LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

Kievi nuk e ka komentuar ende qëndrimin e Vuçiqit, por sipas analistit ukrainas Yevhen Mahda, ky veprim i Vuçiçit nuk është e papritur.

16 Korrik 2026, 21:45 Nga E.d
Analiza: Pse Vuçiçi  nuk e nënshkroi deklaratën për
Aleksandar Vuçiç

Një nënshkrim që mungonte në Kiev ka tërhequr përsëri vëmendjen rreth qëndrimit të Serbisë karshi Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Ukrainës.

Vëmendja ra mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ai nuk e nënshkroi një deklaratë të përbashkët në samitin e Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore, e cila konfirmon mbështetjen e vazhdueshme politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Kievin, por edhe nevojën për trysni shtesë ndaj Rusisë.

Kievi nuk e ka komentuar ende qëndrimin e Vuçiqit, por sipas analistit ukrainas Yevhen Mahda, ky veprim i Vuçiçit nuk është e papritur.

“Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq bën sjellje të tillë. Ai tashmë ka refuzuar të nënshkruajë një deklaratë të ngjashme në Kiev. Ai padyshim po mendon për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në Serbi në të ardhmen e afërt”, thotë Mahda, i cili është gjithashtu drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare, Instituti për Politikë Botërore. 

Bashkimi Evropian thotë se nuk dëshiron ta komentojë vendimin e Serbisë për të mos e nënshkruar deklaratën e përbashkët të miratuar në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

“Qëndrimi ynë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës është i qartë: ne jemi të bashkuar në mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës agresore të Rusisë dhe përpjekjeve të paligjshme të Rusisë për ta aneksuar territorin ukrainas”, tha shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL).

Siç shpjeguan zyrtarët evropianë, deklarata e miratuar në samit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian, pasi u nënshkrua nga pjesëmarrësit e tubimit, përkatësisht udhëheqës individualë të shteteve anëtare të BE-së.

Prandaj, siç është shpjeguar jozyrtarisht në Bruksel, nënshkrimi i saj nuk konsiderohet si çështje harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit 2025, Serbia e rriti nivelin e saj të përputhshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së në rreth 60 për qind, por ajo mbetet ende i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është plotësisht në përputhje me qëndrimet evropiane. 

Por, siç thotë Mahda, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien e Bashkimit Evropian me këtë vend.

"Nuk mendoj se do të ushtrohet ndonjë trysni mbi Serbinë, sepse kjo do të thoshte një mundësi për t'u fshehur plotësisht nën ombrellën e Rusisë. Mendoj se BE-ja ka frikë nga kjo", thotë ai.

“Politikë balancuese”

Edhe katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk po heq dorë nga e ashtuquajtura politikë balancuese.

Nga njëra anë, ajo mbështet disa qëndrime të Bashkimit Evropian, por shmang vendimet që do të nënkuptonin një çarje më të qartë të marrëdhënieve me Moskën.

Analisti i politikës së jashtme me bazë në Beograd, Boshko Jakshiq, beson se është pikërisht një politikë e tillë që e ka vënë Vuçiqin në një situatë ku ai po përpiqet të ruajë marrëdhëniet me palët kundërshtare. 

“Ai po përpiqet të luajë rolin e magjistarit diplomatik dhe në të njëjtën kohë dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera si me Pekinin ashtu edhe me Uashingtonin, duke harruar se aktualisht janë rivalët më të mëdhenj në botë. Ai po përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, duke injoruar faktin se ata janë kundërshtarë të papajtueshëm dhe janë në luftë”, thotë Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.

Pyetja që lind është: a përfitoi politikisht Vuçiq nga ky veprim apo humbi Serbia një mundësi të re për të forcuar pozicionin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Për Jakshiqin, përgjigjja është e thjeshtë. "Do të fitojë pikë të caktuara në Moskë, por jo të mjaftueshme për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Rusinë. Në të njëjtën kohë, do të fitojë pikë negative në Bashkimin Evropian, dhe pikët më negative do të vijnë nga organizatori i samitit - Ukraina. Kur të vihet vija ndarëse, mundësia që duhej të përdorej për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Serbisë vetëm sa është dëmtuar", thekson ai.

“Masa e politikës së jashtme të Vuçiqit”

Për Marko Savkoviqin, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, lëvizja e Vuçiqit në Kiev është në përputhje me kursin aktual të Beogradit.

"Nga ana tjetër, është një politikë që ka datën e skadimit dhe afatin e saj. Nëse masa e marrëdhënieve tona me Perëndimin është ajo që kemi tani, dhe duket se është, atëherë shkuarja e tij atje dhe pjesëmarrja në atë takim është maksimumi. Pra, është maksimumi absolut", deklaron ai.

Ndryshe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat pothuajse plotësisht janë përafruar me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Serbia nuk po e bën këtë.

"Ne nuk pajtohemi me regjimin e sanksioneve. Janë miratuar 20 paketa sanksionesh dhe ne nuk kemi rënë dakord për asnjërën. Sigurisht, qeveria e justifikon këtë me interesa ekonomike. Mendoj se kjo po vazhdon ende. Askush nuk e ka goditur tavolinën dhe ka thënë: 'Mjaft, duhet ta bëni ose do t'i ndërpresim marrëdhëniet'. Sigurisht, ka shumë hipokrizi këtu, por kjo është politikë, këto janë marrëdhënie ndërkombëtare", thotë Savkoviq. 

Sipas tij, Beogradi po shfrytëzon faktin se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që Serbia të largohet plotësisht.

"Kjo është arsyeja pse këto gjeste, të cilat ndoshta nuk janë të vogla duke pasur parasysh sa të forta janë ndjenjat proruse këtu, të cilat ushqehen gjithashtu përmes mediave të caktuara dhe kanaleve të tjera, përfaqësojnë maksimumin. Ky është maksimumi".

"Pres vazhdimisht nëse do të ndodhë ajo ndërprerje, ai moment i madh, ajo përballje. Por, nuk po ndodh. Dhe, për të qenë i sinqertë, as nuk e di se kur do të ndodhë", përfundon Savkoviq.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012. Një kusht për anëtarësim është përafrimi i politikës së saj të jashtme me atë të Brukselit./REL

aleksandar vuçiç ukraina serbi

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh