LIVE UPDATES
Bota

Nga atentati ndaj Trumpit, te heqja dorë e Biden nga gara, vëzhguesit e BE mes shqetësimeve dhe shpresës për zgjedhjet në SHBA

Disa ministre dhe ministra të jashtëm tëBE-së e prisnin tërheqjen e Joe Biden nga gara elektorale, të tjerë shpresonin për këtë. Kështu mund të shmangen ndoshta sërish disi shanset për një mandat të dytë presidencial në SHBA për republikanin Donald Trump, hamendësojnë diplomatë të BE-së në Bruksel.

23 Korrik 2024, 09:06 Nga E. D
Nga atentati ndaj Trumpit, te heqja dorë e Biden nga gara, vëzhguesit
fotot ilustruese

SHBA- Fillimisht atentati ndaj Trumpit dhe tani zëvendësim për Biden: Vëzhguesit në BE me shqetësim dhe shpresë për fushatën elektorale në SHBA. Hungaria mbetet temë shqetësuese.

Disa ministre dhe ministra të jashtëm tëBE-së e prisnin tërheqjen e Joe Biden nga gara elektorale, të tjerë shpresonin për këtë. Kështu mund të shmangen ndoshta sërish disi shanset për një mandat të dytë presidencial në SHBA për republikanin Donald Trump, hamendësojnë diplomatë të BE-së në Bruksel.

Në Bruksel zhvilluan mbledhjen e radhës 27 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Vetëm ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib u shpreh qartë, se kë sheh ajo tani në garë. “Tërheqja e Bidenit nuk do të thotë fitore për Trump. Unë i uroj gjithë të mirat Kamala Harris, e cila tani ndoshta do të marrë drejtimin tek demokratët. Ajo është një grua e fortë”, mendon ministrja belge, e cila në qershor humbi zgjedhjet dhe së shpejti do të largohet nga posti.

Europa në pritje
Ministrat e tjerë të BE-së mbajtën një qëndrim ngjashëm si qeveria gjermane, që u shpreh disi vakët. Fillimisht duhet të emërohet si kandidate e demokratëve për presidente nënpresidentja aktuale Kamala Harris. Pastaj fjalën do ta kenë zgjedhëset dhe zgjedhësit amerikanë, u shpreh një zëdhënëse qeveritare në Berlin.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se nuk është detyrë e BE-së që tani t’u thotë amerikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Vetëm kaq. Por natyrisht, që “për ne ka efekt të madh”, se kush zbarkon në Shtëpinë e Bardhë. Borrell dhe shumica e ministrave të jashtëm preferojnë më shumë një demokrat në Shtëpinë e Bardhë se sa Donald Trumpin shpërthyes dhe miqësor ndaj Rusisë.

Por gjithësesi politkanët drejtues në mbarë Europën i shprehën konsideratat 81- vjeçarit Joe Biden për angazhimin e tij, drejtimin dhe “vendimin dinjitoz”, për t’u tërhequr. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një mesazh në X shkruan. “Një gjest i madh nga një president i madh, i cili gjithmonë ka luftuar për demokracinë dhe lirinë”. “Falë tij është i ngushtë bashkëpunimi transatlantik, NATO është e fortë dhe SHBA një partnere e besueshme për ne”, vlerësoi kancelari gjerman Olaf Scholz “mikun” e tij Joe Biden. Shumë deklarime të ngjashme me fjalë simpatie tingëllojnë më shumë si një nekrologji.

Hungaria sërish mban qendrim ndryshe
Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj falenderoi në Kiev Joe Bidenin për “mbështetejn e tij të palëkundur për Ukrainën”. Ai dhe mbështetja mbipartiake në Kongres vazhdojnë të jenë vendimtare, tha Selenskyj. Vetëm një kryeministër i BE-së e sheh Ukrainën dhe mbështetjen e Bidenit për mbrojtjen nga agresori rus krejt ndryshe – kryeministri hungarez Viktor Orban, aktualisht edhe president i këshillit të BE-së, një post që jepet me rotacion çdo gjashtë muaj.

Orban e konsideron politikën amerikane ndaj Rusisë dhe Ukrainës vetëm si nxitje dhe zgjatje të luftës. “Unë nuk e kuptoj përse jam i vetmi kryeministër në BE, që angazhohet për paqen”, u shpreh Orban në samitin e EPG-së javën e kaluar Blenheim Palace, në Britaninë e Madhe. Orban dhe ministri i tij i Jashtëm Péter Szijjártó, që në fakt duhet të moderojnë si president të radhës të Këshillit, i bëjnë akuza të rënda shteteve europiane. Misioni i paqes, që ka menduar Hungaria, sipas presidencës hungareze në BE, duhet të vazhdojë. Orban ishte në Kiev, Moskë, Pekin dhe në Floridë. Në rezidencën në Mar-a-Lago të Trumpit presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Orban pozoi me krenari duke i premtuar mbështetje atij në garën presidenciale. Edhe kjo vizitë e Orbanit është si një halë në sy për shumicën e shteteve të BE-së. Vetëm ministri i Brendshëm sllovak tha në Budapest, se vendi i tij e mbështet misionin e paqes.

Baerbock: Veprim kokë më vete
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e kritikoi në Bruksel presidentin e radhë stë këshillit të BE-së: “Nuk është habi, që këto ture krye më vete të ditëve të fundit kanë shkaktuar irritim dhe habi në pjesë të tëra të botës- “Hungaria flet për vete, jo për BE-në. Për BE-në i vetmi i ngarkuar për politikën e jashtme është Josep Borrell.

Megjithatë në takimin e ministrave të jashtëm pa asnjë debat u zgjat afati i sanksioneve ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj. As Hungaria dhe as ndonjë vend tjetër i BE-së nuk vendosën veto në procesin e votimit. Hungaria megjithatë vazhdon të bllokojë pagesën e 6,2 miliardë eurove për Ukrainën nga një fond special i BE-së.

Nuk bojkotohet presidenca hungareze
Pavarësisht zemëratës për percemtimin e jashtëzakonshëm të Hungarisë të rolit të presidencës së këshillit të BE-së, vendet anëtare nuk ia dolën që të ndërmarrin hapa të përbashkëta. Kësisoj nuk do të ketë një bojkotim zyrtar të presidencës hungareze. Shteteve anëtare u lihet në dorë ta vendosin vet, se si të reagojnë. Në këshillin e ministrave të brendshëm për shembull, nuk mori pjesë minsitrja gjermane, por ishte e pranishme homologia e saj austriake. Edhe Luksemburgu nuk do të dërgojë ministra në takimet në Hungari./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet