LIVE UPDATES
Bota

Nga Mata Hari te shkolla sovjetike, si funksionon joshja e ‘spiunazhit seksual’. Histori agjentesh ruse dhe viktimat e tyre

Në Moskë, në vitet e para pas revolucionit bolshevik, gratë e specializuara në këto operacione quheshin "mozhno", që në rusisht do të thotë "është e mundur", në kuptimin "lejohet të bëhet". Natyrisht, duke iu afruar një shtetasi të huaj dhe duke e çuar në shtrat për të  mësuar sekretet e tij..

27 Gusht 2022, 15:02 Nga I.A
Nga Mata Hari te shkolla sovjetike, si funksionon joshja e ‘spiunazhit
Anna Chapman

Gazeta Si - Në anglisht quhet “honey trap”, që do të thotë "kurthi i mjaltit": ku lëngu i ëmbël është një metaforë për joshjen seksuale, që përdoret për t'u afruar me një burim armik dhe për të marrë informacion konfidencial. 

Në Moskë, në vitet e para pas revolucionit bolshevik, gratë e specializuara në këto operacione quheshin "mozhno", që në rusisht do të thotë "është e mundur", në kuptimin "lejohet të bëhet". Natyrisht, duke iu afruar një shtetasi të huaj dhe duke e çuar në shtrat për të  mësuar sekretet e tij..

Duke dëshmuar para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1975 gjatë Luftës së Ftohtë, atëherë zëvendësdrejtori i CIA-s, William Sullivan, e tha troç: "Përdorimi i seksit është një praktikë e zakonshme midis agjencive të spiunazhit në mbarë botën. Është një biznes i ndyrë dhe i rrezikshëm, por funksionon. Ne e përdorëm këtë teknikë kundër sovjetikëve, ata e përdorën kundër nesh”. Në zhargon quhet "sex-spionage": spiunazh-seksual.

Spiunia ruse e njohur si Adela, e cila kishte depërtuar në bazën e NATO-s në Napoli, ka një traditë të gjatë pas saj. 

Së bashku me paratë dhe ideologjinë, seksi ka qenë gjithmonë një nga armët kryesore në duart e një spiuneje për të bindur një kundërshtar që të tradhtojë atdheun e tij. 

Ekzistojnë tre mundësi për këtë lloj operacioni: ta bësh objektivin e joshjes të dashurohet duke e shtyrë atë të japë vullnetarisht informacion; përfitimi nga intimiteti i arritur për të vjedhur dokumente dhe sekrete pa e vënë re personi i joshur; ose shantazhimi, duke e paralajmëruar se, nëse nuk bashkëpunon, “rreziku i saj ndërlidhës” do të bëhet publik, duke e vënë martesën në krizë ose duke rrezikuar një karrierë.

Rasti më i përmendur, i cili është bërë sinonim i joshjes për qëllime spiunazhi, është ai i Mata Harit, pseudonimi i Margaretha Geertruida Zelle, një balerinë bukuroshe ekzotike holandeze, e cila pasi bëri bujë me shfaqjet e saj të rrezikshme në teatrot e Parisit, dënohet me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 1917 me akuzën se ishte spiune e gjermanëve gjatë Luftës së Parë Botërore: megjithëse disa historianë, përfshirë biografin e saj Pati Shipman, besojnë se ajo ishte e pafajshme dhe u shpall fajtore vetëm sepse Francës i duhej një “kokë turku”.

Jo më pak aventureske është historia e Nadezhda Plevitskaja, një këngëtareje ruse e operës me nofkën "Bilbili i Kurskut", e rekrutuar gjatë luftës civile ruse të viteve 1918-1920 nga Cheka, shërbimi sekret sovjetik, pararendës i KGB-së. 

Falë famës së saj, këngëtarja u zhvendos nga zonat nën kontrollin e të kuqve, bolshevikëve që kishin kryer revolucionin, në ato në duart e trupave të bardha antikomuniste, duke mbledhur informacion mbi lëvizjet dhe planet ushtarake të këtyre të fundit, të cilën ajo më pas e transmetoi në Moskë.

Kur disa nga mesazhet e saj përgjohen nga të bardhët, zbulohet, dënohet me vdekje dhe sillet para skuadrës së pushkatimit.

Por në atë moment ajo nuk pranon t'i lidhin sytë dhe një oficer i bardhë i kalorësisë, Nikolaj Skoblin, i magjepsur nga bukuria dhe guximi i saj, urdhëron ushtarët të mos qëllojnë dhe ta lirojnë si të burgosur personal. 

Skoblini bie në dashuri me Nadezhdën, ata martohen, emigrojnë së bashku në Paris, ku Çeka i kontakton sërish dhe i rekruton të dy për të vazhduar spiunimin e qarqeve të emigracionit rus të bardhë në Francë.

Shumë ranë në "kurthin e mjaltit", duke përfshirë dy diplomatë perëndimorë në Moskë: ambasadori francez Maurice Dejean, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit De Gaulle, i cili kishte një prirje për gratë dhe KGB-ja e shfrytëzoi me sukses; dhe ambasadorin britanik Geoffrey Harrison, i cili ra në grackën e ngritur nga një shërbëtore e pashme, e quajtur Galya. 

Gruaja i tha se ishin fotografuar bashkë dhe se marrëdhënia e tyre do të zbulohej nëse ai nuk jepte informacionin e kërkuar. 

Skandali shpërtheu, por Ministria e Jashtme nuk mori asnjë masë ndaj ambasadorit, ose të paktën jo në publik.

Sipas James Matthews, një ish-agjent i CIA-s, i cili më vonë shkroi një roman mbi këtë temë të titulluar "Red Sparrow", BRSS kishte një shkollë speciale për spiunët e tillë, Shkollën Shtetërore Numër 4, në Kazan, në rajonin e Tatarstanit, në brigjet e Lumit Vollga. 

Që atëherë, këto aktivitete i kanë kaluar FSB-së, shërbimi që ka zënë vendin e KGB-së, për të cilën punonte Anna Chapman e njohur si "e kuqja" ose Anna Vasilevna Kuscenko, e reja ruse e arrestuar në Nju Jork nga FBI në vitin 2010 si pjesë e një qelie agjentësh “të fjetur”, gjithashtu me sa duket e angazhuar për të takuar burra të fuqishëm në Wall Street dhe Uashington, për t'i joshur me bukurinë e saj.

Në vitin 2018, romani i Matthews, u vu në skenë në një film me të njëjtin emër nga Hollivudi, ku protagoniste ishte aktorja e njohur Jennifer Lawrence.

Balerina Dominika Egorova rekrutohet ne “Sparrow School”, një shkollë e shërbimit të inteligjencës ruse, ku detyrohet që të vërë jo vetëm mendjen në lëvizje, por edhe trupin si armë të fortë.

Laurence dhe Joel Edgerton vijnë në rolin e dy agjentëve të rinj, që krahas misoneve në shërbim të agjencisë ruse, ndajnë mes tyre edhe pasionin për njëri-tjetrin.

Spiunazhi seksual i “Stas”-it

Por, siç theksoi zëvendësdrejtori i CIA-s në deponimin e tij në Kongres, sovjetikët nuk ishin sigurisht të vetmit që praktikonin "spiunazh". 

Markus Wolfe, kreu i famshëm i “Stas”-it, policia politike e Gjermanisë Lindore komuniste, kishte krijuar një departament special, të përbërë nga agjentë të të dy gjinive të quajtur "Romeo", i specializuar për joshjen e gjermano-perëndimorëve dhe perëndimorëve të tjerë. 

Të paktën dyzet gra u akuzuan për operacione të ngjashme në Gjermaninë Perëndimore. Dhe sigurisht që operacionet e spiunazhit seksual nuk kufizohen vetëm në marrëdhëniet heteroseksuale: agjentët homoseksualë, ushtarakët dhe diplomatët janë vënë shpesh në shënjestër për t'i joshur ata në një "kurth mjalti".

Kohët e fundit, në këtë ndeshje që luhet "nën çarçafë", ka hyrë në fushë një lojtar i ri, i egër: Kina. Në vitin 2009, MI5, shërbimi britanik i kundërzbulimit, shpërndau një dosje prej 14 faqesh në qindra banka, kompani financiare, të titulluar "Kërcënimi i spiunazhit kinez", i cili përshkruante iniciativat e spiunëve të Pekinit për të shantazhuar biznesmenët perëndimorë me marrëdhënie seksuale. 

Dokumenti thoshte qartë se shërbimet e inteligjencës së Kinës synojnë të kultivojnë "marrëdhënie afatgjata për të shfrytëzuar dobësitë si marrëdhëniet seksuale, me qëllim të nxitjes së individëve që të bashkëpunojnë me ta".

Sigurisht që është një lojë ekuilibrash delikate, e ndjeshme ndaj ngjarjeve të papritura, siç e dëshmon historia e këngëtares ruse të quajtur “Bilbili i Kurskut”. 

Por në spiunazh, si në dashuri, gjithçka lejohet. Kështu që do të vazhdojmë të dëgjojmë edhe për pak kohë për “seks-spiunazh”.

Marrë nga Gazeta "Si"

margaretha geertruida zelle anna chapman


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet