16 Maj 2023, 17:30
Nga f.i
emoji
BRITANI E MADHE- Në një investigim të bërë së fundmi autoritetet në Britani thonë se trafikantët e drogave po përdorin menu elektronike të mbushura me simbole ‘emoji’ për të joshur studentët e viteve të para në universitete. Nëse për shumë nga ne simboli me emoji i borës apo i plakut prej bore do të thotë thjesht borë, për trfikantët e drogës do të thotë kokainë.
Sipas investigimit të medias The Times, trafikantët po përdorin një gjuhë komunikimi me simbole për t'iu shitur drogë studentëve. Në botën e errët të trafikut të drogave kali është simboli i fshehtë i drogës së kategorisë B, Ketaminë. Ndërsa një delfin pranë një “zemre në zjarr’ është simboli për ekstazi, kurse simboli i epruvetës do të thotë droga e fortë haluçinogjene LSD, zbulojnë autoritetet.
Studentët e rinj kontaktohen nga trafikantët me fraza si “nëse ke nevojë për diçka në çdo kohë, ky është numri im”.’ Një prej tyre tha për gazetën: “Ata janë të rinj dhe nuk e vrasin mendjen. Flasin hapur, ata që më janë afruar.”
Nganjëherë trafikantët prezantojnë ‘oferta speciale’ të cilat simbolizohen me ‘Friday menu’ ose ‘marrëveshje speciale’. Gazetarit të infiltruar iu dërgua një ditë një menu e re drogash me ‘emoji’ për tipe të ndryshme kanabisi, duke përfshirë simbole si fryt, gorilla apo një qen, sipas varieteve në ofertë.
Zhvillimi vjen teksa universitetet britanike kanë nisur një taskforce për të reduktuar dëmin e drogave në kampuse. Janë disa studentë që kanë humbur jetën vitet e fundit në universitetet në Britani nga drogat.
britani trafikantet e droges ne britani
Bota
16 Maj 2023, 17:17
f.i
Oliver Varhelyi
BULLGARI- Komisioneri i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi gjatë një takimi në forumin “EU meets Balkans&rdquo...
Bota
16 Maj 2023, 16:45
f.i
foto ilustruese
SUEDI- Që nga muaji shkurt, një grup misterioz hakerash që e quan veten 'Anonim Sudan' kanë vënë në...
Bota
16 Maj 2023, 16:46
k.m.
Foto ilustruese
Pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, t...
Bota
16 Maj 2023, 16:28
f.i
operacioni
ITALI- Transplanti i parë në botë i një zemre që kishte pushuar së rrahuri për 20 minuta është...
Bota
16 Maj 2023, 16:19
I.A
Mircea Geoană
SHBA- Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e saj të parashikuar kundër Rusisë,...
Bota
16 Maj 2023, 15:58
f.i
foto ilustruese
SHBA- Përvetësimi i leximit nga nxënësit e shkollave në mbarë botën është goditur rënd&eu...
Bota
16 Maj 2023, 15:50
f.i
Zelenskyy dhe Putin
UKRAINË- Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe ukrainas Volody...
Bota
16 Maj 2023, 15:41
f.i
foto iluustruese
BRUKSEL- Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të jenë në Islandë të martën për samiti...
Bota
16 Maj 2023, 15:30
f.i
foto ilustruese
SHBA- Aplikacioni i komunikimt, WhatsApp ka shtuar një opsion të ri në program. Mediat e huaja raportojn se me ops...
Bota
16 Maj 2023, 15:16
f.i
Princi Andrew dhe Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mesa duket kanë filluar problemet e para për Mbretin Charles III, pas kurorëzimit. Dailyma...