LIVE UPDATES
Bota

Nga investigimi i bujshëm marrëveshjes Rama-Meloni, kush është Sigfrido Ranucci, gazetari i njohur italian që ju bë atentat me eksploziv në Itali

Dy automjete, njëri në pronësi të gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, dhe tjetri i vajzës së tij, u përfshinë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me eksploziv. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik italian.

17 Tetor 2025, 08:43 Nga M.L
Nga investigimi i bujshëm marrëveshjes Rama-Meloni, kush
Sigfrido Ranucci

ITALI- Një shpërthim tronditi mbrëmjen e së enjtes zonën e Campo Ascolano, në Pomezia, pranë Romës. Dy automjete, njëri në pronësi të gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, dhe tjetri i vajzës së tij, u përfshinë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me eksploziv. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik italian.

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00, përpara banesës së Ranuccit. Ai kishte mbërritur pak çaste më parë, ndërsa vajza e tij ishte futur në shtëpi vetëm disa minuta para shpërthimit. Autoritetet italiane, përfshirë karabinierët dhe njësinë speciale DIGOS, kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e mundshme të atentatit.

Kush është Sigfrido Ranucci

I lindur më 24 gusht 1961 në Romë, Sigfrido Ranucci është një ndër figurat më të rëndësishme të gazetarisë investigative italiane. Ai ka diplomë në Letërsi Italiane në Universitetin “La Sapienza” dhe ka nisur karrierën në gazetën Paese Sera, për t’u bashkuar më vonë me TG3 të Rai-t, ku raportoi nga zonat e konfliktit në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Ranucci është autor i disa hetimeve të bujshme mbi trafikimin e mbetjeve toksike, korrupsionin politik, lidhjet me mafien, dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Një nga raportimet e tij më të njohura është dokumentari mbi përdorimin e fosforit të bardhë në qytetin irakian të Fallujah, që shkaktoi debat të madh ndërkombëtar.

Që nga mars 2017, ai është drejtues dhe prezantues i programit investigativ “Report” në Rai 3, i cili konsiderohet një nga emisionet më të guximshme dhe më të ndjekura në Itali, pasuar nga miliona shikues çdo javë.

Për shkak të natyrës së hetimeve që trajton, Ranucci prej vitesh jeton nën mbrojtje policore, duke u bërë simbol i rezistencës së gazetarisë së lirë ndaj kërcënimeve dhe presioneve.

Një zë i fortë kundër korrupsionit

Sigfrido Ranucci përfaqëson brezin e gazetarëve që nuk ndalen përballë kërcënimeve. Emisioni i tij Report ka ekspozuar skandale që kanë përfshirë biznesmenë, politikanë dhe struktura mafioze. Ranucci  ka zhvilluar disa investigime me shumë interes edhe në Shqipëri. Ndër to është hetimi mbi marrëveshjen Rama–Meloni për strehimin e të burgosurve në kampet në Shëngjin dhe Gjadër, ku “Report” analizoi aspektet politike e financiare të kësaj marrëveshjeje të diskutueshme mes Romës dhe Tiranës./ Dosja.al

sigfrido ranucci atentat me eksploziv

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet