LIVE UPDATES
Bota

Nga diskutimet për arrestimin tek akuzat/ Çfarë ndodhi në 30 minutat e gjyqit ndaj Maduros në Nju Jork

Arrestimi i tij nga SHBA, tronditi udhëheqësit botërorë dhe zyrtarët në Karakas. Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale të Nju Jorkut për katër akuza penale: narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës dhe posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese.

5 Janar 2026, 21:02 Nga E. D
Nga diskutimet për arrestimin tek akuzat/ Çfarë ndodhi në
Nicolas Maduro

SHBA- Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm të hënën për akuzat e ngritura ndaj tij për çështje droge. Arrestimi i tij nga SHBA, tronditi udhëheqësit botërorë dhe zyrtarët në Karakas. Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale të Nju Jorkut për katër akuza penale: narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës dhe posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese.

"Unë jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë. Unë jam ende president i vendit tim", tha Maduro nëpërmjet një përkthyesi.

Gruaja e Maduros, Cilia Flores, gjithashtu u deklarua e pafajshme. Data e ardhshme e gjyqit u caktua për 17 mars, ndërsa, dhjetëra protestues, si pro-dhe kundër Maduros, u mblodhën jashtë gjykatës para seancës gjysmë-orëshe.

AKUZA PËR TRAFIKIM KOKAINE

Maduro akuzohet për mbikëqyrjen e një rrjeti trafikimi kokaine që bashkëpunoi me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet Sinaloa dhe Zetas të Meksikës, rebelët kolumbianë të FARC dhe bandën Tren de Aragua të Venezuelës.
Maduro i ka mohuar prej kohësh akuzat, duke thënë se ato ishin një maskë për planet imperialiste mbi rezervat e pasura të naftës së Venezuelës.

Trump nuk e ka fshehur dëshirën për të ndarë pasuritë e naftës së Venezuelës. Ndërsa udhëheqësit botërorë dhe politikanët amerikanë u përballën me reagime të shumta pas kapjes së jashtëzakonshme të Mduros. Në Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit debatoi implikimet e bastisjes, e cila u dënua nga Rusia, Kina dhe aleatët e majtë të Venezuelës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ngriti shqetësime në lidhje me paqëndrueshmërinë në Venezuelë dhe ligjshmërinë e sulmit të Trump, ndërhyrja më dramatike e SHBA-së në Amerikën Latine që nga pushtimi i Panamasë në vitin 1989.

MADURO DHE GRUAJA E TIJ PARAQITEN, DEKLARON PAFAJTËSI

Të hënën në mëngjes, Maduro dhe gruaja e tij u shoqëruan nga roje të armatosura me veshje taktike nga një qendër paraburgimi në Bruklin drejt një helikopteri me destinacion gjykatën federale të Manhattanit.
Gjykatësi e filloi seancën dëgjimore në orën 12:02 të pasdites (17:02 GMT) duke përmbledhur akuzat. Maduro, i veshur me rroba burgu portokalli dhe bezhë, dëgjoi me kufje nëpërmjet një përkthyesi. Hellerstein i kërkoi Maduros të ngrihej në këmbë dhe të konfirmonte identitetin e tij. Ai u përgjigj në spanjisht.

Gjykatësi i tha çiftit për të drejtën e tyre për të informuar konsullatën venezueliane për arrestimet e tyre.
Prokurorët thonë se Maduro ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që nga koha kur filloi të shërbente në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në vitin 2000 deri në mandatin e tij si ministër i jashtëm dhe zgjedhjet e mëvonshme në vitin 2013 si pasardhës i presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Avokati i Maduros, Barry Pollack, tha se parashikonte një padi voluminoze dhe komplekse mbi atë që e quajti "rrëmbim ushtarak" të klientit të tij. Ai tha se Maduro nuk po kërkonte lirimin e tij, por mund të bëhet më vonë.
Avokati i Flores, Mark Donnelly, tha se ajo pësoi lëndime të rënda, përfshirë mavijosje të rënda në brinjë, dhe kërkoi që t’i bëheshin rreze X dhe një vlerësim fizik.

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën padi për herë të parë kundër Maduros në vitin 2020 si pjesë e një çështjeje të gjatë për trafikim narkotikësh kundër zyrtarëve aktualë dhe ish-venezuelas dhe guerilëve kolumbianë. Një padi e përditësuar e bërë publike të shtunën shtoi disa detaje dhe të bashkëpandehur të rinj, përfshirë Cilia Flores.

SHBA-të e kanë konsideruar Maduron një diktator të paligjshëm që kur ai shpalli fitoren në zgjedhjet e vitit 2018, të cilat u shoqëruan me akuza për parregullsi masive. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e bastisjes, me disa që i dënojnë veprimet e Trump si një kundërshtim të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Në Karakas, zyrtarë të lartë nga qeveria 13-vjeçare e Maduros mbeten në krye të prodhuesit të naftës në Amerikën e Jugut me 30 milionë banorë, duke shfaqur fillimisht sfidë dhe më pas duke u përqendruar në një bashkëpunim të mundshëm me administratën Trump. Kompanitë amerikane të naftës do të kthehen në Venezuelë dhe do të rindërtojnë infrastrukturën e sektorit, u tha Trump gazetarëve në Air Force One të dielën.

Megjithatë, katër drejtues të industrisë së naftës thanë se administrata Trump nuk u konsultua me kompanitë e mëdha amerikane Exxon Mobil (XOM.N), ConocoPhillips (COP.N) ose Chevron Corp (CVX.N), para ose pasi forcat amerikane kapën Maduron.
Drejtuesit e kompanive amerikane të naftës pritej të takoheshin me zyrtarë të administratës Trump mbi planin e Venezuelës, tha një burim i industrisë së naftës. Venezuela ka rezervat më të mëdha në botë rreth 303 miliardë, por sektori ka qenë prej kohësh në rënie për shkak të keqmenaxhimit, investimeve të pamjaftueshme dhe sanksioneve të SHBA-së, duke arritur mesatarisht 1.1 milion fuçi në ditë prodhim vitin e kaluar, një e treta e kulmit të tij në vitet 1970.

Pasi denoncoi fillimisht kapjen e Maduros si një grabitje koloniale të naftës dhe rrëmbim, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e zbuti qëndrimin e saj të dielën, duke thënë se ishte një përparësi të kishte marrëdhënie respektuese me Uashingtonin.

"Ne e ftojmë qeverinë amerikane të punojë së bashku mbi një axhendë bashkëpunimi. Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë," tha Rodriguez.

Trump ka kërcënuar me një tjetër sulm nëse Venezuela nuk bashkëpunon me hapjen e industrisë së saj të naftës dhe ndalimin e drogës. Trump kërcënoi gjithashtu Kolumbinë dhe Meksikën të dielën dhe tha se qeveria komuniste e Kubës "duket sikur është gati të bjerë". Se si do të bashkëpunonte SHBA-ja me një qeveri post-Maduro, plot me armiq të betuar ideologjikë, është e paqartë.

Trump duket se e ka lënë mënjanë për momentin opozitën venezueliane, ku shumë aktivistë anti-Maduro kishin supozuar se ky do të ishte momenti i tyre. Rodriguez, vajza e një guerili të majtë, e cila është lavdëruar si "tigreshë" nga Maduro, njihet gjithashtu si një pragmatiste me lidhje të mira në sektorin privat dhe besim në ortodoksinë ekonomike.

Aleatët e Uashingtonit, shumica e të cilëve nuk e njohën Maduron si president për shkak të akuzave për manipulim votash, kanë qenë më të heshtur, duke theksuar nevojën për dialog dhe respektim të ligjit. Bastisja e Trump ka krijuar një stuhi politike në SHBA, me demokratët e opozitës që thonë se janë mashtruar. Sekretari i Shtetit Marco Rubio pritet të informojë ligjvënësit kryesorë më vonë të hënën.

Një në tre amerikanë e mbështesin sulmin ndaj Venezuelës që rrëzoi presidentin e vendit dhe 72% shqetësohen se SHBA-të do të përfshihen shumë në vendin e Amerikës së Jugut, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos që përfundoi të hënën. Ndërsa një numër i vogël figurash konservatore e kanë kritikuar operacionin në Venezuelë si një tradhti të premtimit të Trumpit për të shmangur ndërhyrjet e huaja, shumica e mbështetësve e kanë vlerësuar kryesisht atë si një fitore të shpejtë dhe pa dhimbje.

Brenda Venezuelës, kundërshtarët e Maduros i kanë mbajtur festimet pezull, ndërsa aleatët e tij mbeten në pushtet dhe nuk ka shenja se ushtria po kthehet kundër tyre, edhe pse shumë dyshojnë se disa persona të brendshëm ndihmuan në operacionin e së shtunës./REUTERS

nicolas maduro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet