar ka marrë mbështetje edhe përballë protestave kundër qeverisë, ku demonstruesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./ REL
Foto DANIMARKË- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka bërë me dije se vendi i saj nuk e përjashton njohjen e nj&eu...
Foto nga protesta TEL AVIV - Qindra protestues bllokuan trafikun pranë Tel Avivit të dielën, duke kërkuar përfundimin e luftë...
Foto nga përmbytjet në Vietnam VIETNAM - Rrugët e kryeqytetit të Vietnamit u përfshinë nga kaosi, ndërsa shirat e rr&eum...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shfaq pa grim të hënën duke zbuluar një mavijosje të zez&...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar ditën e djeshme një diskutim me homologët e tij evropianë, me tem&...
aleksander vucic BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij p&eum...
stuhia SHBA- Një stuhi e madhe pluhuri ka përfshirë disa pjesë të shtetit amerikan të Arizonës. Muri i trashë i plu...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të hënën se do të vendoste tarifa prej 200% n...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh më i rezervuar në lidhje me një takim të mundshëm midis ...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese. SIDNEJ- Australia e ka akuzuar të martën Iranin për kryerjen e dy sulmeve antisemitike me ...