LIVE UPDATES
Bota

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi/ Analiza e REL: Pa presion të madh nga ndërkombëtarët, dialogu rrezikon të dështojë

Për këtë marrëveshje janë dakorduar gojarisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

16 Maj 2023, 16:46 Nga k.m.
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi/ Analiza e REL: Pa
Foto ilustruese

Pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, thonë njohësit e çështjeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiç. Sipas tyre, procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve rrezikon të dështojë. Komentet pasojnë një rund të ri bisedimesh që u zhvillua të hënën në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviç. Në agjendë të diskutimeve ishin çështje që dalin nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, por të dyja palët thanë se nuk ka pasur ndonjë përparim.

Për këtë marrëveshje janë dakorduar gojarisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndër pikat më të diskutueshme të saj është ajo që kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur më herët, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se takimi i 15 majit synoi t’i “qartësonte çështjet e hapura” dhe se “diskutimet do të vazhdojnë”.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se kur do të mund të mbahet takimi i radhës.

“Takime shterpë”

Muhaxhiri, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se mënyra se si po zhvillohet dialogu aktualisht, i zbeh gjasat që zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të ketë sukses. Sipas tij, takimet e kryenegociatorëve “janë shterpë” dhe dëshmojnë se “vetëm prezenca e nivelit të lartë politik në dialog dhe presioni i drejtpërdrejtë ndërkombëtar mbi ta, mund të prodhojë rezultate konkrete për çështje të rëndësishme”.

Ideja është që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç po e dëshmojnë vazhdimisht që vetëm ata janë ‘alfa dhe omega’ e gjithë dialogut dhe çdo takim ku ata nuk janë prezentë, është i destinuar që të dështojë. Por, në Ballkan, vetëm presionet e mëdha janë efikase dhe vetëm me presione të mëdha diplomatike mund të shkohet përpara në mënyrë kualitative,”- thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit më 2 maj, kur edhe u pajtuan për Deklaratën për personat e zhdukur të luftës. Për çështjen tjetër që ishte në diskutim, përkatësisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk kishte dakordim.

Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se pengesa kryesore në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, si dhe në gjithë procesin e dialogut, ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohen bisedimet ndërmjet palëve në Bruksel. Sipas tij, ato po i kthehen nivelit teknik, në vend se ta ruajnë nivelin politik.

“Në qoftë se Brukseli [si ndërmjetësues i dialogut] vazhdon t’i përmbahet metodës së tij të mosnjohjes së realitetit dhe të mos ndryshojë diçka – ndërkaq, duhet ta ndryshojë formatin e bisedimeve dhe plotësisht ta përjashtojë dialogun teknik – ai po kthehet në dialog teknik. Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë jo vetëm që nuk ka paralajmërim për përparim, por nuk do të ketë fare”, thotë Janjiç për Radion Evropa e Lirë.

Qasja e kundërt e palëve ndaj Marrëveshjes

Pas takimit të 15 majit, Bislimi tha se pala serbe “nuk ka treguar gatishmëri për të diskutuar” dhe “për të dalë bashkërisht me një plan të zbatimit” të marrëveshjes. Sipas tij, pala serbe ka insistuar që të bisedohet vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Petkoviç, në anën tjetër, tha se bisedimet ishin “të mundimshme”.

“Kur e përmenda Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Bislimi tha se për herë të parë po e dëgjoj këtë, duke pyetur se çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, deklaroi Petkoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se pala kosovare është “e interesuar për zbatim të plotë të marrëveshjes, pa kushte dhe pa vonesa”.

“Është problemi te pala tjetër, e cila, nga pesë pikat e preambulës dhe 10 nenet e marrëveshjes, dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm te neni 7”, tha Kurti.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por flet për sigurimin e një “niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

A po rrezikohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve?

Muhaxhiri thotë se që nga arritja e pajtimit në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, palët kanë treguar se kanë qasje jokonstruktive për sa i përket zbatimit. Interpretimi i marrëveshjes sipas interesave të palëve, thotë ai, është parë edhe në takimet ndërmjet tyre, qoftë në nivelin e lartë politik, qoftë në nivelin e kryenegociatorëve.

“Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç janë akomoduar me këtë situatën e kritereve të dyfishta, ku disa kritere i kanë para presioneve dhe shantazheve dhe disa kritere i kanë kur nuk ekzistojnë këto presione dhe këto shantazhe. Pra, të dy liderët janë duke e dëshmuar vazhdimisht se vullnetin e kanë minimal për të arritur marrëveshje, ndonëse proceset integruese evropiane të shteteve të tyre varen ekskluzivisht nga suksesi në dialog”, thotë Muhaxhiri.

Janjiç thotë se palët në dialog, Kosova dhe Serbia, po vazhdojnë t’i përmbahen kornizës së dialogut, por vetëm në mënyrë formale. Sipas tij, ato po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta detyruar palën tjetër që ta braktisë dialogun. Në këtë pikë, ai thotë se një pjesë të fajit e ka edhe Bashkimi Evropian, që nuk ka insistuar te Kosova dhe Serbia që të arrijnë marrëveshje për kthimin e serbëve nga veriu i Kosovës në institucione. Sipas tij, pa rregullimin e kësaj çështjeje, zbatimi i Marrëveshjes për normalizim nuk do të nisë.

“Kjo është injoruar dhe tash e kemi këtë histori që do të zvarritet me muaj të tërë dhe rezultat nuk do të ketë. Por, çfarë është më e rrezikshme? Po rrezikohet që të braktiset rruga e normalizimit. Unë kam frikë se e gjithë kjo nuk do të përfundojë mirë”, thotë Janjiç.

Serbët në veri i kanë braktisur institucionet e Kosovës qysh nga nëntori i vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një plan të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe. Një nga kushtet që përmendin për kthimin në institucione është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë asociacion në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Serbia ka insistuar në kompetenca të gjera për të, por Kosova ka qenë kundër, nga frika se të tillat mund ta kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Komuniteti ndërkombëtar, muajve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Kosovën për themelimin e këtij asociacioni, ndërsa ka paralajmëruar edhe për shpërthimin e mundshëm të dhunës në veri të Kosovës, nëse palët nuk e mbajnë rrugën e normalizimit./REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi